Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Treguesi i besimit të industrisë (TBI) vijoi prirjen ngadalësuese që nga tremujori i tretë i vitit të kaluar, duke shënuar rënie me 4.7 pikë përqindje në muajin janar. Pavarësisht këtij zhvillimi, niveli i tij vijon të qëndrojë 2 pikë përqindje mbi mesataren historike.
TIRANË- Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) e nisi vitin 2025 me rënie. Sipas Bankës së Shqipërisë, TNE ra me ra me 0.8 pikë në janar, për të dytin muaj radhazi. Pavarësisht ngadalësimit, niveli i tij aktual qëndron rreth 6 pikë mbi mesataren afatgjatë. Në rënien e TNE-së ndikoi dobësimi i besimit në të gjithë sektorët, me përjashtim të sektorit të shërbimeve. Ky i fundit dha një kontribut pozitiv në treguesin e agreguar të ekonomisë për muajin janar.
Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u rrit me 4.4 pikë përqindje në janar dhe qëndron 13 pikë përqindje mbi nivelin e mesatares historike. Në rritjen e TBSH-së kontribuuan vlerësimet më pozitive të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës. Po ashtu, pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen janë rritur.
Treguesi i besimit të industrisë (TBI) vijoi prirjen ngadalësuese që nga tremujori i tretë i vitit të kaluar, duke shënuar rënie me 4.7 pikë përqindje në muajin janar. Pavarësisht këtij zhvillimi, niveli i tij vijon të qëndrojë 2 pikë përqindje mbi mesataren historike.
Rënia e besimit në janar u përcaktua nga vlerësimet më pesimiste për kontratat porositëse të bizneseve, veçanërisht ato nga eksportet. Situata e prodhimit industrial aktual vlerësohet pothuaj e pandryshuar kundrejt një muaji më parë. Bizneset vlerësojnë në rënie të lehtë gjendjen e inventarëve, pasi kishin raportuar për rritje të tyre dy tremujorët e mëparshëm. Pritjet për çmimet në të ardhmen kanë shënuar rënie të lehtë krahasuar me muajin e kaluar.
Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u ul me 4.1 pikë përqindje në janar. Megjithatë niveli i tij vijon të qëndrojë ndjeshëm mbi mesataren historike. Rënia e besimit u përcaktua nga rishikimi për poshtë i vlerësimeve të bizneseve për aktivitetin aktual ndërtues. Nga ana tjetër, vlerësimet e bizneseve për kontratat porositëse shënuan rritje të lehtë këtë muaj. Pritjet për punësimin dhe për çmimet në të ardhmen u rritën.
Treguesi i besimit në tregti (TBT) u ul me 2.9 pikë përqindje në muajin janar. Niveli i besimit është rreth 4.1 pikë mbi mesataren historike. Në rënien e besimit ndikoi vlerësimi më pesimist për ecurinë aktuale të biznesit. Nga ana tjetër, pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen kanë vijuar të rriten edhe këtë muaj. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar me rritje.
Treguesi i besimit konsumator (TBK) ra me 3 pikë përqindje në muajin janar duke e çuar nivelin e këtij treguesi nën mesataren historike, për herë të parë nga muaji qershor 2024. Rënia e besimit këtë muaj ka reflektuar zhvillime më të dobëta në të gjithë komponentët përbërës të tij. Kështu, pritjet për situatën e përgjithshme të ekonomisë, pritjet për gjendjen e tyre financiare në të ardhmen dhe për blerjet në shuma të mëdha janë rishikuar për poshtë. Pritjet e konsumatorëve për çmimet në të ardhmen janë rritur në janar./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Kursi i këmbimit të euros e ka nisur javën me rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Ban...
Foto ilustruese TIRANA- Sot hyn në fuqi çmimi "i ri" i energjisë për abonentët familjarë për të cilët k...
Foto ilustruese TIRANË - Banka Qendrore ka rritur për të dytën herë në gjashtë muaj shtesën kundëciklike t&eum...
TIRANË- Sipas një vlerësimi të ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), norma aktuale neutrale e interesit p&e...
Euro TIRANË- Euro ka vijuar rritjen në kursin e këmbimit me lekun edhe ditën e enjte. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të...
f EUROPË- Banka Qendrore Europiane ka ulur normën bazë të interesit me një çerek pikë në 2.75%, ndërsa k&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Borxhi publik i vendit ka rënë në rreth 55% për vitin 2024 nga më shumë se 58 për qind q&eu...
Foto ilustruese TIRANË - Leku shqiptar humbi 0.97% kundrejt euros dhe 1.2% kundrejt dollarit amerikan gjatë ditës së mërkurë,...
Foto ilustruese TIRANË- Euro ka vazhduar forcimin në kursin e këmbimit me lekun edhe ditën e mërkurë. Sipas k...
Foto ilustruese TIRANË- Kostot e riskut të sektorit bankar kanë ngelur në nivele të qëndrueshme gjatë vitit të kalu...