Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Borxhi publik i vendit ka rënë në rreth 55% për vitin 2024 nga më shumë se 58 për qind që ishin pritshmëritë, por Fondi Monetar Ndërkombëtar lajmëron se shpenzimet publike të vendit do të rriten së paku me 7 % të PBB në dhjetë vitet e ardhshme (afërisht 1,7 mld euro).
Në vitin 2024 shpenzimet publike të vendit ishin rreth sa 31 e për qind e PBB-së, por në dekadën në vijim do të duhen të jenë në mbi 38% e PBB-së për qind të PBB-së nisur nga nevojat më të larta të financimit të skemës së pensioneve dhe financimet më të larta në shëndetësi nga plakja e popullsisë.
Në konsultimin e fundit të marrëveshjes më Shqipërinë, stafi teknik FMN projekton rritje të shpenzimeve buxhetore duke nisur që nga viti 2026. Zërat që do të ndikojnë më shumë janë shpenzimet për sigurime shoqërore, shpenzime më të mëdha për mirëmbajtjen dhe për digjitalizimin.
Përmirësimi i perspektivës së borxhit publik krahasuar me nenin IV të marrëveshjes së vitit 2023 me FMN reflekton performancën fiskale më të mirë se sa pritej, forcim të menaxhimit të borxhit dhe rënie të shpenzimeve publike.
FMN sugjeron se rritja e shpenzimet publike duhet të shoqërohet me rritje të të ardhurave. Veçanërisht konsiderohet e rëndësishme reforma e pensioneve e cila duhet të sigurojnë një mbulim më të mirë të popullsie me kontribute. Për të rritur të ardhurat për sigurimet shoqërore do të duhen reforma që përfshijnë uljen e informalitetit në tregun e punës, duke përfshirë edhe sektorin bujqësor.
Analiza e stafit të FMN vlerësoi një rritje kumulative të nevojave për shpenzime publike me rreth 7 për qind e PBB-së në 10 vitet e ardhshme dhe 10 për qind të PBB-së deri në vitin 2050.
Për të përmbushur nevojat për financim Shqipëria duhet të zbatojë reforma ambicioze fiskale.
Aktualisht vendi ynë ka raportin më të ulët të grumbullimit të të taksave dhe tatimeve në raport me Rajonin dhe Europën. Strategjia afatmesme e të ardhurave 2014-2027 synon administrimin e ri te të ardhurave mbi pronat duke nisur që nga viti 2026 dhe një rishikim të taksave mbi pronat deri me 2027.
Pala shqiptare pret që të ardhurat në raport me PBB të rriten me 2.5 për qind të PBB-së deri më 2027. Këto rezultatet do të arrihen më shumë duke rritur administrimin (lufta ndaj informalitetit) çka pritet të kontribuojë me 2.3 pikë %, por stafi i FMN beson se rritja e të ardhurave nga kjo masë nuk mund të jetë më shumë se 1.2-1.8.
Sipas ekspertëve të Fondit autoritet fiskale në Shqipëri duhet të forcojnë masat e administrimit fiskal në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit. Këto dy sektorë historikisht janë karakterizuar nga nivele ta lartë informalitetit, por vitet e fundit rritja ekonomike e vendit po udhëhiqet nga këto dy sektorë që do duhet të fiskalizohen./ Monitor

Foto ilustruese TIRANË - Leku shqiptar humbi 0.97% kundrejt euros dhe 1.2% kundrejt dollarit amerikan gjatë ditës së mërkurë,...
Foto ilustruese TIRANË- Euro ka vazhduar forcimin në kursin e këmbimit me lekun edhe ditën e mërkurë. Sipas k...
Foto ilustruese TIRANË- Kostot e riskut të sektorit bankar kanë ngelur në nivele të qëndrueshme gjatë vitit të kalu...
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Financave zhvilloi të martën ankandin e parë të obligacioneve 20-vjeçare. Ankandi t&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Nëse kursi i këmbimit kthehet në vlerat e vitit 2022 atëherë kjo ngjarje do të ketë me ndik...
Foto ilustruese TIRANË - Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se deklarata e listëpagesës ka ndryshuar që nga janari i këtij viti n&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Euro po fiton terren në kursin e këmbimit me lekun në ditët e fundit të janarit. Sipas kursit zyrtar t&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i sigurimeve u rrit me 7% për vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (A...
Foto ilustruese TIRANË- Zhvillimet në kursin e këmbimit më rënie të vazhdueshme të euros në këmbim të lek...
FMN SHBA- Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin për vitin 2024 për Shqipërinë. Në faqen zyrtare të ...