LIVE UPDATES
Ekonomi

BB thirrje Shqipërisë: Të garantojë ngrohje të përballueshme për popullatën

Raporti konstaton se për shkak të investimeve të pamjaftueshme, sektori i ngrohjes në vendet e Europës dhe Azisë Qendrore shpesh ofron shërbime me cilësi të ulët, nuk arrin të rikuperojë plotësisht kostot e tij, shkakton pasoja të rënda në mjedis dhe cilësinë e jetës së njerëzve.

21 Shtator 2023, 14:24 Nga A.B

BB thirrje Shqipërisë: Të garantojë ngrohje të

Banka Botërore i bën thirrje Shqipërisë dhe 21 vendeve të tjera të Europës dhe Azisë Qendrore për një ristrukturim rrënjësor të sektorit të ngrohjes me qëllim ofrimin e shërbimeve të qëndrueshme dhe të përballueshme për popullsinë e këtyre vendeve, veçanërisht për shtresat më të cenueshme, dhe pakësimin e përdorimit të karburanteve me emetime të larta të karbonit ne një raport te fundit Drejt një Tranzicioni të Qendrueshëm të Ngrohjes në Europë dhe Azinë Qendrore.

Raporti konstaton se për shkak të investimeve të pamjaftueshme, sektori i ngrohjes në vendet e Europës dhe Azisë Qendrore shpesh ofron shërbime me cilësi të ulët, nuk arrin të rikuperojë plotësisht kostot e tij, shkakton pasoja të rënda në mjedis dhe cilësinë e jetës së njerëzve.

Rreth 30% e popullsisë së rajonit, kryesisht në zonat urbane, merr shërbim nga ndërmarrjet komunale të ngrohjes qendrore, të cilat mbështeten kryesisht tek lëndët djegëse fosile të subvencionuara, kanë infrastrukturë të vjetëruar dhe qëndrueshmëri të dobët financiare.

Në zonat rurale, pjesa dërrmuese e familjeve përdorin soba ose bolierë me dru ose qymyr me ndotje të lartë. Të marra së bashku, këto burime karburanti shkaktojnë nivele të larta të ndotjes së ajrit që çojnë në rreth 302,000 vdekje dhe shkaktojnë një kosto të mirëqenies prej 7% të PBB-së në vit. Për shkak edhe të numrit të madh të ndërtesave të vjetra dhe me inefiçencë energjetike, kosto e lartë mbetet shqetësim pasi një e treta e popullsisë së rajonit e ka të vështirë të paguajë faturat e ngrohjes apo të sigurojë ngrohje të mjaftueshme në shtëpitë e tyre.

Raporti Drejt një Tranzicioni të Qendrueshëm të Ngrohjes në Europë dhe Azinë Qendrore, thekson nevojën urgjente për të siguruar ngrohje efiçente, të pastër dhe të përballueshme për të gjithë. Arritja e objektivit për emetime neto zero në rajon deri në mesin e shekullit kërkon transformim drastik të sektorit, i cili përbën sot rreth 24% të kërkesës rajonale për energji dhe është përgjegjës për rreth 22% të emetimeve të gazrave serrë (GHG).

“Tranzicioni drejt ngrohjes së qëndrueshme është një objektiv që vendet e Europës dhe Azisë Qendrore nuk duhet ta shtyjnë më tej”, tha Antonella Bassani, Zëvendës Presidente e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore. “Duke miratuar politika dhe programe qeveritare të përshtatshme, me subvencione drejt teknologjive më të pastra dhe më efiçente të ngrohjes, vendet do të mundin që brenda kësaj dekade të arrijnë uljen e kërkesës për ngrohje, përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe pakësimin e emetimeve.”

Sipas raportit, tranzicioni drejt ngrohjes së qëndrueshme në rajon mund të ulë ndjeshëm numrin e vdekjeve dhe humbjet në mirëqenie si rezultat i ndotjes, si dhe mund të ofrojë një vizion të qartë për pakësimin e emetimeve të GHG. Ky tranzicion do të shmangte emetimin e rreth 8.9 gigatonëve të CO2 nga sistemet e ngrohjes lokale në të ardhmen për ndërtesat e periudhës 2024-2050. Raporti rishikon statusin dhe tendencat e sistemeve të ngrohjes lokale në të gjitha vendet, identifikon barrierat dhe sfidat e përbashkëta rajonale për ngrohjen e qëndrueshme, vlerëson alternativat e ndryshme të ngrohjes (përfshirë karburantet, teknologjitë dhe kostot) dhe propozon një kornizë me politika dhe programe për planifikimin e qeverisë dhe tranzicionin.

“Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat e mëdha me të cilat përballet sektori i ngrohjes në vendet e Europës dhe Azisë Qendrore. Qëllimi ynë është t’i pajisim politikëbërësit me njohuri të bazuara në të dhëna dhe zgjidhje të bazuara në veprime për të çuar përpara tranzicionin e ngrohjes së qëndrueshme, duke përmirësuar jetën dhe mirëqenien e popullsisë së rajonit” tha Charles Cormier, Drejtori Rajonal i Infrastrukturës në Bankën Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore. “Me prezantimin e teknologjive dhe qasjeve tashmë të testuara, vendet kanë bërë një progres relativisht të dukshëm, por këto përpjekje ende nuk janë në shkallën që të përmbushin objektivat për emetime neto zero deri në mes të shekullit.”

Raporti propozon një strategji me tri shtylla ku qeveritë mund të mbështeten për të strukturuar në mënyrë sa më efikase planet e tyre të tranzicionit:

Duke përqafuar këtë qasje gjithëpërfshirëse, qeveritë e vendeve të Europës dhe Azisë Qendrore mund të bëjnë investime efikase, të përballueshme dhe të përshtatshme për vendet e tyre, të cilat do të kontribuonin për një tranzicion të qëndrueshëm të sistemeve të ngrohjes./MONITOR

banka botërore

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë