6 Shkurt 2026, 14:35
Nga E.d
Foto ilustruse
Banka Qendrore Europiane ka mbajtur normën bazë të interesit në 2 për qind në mbledhjen e pestë radhazi, pasi rritja e fundit e ekonomisë në Eurozonë rezultoi më e fortë nga sa pritej.
Vendimi për normat, i marrë të enjten, ishte në përputhje me pritshmëritë e ekonomistëve. Ai erdhi pasi inflacioni bazë, që përjashton çmimet e paqëndrueshme të energjisë dhe ushqimeve, ra në janar në nivelin më të ulët që nga fundi i vitit 2021.
Rritja e PBB-së në Eurozonë në tremujorin e katërt ishte disi më e lartë se parashikimet e ekonomistëve, duke arritur në 0.3 për qind.
Në deklaratën e politikës monetare të publikuar të enjten, Këshilli Drejtues i BQE-së theksoi se ekonomia “mbetet e qëndrueshme në një mjedis global sfidues”, duke theksuar papunësinë e ulët, rritjen e investimeve publike dhe shpenzimeve për mbrojtjen, si dhe bilancet “të shëndosha” të sektorit privat.
Këshilli përsëriti gjithashtu vlerësimin se inflacioni “duhet të stabilizohet” në objektivin prej 2 për qind në afat të mesëm. Inflacioni ra në 1.7 për qind në janar.
Euro mbeti relativisht i qëndrueshëm pas vendimit të pritur gjerësisht, duke u dobësuar lehtë gjatë ditës kundrejt dollarit, në pak më poshtë se 1.18 dollarë.
Tregtarët në tregjet e swap-eve vijuan të vlerësojnë një mundësi të kufizuar për një ulje tjetër të normës bazë këtë vit, duke i dhënë rreth 30 për qind gjasa një uljeje me një çerek pikë përqindjeje.
Sylvain Broyer, analist në S&P Global Ratings, u shpreh se BQE “mund ta mbajë pilotin automatik të aktivizuar këtë herë”, pasi euro më i fortë po vepron si një “amortizator goditjesh”, ndërsa rritja “vijon të tejkalojë pritshmëritë”.
Uljat e mëparshme të normave nga BQE, të nisura në qershor 2024, kanë çuar kostot e huamarrjes në nivelin më të ulët që nga dhjetori 2022./ FT
banka qendrore europiane eurozonë normat e interesit
Ekonomi
6 Shkurt 2026, 14:31
E.d
Foto ilustruse
Gjatë periudhës janar–dhjetor 2025, shërbimet doganore të ofruara përmes platformës e-Albania shënu...
Ekonomi
6 Shkurt 2026, 10:11
D.S
Foto ilustruese
Kredia për shtëpi u rrit për të shtatin vit radhazi në 2025. Të dhënat e Bankës së Shqipë...
Ekonomi
6 Shkurt 2026, 08:29
D.S
Foto ilustruese
Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve ku mbi gjysma e popullsisë e sheh ekonominë si problemin kryesor komb...
Ekonomi
5 Shkurt 2026, 17:18
E.d
Foto ilustruse
Banka e Anglisë i mbajti normat në 3.75%, me inflacionin ende mbi objektivin 2% dhe me të dhënat e fillimit të viti...
Ekonomi
5 Shkurt 2026, 17:13
E.d
Foto ilustruse
Subjekte të veçanta private që ushtrojnë aktivitet në kate të sipërme të ndërtesave shumë...
Ekonomi
5 Shkurt 2026, 17:08
E.d
Foto ilustruse
Nëse në Farkë rreth 3 vite më parë toka bujqësore shitej me çmim 50 euro për metër katror, ak...
Ekonomi
4 Shkurt 2026, 14:52
E.d
Foto ilustruse
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime rregullatore, që synojnë të adresojnë problemet e transpa...
Ekonomi
4 Shkurt 2026, 14:46
E.d
Foto ilustruse
Komisioni Kuvendor për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, zhvilloi sot seancën e dytë dëgjimore me kandidat&eu...
Ekonomi
4 Shkurt 2026, 14:07
D.S
foto ilustruese
Edhe yield-et e obligacioneve 15 vjeçare kanë pësuar rënie në ankandin e parë për vitin 2026. Sipas in...
Ekonomi
4 Shkurt 2026, 07:42
D.S
Foto ilustruese
Security Meter 2025 Security Meter 2025 e Anketa e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Shqipëria kishte përqindjen ...