Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kandidati Elton Korbi në vizionin e tij për rolin e Këshillit Mbikëqyrës vendosi theksin te forcimi i qeverisjes së bankës qendrore, përmirësimi i mbikëqyrjes, rritja e cilësisë së burimeve njerëzore dhe një vëmendje më e shtuar për mbrojtjen konsumatore.
Komisioni Kuvendor për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, zhvilloi sot seancën e dytë dëgjimore me kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Kandidati Elton Korbi në vizionin e tij për rolin e Këshillit Mbikëqyrës vendosi theksin te forcimi i qeverisjes së bankës qendrore, përmirësimi i mbikëqyrjes, rritja e cilësisë së burimeve njerëzore dhe një vëmendje më e shtuar për mbrojtjen konsumatore.
“Transformimi digjital dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë mënyrën e funksionimit të bankave qendrore në mbarë botën. Banka e Shqipërisë duhet të ndjekë në mënyrë aktive këto zhvillime, duke aplikuar teknologjitë e reja në analizën e të dhënave, mbikëqyrjen prudenciale, parashikimet makroekonomike dhe menaxhimin e riskut. Në këtë kuadër, mbikëqyrja financiare duhet të shoqërohet edhe me një vëmendje të shtuar ndaj sigurisë kibernetike, duke kërkuar nga bankat dhe institucionet financiare standarde gjithnjë e më të larta në mbrojtjen e sistemeve, të të dhënave dhe të infrastrukturës kritike. Banka e Shqipërisë duhet të luajë një rol më aktiv në mbrojtjen e konsumatorit financiar, në mbikëqyrjen e institucioneve bankare dhe jobankare – veçanërisht mikrokredisë – dhe në forcimin e kërkesave për transparencë,” tha z.Korbi.
Ai theksoi se asnjë bankë qendrore moderne nuk mund të funksionojë pa investuar në mënyrë të vazhdueshme në kapitalin e saj njerëzor, duke shtuar se Banka e Shqipërisë duhet të forcojë më tej politikat e rekrutimit konkurrues, zhvillimit profesional dhe motivimit afatgjatë të stafit, duke ndjekur shembujt e bankave qendrore europiane.
Kandidati Selami Xhepa, therksoi domosdoshmërinë e përshtatjes së rolit të Bankës Qendrore me zhvillimet e reja të lidhura sidomos me format e reja të parasë, që shtron sfida të reja për stabilitetin monetar dhe financiar. Kjo, sipas tij, shtron nevojën për një kuadër rregullator më dinamik.
Gjithashtu, ai theksoi nevojën që Banka e Shqipërisë të eksplorojë më thellë dhe më mirë misionin e mbrojtjes konsumatore, për të balancuar asimetrinë e fuqisë dhe informacionit mes qytetarit të zakonshëm dhe institucioneve financiare.
Kandidatja Holta Zaçaj, theksoi nevojën për të forcuar rolin e Këshillit Mbikëqyrës si garant i zbatimit të misionit ligjor të Bankës së Shqipërisë, duke balancuar pavarësinë e institucionit me një proces të besueshëm dhe transparent të llogaridhënies. Sipas saj, nevojitet forcim i transparencës lidhur me produktet dhe shërbimet financiare, si parakusht për rritjen e besimit të publikut te sistemi në tërësi. Ajo nënvizoi gjithashtu rolin e Bankës së Shqipërisë për të siguruar funksionimin e ndershme në treg, nëpërmjet një qasjeje mbikëqyrëse të paanshme dhe proporcionale.
Kandidati Pajtim Melani, theksoi rolin e Komitetit të Auditit brenda Këshillit Mbikëqyrës, si një organ që mund të ndihmojë në forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së këtij institucioni.
Kandidatja Luljeta Minxhozi, theksoi nevojën për ta bërë plotësisht operacionale bazën e re ligjore dhe projektet e reja të lidhura me sistemet e pagesave. Sfidë tjetër për të ardhmen, sipas saj, është përmirësimi i hapjes dhe konkurrueshmërisë së sektorit bankar dhe financiar.
Kandidatja Violeta Staka, theksoi nevojën për forcimin e pavarësisë institucionale të bankës së Shqipërisë dhe nevojën për forcuar aftësinë e Bankës Qendrore për t’u përshtatur me ndryshimet teknologjike.
Kandidatja Merita Bejtja vendosi theksin tek eksperienca e saj si inspektore e përgjithshme e Bankës së Shqipërisë dhe kërkoi besimin e deputetëve për t’u angazhuar në nivel politikëbërjeje, si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të institucionit.
Kandidatja Liljana Mamadhaj, theksoi nevojën për të luftuar flukset e parasë nga ekonomia e paligjshme që kanalizohen në ekonominë e ligjshme. Ajo theksoi nevojën për të luftuar në mënyrë më efikase kanalizimin dhe pastrimin e këtyre flukseve në sektorin formal financiar. Sipas saj, kjo çështje duhet të trajtohet si çështje prioritare e lidhur me stabilitetin financiar.
Kandidatja Ingrid Konomi, theksoi se Banka e Shqipërisë ka nevojë të përmirësojë procesin e llogaridhënies, transparencës dhe një pune më aktive për përmirësimin e edukimit financiar. Gjithashtu, ajo shtroi domosodshmërinë e një procesi rrënjësor të modernizimit teknologjik të Bankës Qendrore.
Në fund të vitit 2025, përfundoi mandati i gjashtë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Tre prej anëtarëve të rinj, duhet të propozohen nga vetë Kuvendi i Shqipërisë ndërsa tre kandidatë të tjerë do të propozohen nga Këshilli i Ministrave.
Në procedurën e hapur nga Kuvendi, për tre kandidatët që duhet të propozohen nga ky institucion aplikuan 20 kandidatë, nga të cilët 18 u paraqitën në seancën dëgjimore të zhvilluar nga Komisioni përgjegjës.
Për t’iu propozuar zyrtarisht Kuvendit për votim, çdo kandidat duhet të mbledhë të paktën 28 vota të deputetëve. Ky proces pritet të mbyllet brenda 10 ditëve të ardhshme./Monitor.al
foto ilustruese Edhe yield-et e obligacioneve 15 vjeçare kanë pësuar rënie në ankandin e parë për vitin 2026. Sipas in...
Foto ilustruese Security Meter 2025 Security Meter 2025 e Anketa e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Shqipëria kishte përqindjen ...
Foto ilustruse Operatori i Blerjeve të Përqendruara shpalli së fundmi fituesin e kontratës me objekt “Ndërtimi i një ko...
Ekonomia shqiptare pritet të ruajë një ritëm të qëndrueshëm rritjeje gjatë viteve 2026 dhe 2027, e mbështetur kry...
Foto ilustruse Nënshkrimi i kontratave për bizneset që do të mund të marrin plazhet me qira do të ndjekë rregullat e rej...
Foto ilustruse Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e dyt...
Foto ilustruse Çmimet e produkteve bazë në bare, kafeja dhe uji po rriten me shpejtësi kohët e fundit me nga 20-30% se secila. N...
TIRANË- Vrulli i shumë individëve për të lënë shtëpitë e tyre me qira ditore, duke rritur stokun e njësive t...
TIRANË- Vitet e fundit është shtuar numri i individëve që po investojnë në blerjen e pasurive të paluajtshme. T&e...
TIRANË- Tirana është porta hyrëse e vendit dhe ndalesa e parë pothuajse për çdo vizitor. Durrësi, vetëm pak min...