LIVE UPDATES
Ekonomi

Buxheti 2024 parashikon rreth 65 milionë euro taksa të reja shtesë nga akciza dhe profesionet e lira

Sipas financave, të ardhurat tatimore dhe doganore, përfshirë kontributet e sigurimeve janë projektuar bazuar në analizën e trendit historik shumëvjeçar të tyre, realizimit të pritshëm në vitin 2023 dhe faktorizimit të të gjjithë elementëve që do ndikojnë në të ardhurat e vitit 2024 përfshirë efektet nga: rritja ekonomike, indeksi i çmimeve, politikat e reja fiskale, si dhe të ardhurat shtesë nga mirëadministrimi.

1 Nëntor 2023, 07:04 Nga f.i

Buxheti 2024 parashikon rreth 65 milionë euro taksa të reja

TIRANË- Në vitin 2024, në buxhetin e shtetit pritet të arkëtohen 674.7 miliardë lekë, sipas relacionit të projektbuxhetit. Krahasuar me të pritshmin e vitit 2023, të ardhurat totale të buxhetit rriten +19.5 miliardë lekë, ndërkohë që të ardhurat tatimore nga tatimet, doganat dhe kontributet, pa marrë në konsideratë të ardhurat one off (që merren vetëm një herë) të vitit 2023, programohen të rriten rreth +8.25% ose +45 miliardë lekë.

Sipas financave, të ardhurat tatimore dhe doganore, përfshirë kontributet e sigurimeve janë projektuar bazuar në analizën e trendit historik shumëvjeçar të tyre, realizimit të pritshëm në vitin 2023 dhe faktorizimit të të gjjithë elementëve që do ndikojnë në të ardhurat e vitit 2024 përfshirë efektet nga: rritja ekonomike, indeksi i çmimeve, politikat e reja fiskale, si dhe të ardhurat shtesë nga mirëadministrimi. Ky parashikim është analizuar dhe korrektuar me efektet e mundshme të faktorëve të tjerë relevantë përfshirë koefiçientin e elasticitetit, tipologjinë e çdo lloj takse e tatimi etj.

Faktorët që janë marrë në konsideratë të cilët ndikojnë në rritjen e të ardhurave për vitin 2024 përfshijnë:

-Nga Paketa Fiskale 2024, me propozime të cilat gjenerojnë të ardhura shtesë në zërin e Akcizës, Tatimin mbi të Ardhurat nga Profesionet si dhe nga Taksat nacionale parashikohet të mblidhen 7 miliardë lekë më shumë, ose 65 milionë euro.

-Të ardhurat që do gjenerohen në formën e të ardhurave nga paga dhe kontributet si rezultat I vzbatimit nga Qeveria të reformës në fushën e pagave, ku në vitin 2024 do ekzekutohet pjesa kryesore e kësaj reforme, nëpërmjet fondit të planifikuar nga buxheti prej 29 miliardë lekësh për rritjen e pagave të mjekëve, infermierëve, mësuesve, policëve, ushtarakëve, dhe niveleve të mesme dhe të ulta të administratës qëndrore dhe lokale.

Të ardhura shtesë nga reforma e pagave parashikohen në 12 miliardë lekë.

-Në kuadrin makroekonomik për vitin 2024 ku është parashikuar rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 3.8%, dhe indeksi i çmimeve 3%. Këta tregues janë analizuar të kenë efekte në mënyrë të integruar me faktorë të tjerë për çdo taksë në veçanti, të ndërlidhur me të dhënat historike dhe projeksionet e çmimeve në tregjeve ndërkombëtare tek taksat ad-valorem si Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Renta Minerare dhe Taksa Doganore. Në projeksion janë përfshirë, faktorë që lidhen edhe me kursin mesatar të pritshëm të këmbimit EUR/ALL dhe USD/ALL, si dhe çmimet e vlerësuara të bursës për mineralet, nënproduktet e naftës etj.

Nga rritja ekonomike parashikohen 15 miliardë lekë shtesë të ardhura dhe nga rritja e cmimeve 4 miliardë lekë.

-Të ardhurat e projektuara që do gjenerohen nga përmirësimi në administrimin e tatimeve, taksave dhe detyrimevee të kontributeve, hapa të cilat janë parashikuar edhe në kuadër të hartimit të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave.

Të ardhura shtesë nga përmirësimi në administrim do të jenë 7.5 miliardë lekë.

Shpenzimet

Totali i shpenzimeve publike për vitin 2024 programohet në nivelin 735.9 miliardë lekë ose 30.2% e PBB. Sipas relacionit, Investimet Publike për vitin 2024 janë planifikuar në masën 5.3% e PBB ose 128.5 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 7 miliardë lekë).

Në planifikimin e investimeve për vitin 2024 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm dhe do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim. Defiçiti buxhetor për vitin 2024 planifikohet të jetë në nivelin 2.5% të PBB nga rreth 2.2% i pritshëm për vitin 2023./Monitor

taksat buxheti shqiperi

Sondazh

Poll
Ekonomi 28 Tetor 2023, 07:45 I.A

Si Azia po rishpik modelin e saj ekonomik

Foto Ilustruese JAPONI- Shtatëqind vite më parë, rrugët e tregtisë detare që shtriheshin nga brigjet e Japonisë deri n&e...

Ekonomi 28 Tetor 2023, 07:38 I.A

Fantazia fiskale e Europës

Giorgia Meloni ITALI- Ndërsa po rritet frika se normat e interesit do të qëndrojnë të larta për një kohë të gj...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet