LIVE UPDATES
Ekonomi

Në vitet 2021-2022 në Shqipëri inflacioni u krijua nga fitimet, në Rajon nga pagat

Në Shqipëri, fitimet u rritën nga mesi i vitit 2021, duke kontribuar mesatarisht 2.6 pikë përqindje në inflacionin e atij viti  dhe me ndikim të jashtëzakonshëm në vitin 2022, duke e shtyrë inflacionin me 7.7%.

30 Tetor 2023, 07:07 Nga r.ll
Në vitet 2021-2022 në Shqipëri inflacioni u krijua nga fitimet,
foto ilustruese

TIRANË- Banka Botërore analizon se forcimi i kursit të këmbimit në Shqipëri ka ndihmuar në uljen e inflacionit, por të dhëna me të plota tregojnë se, rritja e fitimeve ishte shtytës i rëndësishëm i inflacionit në disa vende të Ballkanit Perëndimor, dhe në disa vende ka qenë pagat nxitës.

Fitimet llogariten si diferencë ndërmjet vlerës së shtuar bruto dhe kostos së punës. Banka Botërore tregon se fitimet u bënë nxitësi më i madh i inflacionit të brendshëm në vitin 2021 në Shqipëri, B&H dhe Mali i Zi, dhe në vitin 2022 në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që rritja e pagave ishte shkaktar i inflacionit në Serbi dhe Mal të Zi nga fillimi i vitit 2022, dhe në Maqedoninë e Veriut dhe B&H nga fundi i vitit 2022.

Në Shqipëri, fitimet u rritën nga mesi i vitit 2021, duke kontribuar mesatarisht 2.6 pikë përqindje në inflacionin e atij viti  dhe me ndikim të jashtëzakonshëm në vitin 2022, duke e shtyrë inflacionin me 7.7%. Kjo për arsye se pjesa e të vetë-punësuarve që fitojnë të ardhura të përziera që llogariten si fitim ka një peshë më të madhe në inflacion.

Nga ana tjetër, kontributi më i ulët i pagave (edhe për shkak të informalitetit) kufizon efektin e pagave në inflacion në Shqipëri.

Në Bosnjë gjithashtu fitimet ishin shtytësi kryesor i inflacionit në vitin 2021 dhe mbetën të forta përgjatë vitit 2022, duke kontribuar me rreth 5.3 pikë përqindjeje në inflacion.

Një rritje graduale e pagave rriti kontributin e tyre në inflacion nga viti 2022 dhe ishin nxitësi kryesor i inflacionit në gjashtëmujorin e dytë 2022.

Në Maqedoninë e Veriut, roli i fitimeve në nxitjen e inflacionit mbeti relativisht i ulët në vitin 2021, me një kontribut mesatar prej rreth 0.7 pikë për qind.

Megjithatë, në vitin 2022, ato kontribuuan me 5.7 pikë përqindje në inflacion. Kontributi i pagave u bë pak më i madh se ai i fitimeve në gjysmën e dytë të 2022.

Në Mal të Zi, fitimet e shtynë inflacionin mesatarisht në rritje me 3.7 pikë përqindjeje në vitin 2021, por në vitin 2022 ky trend u ndërpre nga rritja e punësimit dhe e pagës minimale, të cilat rritën kostot e punës. Që atëherë, pagat janë bërë një kontribuues kryesor në inflacion.

Së fundi, taksat neto kontribuan gjithashtu në një rritje të inflacionit në vitin 2022, me përjashtim të Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2022, taksat neto në Maqedoninë e Veriut ulën inflacionin me 5 pikë përqindjeje.

Kjo ndodhi për shkak të një rritje të mprehtë të subvencioneve për produktet e shportës. Kjo peshë ndryshoi në vitin 2023 kur qeveria e Maqedonisë së Veriut reduktoi subvencionet për ekonominë.

Në vendet e tjera, taksat neto kanë pasur presion të vogël. Banka Botërore analizon se presionet inflacioniste po pakësohen në të gjithë Ballkanin Perëndimor, por nevojitet ende vigjilencë./Monitor

banka botërore inflacioni ne shqiperi

Sondazh

Poll
Ekonomi 28 Tetor 2023, 07:45 I.A

Si Azia po rishpik modelin e saj ekonomik

Foto Ilustruese JAPONI- Shtatëqind vite më parë, rrugët e tregtisë detare që shtriheshin nga brigjet e Japonisë deri n&e...

Ekonomi 28 Tetor 2023, 07:38 I.A

Fantazia fiskale e Europës

Giorgia Meloni ITALI- Ndërsa po rritet frika se normat e interesit do të qëndrojnë të larta për një kohë të gj...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet