LIVE UPDATES
Ekonomi

Buxheti 2024, rriten shpenzimet për ushtrinë dhe mbrojtjen sociale, ulet për shëndetësinë dhe strehimin

Shpenzimet për mbrojtjen sociale rrisin peshën me 0.4 % në totalin e shpenzimeve buxhetore, duke arritur në 29.4% vitin që vjen nga 29% që janë këtë vit.

15 Nëntor 2023, 08:44 Nga a.l
Buxheti 2024, rriten shpenzimet për ushtrinë dhe mbrojtjen sociale,
Foto ilustruese

TIRANË- Në buxhetin e vitit 2024 parashikohet rritja e peshës së shpenzimeve për ushtrinë dhe mbrojtjen sociale në krahasim me shpenzimet totale buxhetore, teksa pësojnë rënie shpenzimet për shëndetësinë dhe strehimin. Fondet për çështjet ekonomike dhe mjedisore nuk ndryshojnë. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se shpenzimet për mbrojtjen ( ushtrinë) do të zënë 5.6 % të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore me 2024 me një zgjerim 0.7 pikë për qind në krahasim me buxhetin fillestar të vitit 2023.

Shpenzimet për mbrojtjen sociale rrisin peshën me 0.4 % në totalin e shpenzimeve buxhetore, duke arritur në 29.4% vitin që vjen nga 29% që janë këtë vit.

Në anën tjetër shihet se shpenzimet për shëndetësinë kanë një peshë më të ulët në buxhetin e vitin 2024 se, në vitin aktual. Ato do të zënë 9.4 për qind te shpenzimeve totale buxhetore me rënie 0.2% pikë për qind në krahasim me këtë vit. Rënien më të madhe e kanë shpenzimet për strehimin dhe komoditetet e komunitetit me 1.3 pikë përqindje në krahasim me buxhetin e vitit aktual.

Çështjet ekonomike dhe mbrojtja e mjedisit kanë një peshë të njëjtë në raport me shpenzimet e përgjithshme edhe në vitin 2024, teksa shpenzimet për shërbimet arsimore publike rrisin peshën me 0.2 për qind në totalin e shpenzimeve buxhetore vitin që vjen.

Një zë tjetër “Shpenzime të paklasifikuara” që zë më shumë se një të katërtën e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore ka një ulje modeste të peshës vitin e ardhshëm, duke shkuar në 23.3% në vitin 2024 nga 2r.7 për qind që është aktualisht.

Totali i shpenzimeve publike për vitin 2024 programohet në nivelin 735.9 miliardë lekë ose 30.2% e PBB-se, me ulje 0.2 pikë për qind në raport me vitin e kaluar.

Shpenzimet e personelit për vitin 2024, reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, si dhe politikën e re të rritjes së pagave nisur nga 1 korriku vitin që vjen. Fondi për vijimin e rritjes së pagave duke filluar nga 1 korrik 2024 është planifikuar në shumën 11 miliardë lekë dhe përfshin rritjen e pagës për punonjësit e sistemit shëndetësor, arsimorë, punonjësit me grada dhe nëpunësit e administratës publike. Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën 119.7 miliardë lekë ose 4.9% e PBB.

Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për qeverisjen qendrore për vitin 2024 (pa përfshirë shpenzimet që realizohen nga institucione publike, që kanë si burim financimi të ardhurat jashtë limitit), janë parashikuar në masën 63.2 miliardë lekë ose rreth 2.6% e PBB-së. Në këtë zë është programuar mbështetja financiare për skemën e fermerëve, mirëmbajtja e rrugëve nacionale, mirëmbajtja e sistemeve të IT, skemat për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe mbështetje për arsimin e sportin.

Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2024, janë parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% më shumë se buxheti i vitit 2023. Këto shpenzime për vitin 2024, zënë 2.9% të PBB-së nga 2.3% që zinin në vitin 2013. për rritjen e pagave. Në total, në vitin 2024, granti nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor do të jetë në shumën 36.5 miliardë lekë.

Shpenzimet e fondeve speciale që përfshin shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, janë planifikuar në vlerën prej 249 miliardë lekë ose 10.2% e PBB. Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2024, parashikohet në masën 178 miliardë lekë ose 7.3% e PBB.

Nga ky fond, për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 4.1 miliardë lekë dhe 3.6 miliardë lekë për bonusin e fund-vitit për pensionistët. Ndërsa, shpenzimet e Skemës së Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2024 janë parashikuar në masën 58 miliardë lekë ose 2.4% e PBB./ Monitor

buxheti 2024

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës