LIVE UPDATES
Ekonomi

Ekonomia në vend, Ibrahimaj: 5-mujori, kemi rritje me 13%, u reduktuar efekti i rritjes së çmimeve

Delina Ibrahimaj tha se shqetësim kryesor mbetet rritja e çmimeve, ndërsa rritja ekonomike për vitin 2022 pritet të jetë 3.24%.

1 Korrik 2022, 09:50 Nga k.m.
Ekonomia në vend, Ibrahimaj: 5-mujori, kemi rritje me 13%, u reduktuar
Delina Ibrhimaj

TIRANË- Ekonomia e vendin në pesë muajit e parë të vitit është rritur me 41.8 miliardë lekë krahasuar me të njëjtën periudhë me një vit më parë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj deklaroi se sipas një analize vlera e përllogaritur si pasojë e efektit të çmimeve është 13 miliardë lekë.

“Të ardhurat në pesë-mujor 233 miliard lekë, duke u rritur me 21.8% në krahasim me vitin e kaluar. Rritja ka qenë e gjerë, si në akcizë, si në kontribute, ashtu dhe në TVSh.

Vlera totale e rritjes së të ardhurave krahasuar me vitin e kaluar ka qenë 41.8 miliardë lekë. Ministria e Financave ka bërë një analizë se sa ka qenë kjo vlerë si pasojë e rritjes së çmimeve dhe sa vjen nga aktiviteti i bizneseve. Vlera e përllogaritur si pasojë e efektit të çmimeve është 13 miliardë lekë. Nëse do të reduktonim efektin e çmimeve rritja në krahasim me vitin e kaluar do të ishte prej 29 miliardë lekësh apo 13% më shumë se e njëjta periudhë se një vit më parë.

Ekonomia shqiptare për 5 mujorin është rritur paçka rritjes së çmimeve. Kjo rritje ka ardhur e bazuar në qarkullimin e sektorëve, ku përveç ndërtimit që është reduktuar me 1.6%, kemi pasur rritje në të gjithë sektorët e tjerë në total qarkullimi i sektorëve është 13.5%: Prodhimi është rritur 8.6%, shërbimet 2.5%, transporti 28.5% dhe tregtia me 50.4%,”- tha Ibrahimaj.

Ibrahimaj tha se shqetësim kryesor mbetet rritja e çmimeve, ndërsa rritja ekonomike për vitin 2022 pritet të jetë 3.24%.

“Rritja ekonomike ne tremujorin e parë ishte 5.97%. në Krahasim me tremujorin e katërt të vitit të kaluar kemi pasur një përshpejtim të rritjes ekonomike. Ne presim rritje me 3.24% rritje për gjithë vitin. Në tremujorin e parë ka pasur rritje në të gjithë sektorët. Ka pasur rritje në të gjithë sektorët më e lartë ka qenë tek ndërtimi me mbi 25.49%, ndjekur më pas nga tregtia me shumicë dhe pakicë me një rritje prej 10.55%.

Konsumi i popullatës u rrit me 8.63% dhe përbën peshën kryesore të rritjes ekonomike, përben 78.3% të GDP.

Përshpejtimi i rritjes ekonomike dhe ngadalësimi i huamarrjes së brendshme dhe të huaj ka çuar në një reduktim të nivelit të borxhit që për tre mujorin e parë ka arritur në 69.6%. Ngadalësimi i nivelit të borxhit vihet re që në vitin 2021, ku nga 74.5% që ishte në 2020,  në 2021 u reduktuar në 73.2%.

Shqetësimi kryesor në këtë pesë mujor ka qenë rritja e çmimeve të ushqimeve, kryesisht nga konflikti Rusi Ukrainë. Për muajin maj inflacioni rezultoi 6.7%, ndërkohë në nivel pesë mujor, inflacioni është 5.2%.

Treguesit e tërthortë tregojnë se ambienti ekonomik është stimulues për biznesin.

Në krahasim me muajin prill, në muajin maj kemi pasur një rritje prej 2939  biznese të reja, ose 2.5 për qind. Ndërkohë që për periudhën janar maj kemi pasur një rritje prej 6099 biznese të reja ose 5.2% krahasuar muajin dhjetor 2021. Dhe një rritje me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregtia e jashtme

Për periudhën janar- maj kemi pasur rritje të importeve në vlerë, 27%, ndërkohë që në vëllim importet janë ngadalësuar me 4%. Ngadalësimi ka ardhur kryesisht si pasojë e uljes së importeve të mineraleve dhe lendeve djegëse të ndikuar nga çmimet e larta por edhe nga ulja e importeve të produkteve kimike dhe plastike. Nga ana tjetër importet e pijeve dhe ushqimeve janë rritur si në vlerë edhe në vëllim. Në vëllim janë rritur me 9% dhe në vlerë me 25% krahasuar më të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Importet në maj janë rritur me 29% në vlerë, ndërsa në vëllim kanë mbetur të pandryshuar nga maji 2021.

Eksportet

Ne kemi pasur rritje si në vëllim dhe në vlerë. Vëllimi është rritur me 7.%. Në vlerë me 37% në maj krahasuar me majin e vitit të kaluar”.

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj