LIVE UPDATES
Ekonomi

Ekonomia po përfiton pak nga turizmi, importet e ushqimeve, rritje vjetore në sasi me 22% në 7-mujor

Sipas të dhënave të INSTAT importet në sasi të ushqimeve u rritën me 22 për qind në 7 mujor, në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Tendenca u forcua më tej në muajin korrik pasi në 6 -mujor rritja vjetore ishte 20 %. Në vlerë importet e ushqimeve u rriten me 9.2 për qind si rrjedhojë e uljes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

21 Gusht 2024, 10:39 Nga N.F
Ekonomia po përfiton pak nga turizmi, importet e ushqimeve, rritje vjetore
Foto ilustruese

TIRANË- Sasitë e ushqimeve të importuara u rritën më tej në muajin korrik për shkak të nxitjes nga turizmi në njërën anë dhe kufizimeve nga prodhimi vendas në anën tjetër. Sipas të dhënave të INSTAT importet në sasi të ushqimeve u rritën me 22 për qind në 7 mujor, në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Tendenca u forcua më tej në muajin korrik pasi në 6 -mujor rritja vjetore ishte 20 %. Në vlerë importet e ushqimeve u rriten me 9.2 për qind si rrjedhojë e uljes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Të dhëna më të detajuara të INSTAT tregojnë se rritjen më të madhe në vlerë e kishin importet e zarzavateve dhe kafshëve të gjalla, të cilat kryesuan grupin e importeve të ushqimeve me përkatësisht 57 dhe 45.5% secila.

Në kulmin e prodhimit bujqësor vendi ynë pa një rritje të paprecedentë të importeve të zarzavateve në sasi. Hotelet shqiptare duket se kanë lidhur zinxhirin e furnizimit me importin dhe nga ana tjetër serrat dhe prodhuesit shqiptare të organizuar në ferma të mëdha prodhojnë në eksport.

Të dhënat nga tregtia e jashtme tregojnë se nuk ka një lidhje midis hallkave të prodhimit vendas dhe turizmit, përderisa sa konsumi i brendshëm po nxit importin. Nga të gjitha grupet e importit rritjen më të madhe e kishin artikujt që kanë lidhje me turizmin. Furnitura e hoteleve, dhe e plazheve shënoi rritjen më të madhe nga të gjithë grupet e importit .

Presionet mbi rritjen e importeve po shtohen nga viti nga rënia e prodhimit bujqësor dhe sidomos sektorit të blegtorisë. Fermat e vogla të kafshëve po falimentojnë me shpejtësi nga plakja dhe pakësimi i popullsisë në zonat rurale.

Që nga fillimi i dekadës së kaluar, bujqësia ka frenuar ritmet e rritjes në mënyrë të qëndrueshme, por dy vitet e fundit sektori më i madh i ekonomisë ka hyrë në trendin e rënies. Të dhënat zyrtare të INSTAT referuan se bujqësia shënoi rënie me 0.68% në vitin 2023, më e forta që nga viti 1997, teksa tendenca u thellua me tej në tremujorin e parë të vitit 2024 ku rënia ishte 1,7%

Tendenca rënëse e ritmeve të rritjes filloi që nga viti 2013. Në 10 vitet e fundit, bujqësia është rritur mesatarisht 1%, teksa rezultati është dobësuar tre vitet e fundit për t’u kthyer negativ më 2023.

Në buxhetin 2024, sektori i bujqësisë mori të paktën 9% më pak financime se plani i 2023. Shkurtime të mëdha ka në fondet akorduar fermerëve dhe zhvillimit rural. Masat mbështetëse të prodhimit bujqësor dhe zhvillimit rural do të jenë 7,1 miliardë lekë, nga 10 miliardë lekë këtë vit me ulje 28%, ose rreth 25 milionë euro.

Kjo ulje është një goditje e madhe, në një kohë që edhe Bashkimi i Europian ka bllokuar fondet nga skema IPARD për shkak të aferave korruptive që ka gjetur me ndarjen e fondeve në vendin tonë./ Monitor 

ekonomia importe turizem

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale