26 Mars 2025, 20:44
Nga A.Ll

TIRANA - Remitancat e dërguara nga emigrantët shqiptarë arritën një rekord prej 1 miliard eurosh gjatë vitit 2024, duke u rritur me 116 milionë euro krahasuar me vitin 2023.
Kjo rritje tregon qartë varësinë e familjeve shqiptare nga të ardhurat e të afërmve të tyre jashtë vendit, madje edhe më shumë se gjatë periudhës së pandemisë, kur ekonomia shqiptare u përball me sfida të mëdha.
Tremujori i katërt i vitit 2024, që përkon me festat e fundvitit, regjistroi dërgesat më të larta, duke arritur në 272 milionë euro, një rritje prej 8.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo shumë do të ishte edhe më e madhe nëse do të përfshiheshin paratë e sjella cash nga emigrantët.
Një zhvillim i rëndësishëm pritet të vijë me hyrjen në fuqi të sistemit SEPA për transfertat financiare, i cili do të ulë kostot e dërgesave dhe do të lehtësojë procesin për emigrantët. Kjo pritet të sjellë më shumë përfitime jo vetëm për individët, por edhe për ekonominë shqiptare në përgjithësi.
Megjithëse remitancat janë në rritje, familjet shqiptare po përfitojnë më pak nga këto dërgesa për shkak të zhvlerësimit të euros, një faktor që ka ndikuar ndjeshëm në fuqinë blerëse të parave të dërguara nga jashtë./ Top Channel
remitancat sepa
Ekonomi
26 Mars 2025, 18:58
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Nga muaji i ardhshëm, rryma në Kosovë mund të shtrenjtohet për 15 për qind. Por, zinxhiri i shtrenjti...
Ekonomi
26 Mars 2025, 16:41
M.B
Banka e Shqipërisë
TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të p...
Ekonomi
26 Mars 2025, 15:28
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Perimet gjatë këtyre ditëve kanë arritur çmime rekorde në Kosovë. Aktualisht çmim...
Ekonomi
26 Mars 2025, 14:52
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Viti 2025 do të thyejë rekordin historik për të gjithë periudhën e tranzicionit dhe së paku...
Ekonomi
26 Mars 2025, 07:18
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pasuritë e paluajtshme kryesuan investimet e huaja në ekonominë shqiptare për të tretin vit radhazi. ...
Ekonomi
25 Mars 2025, 15:19
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shqipëria mori parafinancimin e parashikuar në kuadër të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje të BE-s&eu...
Ekonomi
25 Mars 2025, 14:51
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Investimet e huaja direkte u rritën përsëri për vitin 2024 dhe arritën një rekord të ri his...
Ekonomi
25 Mars 2025, 14:01
r.ll
Foto ilustruese
TIRANË- Çdo vit që kalon Shqipëria po shënon një rekord të ri sa i përket turizmit. Të dh&eu...
Ekonomi
25 Mars 2025, 07:25
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Vlera e borxhit të kompanive publike dhe private të garantuara nga shteti shqiptar pësoi rënie vitin e kal...
Ekonomi
24 Mars 2025, 14:29
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Boxhet e prapambetura mes kompanive të energjisë ndaj njëra-tjetrës kanë një vlerë të ...