LIVE UPDATES
Ekonomi

Fasoni, mes konsolidimit dhe presionit të kostove më 2026

Pas më shumë se dy dekadash si një nga motorët kryesorë të eksporteve dhe punësimit me pagë, fasoni po përballet me një kombinim faktorësh negativë, që po e çojnë sektorin drejt tkurrjes.

18 Janar 2026, 07:22 Nga E.d
Fasoni, mes konsolidimit dhe presionit të kostove më 2026
Foto ilustruse

Industria e veshjeve dhe këpucëve në Shqipëri po hyn në vitin 2026 në një nga momentet më kritike të ekzistencës së saj që prej tranzicionit.

Pas më shumë se dy dekadash si një nga motorët kryesorë të eksporteve dhe punësimit me pagë, fasoni po përballet me një kombinim faktorësh negativë, që po e çojnë sektorin drejt tkurrjes. Prodhuesit paralajmërojnë se, nëse kushtet aktuale vijojnë, numri i fabrikave mund të përgjysmohet brenda tre deri në katër viteve të ardhshme.

Rënia e vazhdueshme e Euros, rritja e mëtejshme e pagës minimale, tkurrja e kërkesës nga tregjet europiane dhe kostot shtesë që priten nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian po e vendosin fasonin shqiptar nën presion të dyfishtë.

Në të njëjtën kohë, konkurrenca nga platformat kineze të tregtisë online si “Temu” dhe “Shein” po godet prodhuesit europianë, duke reflektuar drejtpërdrejt edhe te porositë për Shqipërinë.

Pas tre viteve të vështira, ku aktiviteti u orientua kryesisht drejt mbijetesës dhe jo fitimit, industria e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve po hyn në vitin 2026 me pritshmëri më pozitive, por ende jo të sigurta.

“Viti 2025 shihet si momenti kur fillojmë të kthehemi drejt fitimit, ndërsa në 2026 parashikojmë vijimin e përmirësimit të performancës financiare dhe operacionale”, – shprehet Eva Laro, e cila drejton “Prodyn”, një nga fabrikat më të mëdha të këpucëve në vendin tonë.

Ajo tha se kompania ka tashmë porosi të mbyllura deri në shtator të vitit 2026, një sinjal i rëndësishëm për stabilitetin e kërkesës dhe besimin e klientëve.

Fabrikat e vogla dhe të mesme do të ketë vështirësi dhe falimente, kurse fabrikat e mëdha, që kanë më shumë aftësi të përshtaten, pritet të rikthejnë fitimet më 2026.

Sektori përgjysmohet në periudhën afatmesme

Florian Zekja, biznesmen me përvojë në prodhimin e veshjeve për eksport, rendit disa faktorë që po e thellojnë krizën, të cilët pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në vitin 2026.

Së pari, ai thekson se rënia e Euros po e nxjerr Shqipërinë jashtë konkurrencës rajonale, pasi çmimet nuk mund të rriten në një monedhë që vijon të zhvlerësohet.

Së dyti, pasiguria ekonomike në Europë, e përkeqësuar nga tensionet tregtare dhe politikat fiskale globale, po ndikon negativisht në shitjet e veshjeve dhe këpucëve të punës.

Së treti, rritja e kostove operative, nga transporti te qiratë dhe pagat, po e bën gjithnjë e më të vështirë menaxhimin e ndërmarrjeve fason. Së fundi, situata gjeopolitike po ndikon drejtpërdrejt në industrinë e modës dhe në porositë për koleksionet e ardhshme.

Z. Zekja paralajmëron se anëtarësimi në BE do të sjellë kosto të reja të papërballueshme për një pjesë të madhe të fabrikave. “Vetëm një certifikatë standardesh më kushton 20 mijë euro dhe nuk është e vetmja”, – thotë ai, duke parashikuar një tkurrje të fortë të sektorit që nga viti 2026.

Konsolidim dhe rritje për të mëdhenjtë, faliment për të voglat

Eva Laro, administratore dhe pronare e “Prodyn”, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të këpucëve në vend, parashikon se viti 2026 do të shënojë një ndarje të qartë mes fabrikave të mëdha dhe atyre të vogla.

Sipas saj, ndërmarrjet e mëdha presin rikthim gradual të rritjes në vitin 2026, të mbështetur nga përmirësimi i kërkesës në tregjet ndërkombëtare dhe nga investimet në produkte.

Ndërkohë, njësitë e vogla të prodhimit rrezikojnë falimentimin për shkak të rritjes së kostove, veçanërisht nga paga minimale dhe mungesa e fuqisë punëtore.

“Prodyn” ka porosi të mbyllura deri në shtator 2026, një tregues i stabilitetit të kërkesës, ndërsa po diversifikon produktet drejt segmenteve teknike, hiking dhe luks. Megjithatë, rritja e kostove të punës, që në disa raste arrin deri në 25%, po krijon presion mbi çmimet dhe kapacitetet prodhuese.

“Klientët ankohen për çmimet dhe ekziston rreziku që presioni i kostove të ndikojë madhësinë e fabrikave në të ardhmen”, – thekson znj. Laro.

Florian Zekja, biznesmen me përvojë në prodhimin e veshjeve për eksport, e sheh vitin 2026 si një pikë kthese, ku shumë fabrika, sidomos të mesme dhe të vogla, do të detyrohen të dalin nga tregu. Ai rendit katër faktorë kryesorë që po e thellojnë krizën.

Së pari, rënia e vazhdueshme e Euros po e nxjerr Shqipërinë jashtë konkurrencës rajonale. “Është e pamundur të rrisësh çmimet, kur monedha me të cilën faturon zhvlerësohet pa limit”, – thotë z. Zekja.

Së dyti, pasiguria ekonomike në Europë, e thelluar nga tensionet tregtare dhe politikat fiskale globale, po reflektohet në rënie të porosive, veçanërisht për veshjet dhe këpucët e punës.

Së treti, rritja e kostove operative – transporti, qiratë, pagat – po e bën menaxhimin e ndërmarrjeve gjithnjë e më të vështirë. Së katërti, situata gjeopolitike po ndikon drejtpërdrejt në industrinë e modës, duke ulur shitjet e koleksioneve të ardhshme.

Ai paralajmëron se anëtarësimi në BE do të sjellë një valë kostosh të reja, sidomos për certifikime dhe standarde. “Vetëm një certifikatë më kushton 20 mijë euro, por janë disa të tilla”, – thekson ai, duke parashikuar tkurrje të fortë të sektorit që nga viti 2026.

2026, mes stabilitetit dhe rrezikut

Edvin Prençe, president i Shoqatës ProEksport Albania, thotë se sektori e pret vitin 2026 me besim dhe ambicie, por edhe me sfida strukturore që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.

Ai nënvizon se rritja e kostove të prodhimit dhe paga minimale po ndikojnë drejtpërdrejt konkurrueshmërinë, duke kërkuar politika të balancuara që mbështesin punonjësit, pa cenuar qëndrueshmërinë e biznesit.

Hapja e kapitujve të negociatave me BE-në, sipas z. Prençe, e bën jetike përfshirjen reale të industrisë në procesin vendimmarrës, pasi prodhuesit do të jenë zbatuesit praktikë të standardeve europiane.

Një tjetër sfidë madhore mbetet mungesa e likuiditetit për investime, që po ngadalëson automatizimin dhe modernizimin, si dhe kostot e larta të certifikimeve dhe promovimit ndërkombëtar.

Megjithatë, ai shprehet se viti 2026 mund të shënojë ritëm të qëndrueshëm rritjeje, i nxitur nga partneritete më të forta europiane, investime në teknologji dhe bashkëpunim strategjik mes qeverisë dhe industrisë.

Rritje nga klientët ekzistues dhe segmentet teknike

Rritja e pritshme për vitin 2026 po mbështetet si te klientët ekzistues, ashtu edhe tek ata të rinj, me fokus të qartë në produkte me vlerë të shtuar.

Segmentet kryesore ku po orientohet prodhimi janë materialet teknike për sektorë si ushtarake dhe hiking, ku kërkohen standarde të larta cilësie dhe inovacioni.

Një linjë më e vogël prodhimi po shërben si terren për inovacion dhe testim, duke ndihmuar kompaninë të rritet “hap pas hapi” dhe në mënyrë të kontrolluar. “Po rritemi gradualisht, pa e sforcuar strukturën” – thekson znj. Laro.

Sfida e fuqisë punëtore dhe presioni i kostove

Në aspektin e burimeve njerëzore, viti 2026 mbetet sfidues. Nevoja për aftësi të specializuara po rritet në të gjitha kategoritë, ndërsa rekrutimi nga jashtë vendit mbetet kompleks.

Furnizimi kryesor me fuqi punëtore vijon të jetë tregu i brendshëm, me numrin e punonjësve që ka ardhur në rritje, nga rreth 600 në 750 persona.

Megjithatë, rritja e kostove të punës, që në disa raste arrin deri në 25%, po kthehet në një shqetësim serioz afatmesëm. “Klientët ankohen për çmimet dhe presioni i kostove rrezikon të vërë në diskutim madhësinë e fabrikave në të ardhmen”, – paralajmëron znj. Laro nga “Prodyn” duke shtuar se akomodimi i këtyre kostove nuk është i lehtë dhe kërkon optimizim të vazhdueshëm.

Tkurrja e aktivitetit po reflektohet drejtpërdrejt edhe në punësim. Në vitin 2023, industria e tekstileve dhe këpucëve punësonte mbi 48.4 mijë persona, duke kontribuar me 6.61% të punësimit total me pagë në vend. Por që nga ajo periudhë, sektori ka hyrë në një spirale rëniesh.

Sipas të dhënave të INSTAT, industria ka shkurtuar rreth 8% të punonjësve vetëm ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025. Në krahasim me vitin 2023, fabrikat kanë humbur gati një të pestën e fuqisë punëtore. Emigrimi, plakja e fuqisë punëtore dhe rënia e atraktivitetit të punës në fason po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë mbajtjen e kapaciteteve ekzistuese.

Diversifikimi dhe ndryshimi i sjelljes së konsumatorit

Përballë këtij realiteti, kompanitë po riorganizojnë portofolin e klientëve dhe po zgjerojnë praninë edhe në segmente të reja, përfshirë produktet e nivelit të mesëm dhe të luksit.

Ndryshimi i trendeve të konsumit, veçanërisht te brezi i ri, po ndikon drejtpërdrejt në strategjitë e prodhimit dhe konceptimin e produkteve të reja.

Diversifikimi shihet si element themelor për mbijetesë dhe rritje në vitin 2026, krahas fokusit në qëndrueshmëri, minimizimin e mbetjeve dhe riciklimin e materialeve.

Standardet, certifikimet nga anëtarësimi në BE rrisin kostot

Në drejtim të përgjegjësisë sociale dhe mjedisore, kompanitë po investojnë në standarde të larta si BSCI, ku vlerësimi “B” konsiderohet shumë i mirë për kushtet e Shqipërisë, për “ProDyn”.

Hapi i radhës lidhet me matjen dhe reduktimin e emetimeve të karbonit, përmes indekseve si IGG, që monitorojnë performancën dhe planet për përmirësim.

Këto procese, megjithatë, kanë kosto të konsiderueshme. “Vetëm certifikimet na kushtojnë rreth 50 mijë euro në vit”, shprehet znj. Laro, duke theksuar nevojën për politika fiskale më favorizuese që të mbulojnë të paktën një pjesë të këtyre shpenzimeve për kompanitë që investojnë në standarde europiane./Monitor.al

ekon fasoni kosto

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale