Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Deri në qershor 2025 vija e varfërisë ishte 6.85 USD në ditë.
Nëse merr më pak se 8.3 USD në ditë në Shqipëri konsiderohesh i varfër. Banka Botërore përcaktoi një vijë më të lartë varfërie prej 8.30 dollarësh për të llogaritur standardet më të larta të jetesës në një botë në ndryshim. Deri në qershor 2025 vija e varfërisë ishte 6.85 USD në ditë.
Vlera prej 8.30 dollarësh është vija tipike e varfërisë së vendeve me të ardhura të larta-mesatare, e cila është shuma minimale e vlerësuar e parave që njerëzit në vendet me të ardhura të larta-mesatare, ku bën pjesë edhe Shqipëria kanë nevojë për të mbuluar nevojat e tyre themelore ditore, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, strehimin, kujdesin shëndetësor, arsimin e kështu me radhë.
Pjesa e popullsisë që jeton me më pak se 8.30 dollarë në ditë është treguesi i dytë që Banka Botërore ndjek në treguesit e saj të vizionit të zgjeruar për të krijuar një botë pa varfëri në një planet të jetueshëm.
“Një shumicë në rritje e popullsisë së botës jeton në vende me të ardhura të mesme (për shembull, rreth tre të katërtat në vitin 2024 krahasuar me një të katërtën në vitin 1990), kështu që një vijë më e lartë varfërie do të ishte më përfaqësuese e strukturës aktuale demografike të botës. Për më tepër, një standard më i lartë i varfërisë do të ishte i nevojshëm për të ndërtuar qëndrueshmëri në një botë më të ndjeshme ndaj rreziqeve që lidhen me klimën” argumentoi Banka.
Shqipëria, si vend me të ardhura të mesme, përfshihet në këtë analizë, e cila synon të ofrojë një pasqyrë globale për pabarazitë dhe nevojën për politika që të reduktojnë varfërinë. Raporti shpjegon se standardi prej 8.30 dollarësh është më i lartë se linjat tradicionale të varfërisë, duke reflektuar nevojat minimale të jetesës në vendet me të ardhura të larta-mesatare dhe duke e bërë të mundur një krahasim më të drejtë të situatës në botë.
Banka Botërore nënvizon se përqindja e popullsisë që jeton me më pak se 8.30 dollarë është një tregues i rëndësishëm për zhvillimin global dhe planifikimin e politikave për uljen e varfërisë dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe sociale.
Të dhënat tregojnë se me nivelin mëparshëm me 6,85 USD në ditë Shqipëria kishte rreth 20 % të popullsisë në varfëri.
Banka Botërore rishikoi kufijtë e varfërisë dhe ngriti pragun e varfërisë për vendet e klasifikuara si upper middle income (atë të të ardhurave të mesme të larta) në 8.30 USD në ditë në qershor 2025.
Kjo rritje erdhi nga një përditësim i linjave të varfërisë globale bazuar në të dhënat më të fundit të pariteteve të fuqisë blerëse (PPPs) të publikuara në maj 2024 nga Programi Ndërkombëtar i Krahasimit, dhe u përfshi në azhurnimin e Bankës Botërore të kufijve të varfërisë që u njoftua zyrtarisht në qershor 2025.
Sipas këtij ndryshimi linjat e varfërisë tani janë përcaktuar 3 USD për ditë për vendet me të ardhura të ulëta (extreme poverty line), 4.20 USD ne ditë për vendet me të ardhura mesatare të ulëta dhe 8.3 USD në ditë për vendet me të ardhura mesatare të larta./Monitor.al
harta Qeveria po rishikon sërish projektvendimin për çmimet e referencës së ndërtesave për banim në rrethe. P&eum...
Në vitin 2025, Integrated Energy BV SPV, kompania që mban kontratën PPP të inceneratorit të Tiranës rezulton financiarisht aktiv...
Foto ilustruese Shqipëria do t’i nënshtrohet pas 12 vitesh një Programi të plotë Vlerësimi të Sektorit Financiar (...
Gjoba që arrijnë deri në 500 mijë lekë për çdo 24 orë vonesë janë arma kryesore e ligjit të ri pë...
Bankat që operojnë në Shqipëri presin një rritje të kredive me probleme (NPL) në periudhën në vijim, ndërkoh...
Sektori i bujqësisë dhe ekonomia e vendit do të përballen me humbje që përllogariten deri në 17 miliardë dollarë ...
Foto ilustruese Qeveria ka hartuar një projektligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet që synon të zëvendësojë l...
Qeveria ka vendosur të krijojë një shoqëri aksionare me kapital 100 për qind shtetëror për ofrimin e shërbimeve të...
Yield-et e bonove 12-mujore të thesarit u rritën lehtë në ankandin e parë të këtij viti, por duke qëndruar në niv...
TIRANË- Presidenti i Republikës dekretoi ligjet e paketës fiskale, duke përfshirë ligjet “Për marrëveshjen e Paqes Fi...