LIVE UPDATES
Ekonomi

Fitimet e riinvestuara rrisin përsëri investimet e huaja direkte, rekord i ri historik në 2022

Pikërisht fitimet e riinvestuara kanë qenë faktori më përcaktues në shifrat rekord të investimeve të huaja gjatë vitit të kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, për të gjithë vitin 2022 fitimi i riinvestuar përbënte më shumë se 53% të totalit të investimeve të huaja direkte.

28 Mars 2023, 07:34 Nga DOSJA
Fitimet e riinvestuara rrisin përsëri investimet e huaja direkte,
Foto Ilustruese

TIRANË- Investimet e huaja direkte shënuan një rekord të ri historik për vitin 2022. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë ato arritën vlerën e 1.37 miliardë eurove, në rritje me 33% krahasuar me një vit më parë. Edhe tremujori i fundit i vitit 2022 shënoi një vlerë rekord për sa i takon flukseve tremujore të investimeve.

Për tremujorin e katërt të vitit, investimet e huaja direkte u vlerësuan nga Banka e Shqipërisë në 388 milionë euro, me rritje vjetore prej 28%. Injektimi me kapital të ri shënoi 184 milionë euro, rreth të njëjtit nivel si një vit më parë. Ndërkohë që, kategoria fitimi i riinvestuar u zgjerua me 69% në terma vjetorë dhe shënoi 199 milionë euro.

Pikërisht fitimet e riinvestuara kanë qenë faktori më përcaktues në shifrat rekord të investimeve të huaja gjatë vitit të kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, për të gjithë vitin 2022 fitimi i riinvestuar përbënte më shumë se 53% të totalit të investimeve të huaja direkte.

Në vitet e fundit, fitimet e riinvestuara në vlerë kanë rritur flukset e reja të investimeve të huaja direkte dhe kanë kompensuar një pjesë të rënies së flukseve të reja investuese nga jashtë. Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë tremujorit të katërt 2022, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në sektorin e hidrokarbureve në masën 17%, ndërmjetësimit financiar në masën 17%, e energjitikës, në masën 11%, si dhe komunikacionit, në masën 11%.

Vlerat e mëdha të fitimeve të riinvestuara janë tipike veçanërisht në sektorë si nxjerrja e hidrokarbureve apo shërbimet bankare dhe financiare. Çmimet e larta të naftës bruto duke filluar nga fundi i vitit 2021 dhe pjesës më të madhe të vitit 2022 kanë luajtur një rol pozitiv në nxitjen e investimeve të reja, me qëllim shtimin e sasive të prodhimit.

Edhe sektori financiar dhe veçanërisht ai bankar përgjithësisht karakterizohet nga përdorimi i një pjese të madhe të fitimeve me qëllim rritjen e kapitalit, për të mbështetur zmadhimin e aktivitetit të bankës. Por, në vitet e fundit, fitimet e riinvestuara në sektorin bankar janë shtuar edhe për shkak të kërkesave më të mëdha për kapital, të vendosura nga Banka e Shqipërisë.

Për sa i takon flukseve të investimeve të reja, një sektor që ka shënuar rritje të ndjeshme në vitet e fundit ka qenë ai i pasurive të paluajtshme. Të dhënat e plota vjetore për investimet sipas sektorëve nuk janë ende të disponueshme, por deri në fund të 9-mujorit 2022 investimet e huaja në pasuri të paluajtshme arritën vlerën e 225 milionë eurove, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Blerjet e shtetasve të huaj po bëhen një faktor me peshë në tregun e pronave në Shqipëri. Sipas agjentëve të tregut, kërkesa në këtë segment ka luajtur një rol të konsiderueshëm në rritjen e çmimit të pronave.

Falë pozicionit gjeografik të Shqipërisë, klimës, sistemit të favorshëm të taksimit dhe çmimeve më të ulëta në krahasim me vendet ku jetojnë, gjithnjë e më shumë shtetas të huaj po vendosin të investojnë në prona në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare.

Marrë nga Monitor.al

banka e shqiperise

Sondazh

Poll
Ekonomi 26 Mars 2023, 07:54 I.A

Nuk ka mjaftueshëm "Wende"

Olaf Scholz GJERMANI- Për dekada me radhë, Gjermania është përpjekur të angazhohej me Rusinë. Ishte një politik&eum...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet