LIVE UPDATES
Ekonomi

Euroizimi u rrit më tej edhe në tregun e sigurimeve

Ndërsa, rënie në peshë të primeve të shkruara në euro kanë shfaqur Sigurimet e Marinës, me rënie 4.1% (nga 9.7% në 5.6%), Sigurimet Inxhinierike, me rënie të peshës me 3.7% (nga 66.7% në 63%) dhe Sigurimet e Garancisë, me rënie të peshës me 2.3% (nga 20.8% në 18.5%)

28 Mars 2023, 07:30 Nga DOSJA
Euroizimi u rrit më tej edhe në tregun e sigurimeve
Foto Ilustruese

TIRANË- Euroizimi i tregut të sigurimeve u rrit përsëri vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në fund të vitit 2022 pesha e primeve të shkruara në euro kundrejt totalit arriti në pothuajse 32% nga 30% që kishte qenë në fund të vitit 2021. Pesha e primeve të shkruara në euro për aktivitetin e Sigurimit Jo-Jetë është rritur me 2.3 pikë përqindje dhe ka arritur në 32%, nga 29.7% që kishte qenë në fund të vitit 2021.

Klasat që kanë shfaqur rritjen më të theksuar të primeve të shkruara në euro janë Sigurimi i Përgjegjësisë Civile, me rritje me 11.7% (nga 45.9% në 57.6%), Sigurimet e Mallit në Transport, me rritje të peshës me 4.5% (nga 54.4% në 58.9%), Sigurimet Motorike me rritje të peshës me 2.9% (nga 21.6% në 24.5%), Sigurimet e Pronës, me rritje të peshës me 1.8% (nga 53.7% në 55.5%), pasuar nga Sigurimet e Aksidenteve e Shëndetit me rritje 1.6% (nga 61.9% në 63.5%).

Ndërsa, rënie në peshë të primeve të shkruara në euro kanë shfaqur Sigurimet e Marinës, me rënie 4.1% (nga 9.7% në 5.6%), Sigurimet Inxhinierike, me rënie të peshës me 3.7% (nga 66.7% në 63%) dhe Sigurimet e Garancisë, me rënie të peshës me 2.3% (nga 20.8% në 18.5%)

Segmenti më i vogël i tregut, ai i sigurimeve të jetës, ndërkohë vitin e kaluar ka pësuar rënie të peshës së primeve të shkruara në euro kundrejt totalit. Ky tregues ka rënë në 31.5%, nga rreth 33.6% që kishte qenë në fund të vitit 2021.

Klasat që kanë shfaqur rënien më të theksuar të primeve të shkruar në euro në krahasim me një vit më pare janë Sigurimi i Jetës me elementë të ndryshueshëm, me 35.6% (nga 79.5% në 43.9%), Sigurimi Cash Plan, me rënie të peshës me 27.7% (nga 62.8% në 35.1%) dhe Sigurimi i kombinuar i Jetës, me rënie të peshës me 4.9% (nga 31.3% në 26.4%).

Ndërkohë paraqitet rritje e lehtë e peshës në euro për Sigurimin e Jetës në grup, me 2.1% (nga 2.4% në 4.5%) dhe Sigurimin e Jetës së Debitorit me rritje të peshës me 1% (nga 22.8% në 23.8%). Tendenca e euroizimit të tregut të sigurimeve ishte frenuar gjatë vitit 2020, kur pandemia dha një ndikim të ndjeshëm te shumë produkte që zakonisht kuotohen dhe shiten në euro. Por, me kthimin e normalitetit në dy vitet e fundit euroizimi në treg është kthyer afërsisht në nivelet ku qëndronte në periudhën përpara pandemisë.

AMF evidenton se disa nga produkteve të sigurimit kuotohen në valutë për arsye objektive. Të tillë janë, për shembull disa produkte të sigurimit të detyrueshëm motorik, si polica kufitare dhe kartoni jeshil. Produkti i Kartonit Jeshil është produkt ndërkombëtar sigurimi, i cili lëshohet në monedhën euro, pasi edhe detyrimet që i lindin shoqërisë së sigurimit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për pagesë dëmshpërblimi nga ky sigurim janë në Euro. Polica kufitare lëshohet në pikat e kalimit kufitar gjatë hyrjes së automjeteve me targa të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe pagesa e primit të policës në monedhën vendase do të vështirësonte procesin e pajisjes së konsumatorit me këtë policë sigurimi. Po kështu, disa nga produktet kryesore të aktivitetit të sigurimit, si sigurimi i pronës me përfitues bankat tregtare ose sigurimi i Jetës së debitorit, janë të lidhura ngushtësisht me monedhën e kredisë. Monedha në të cilën disbursohet kredia dikton dhe monedhën e lëshimit të policës, për shkak të nevojës për të rikuperuar në të njëjtën monedhë vlerën e detyrimit, në rastin e ndodhjes së ngjarjes së sigurimit.

Pesha e konsiderueshme e primeve të arkëtuara në euro reflektohet edhe në strukturën e depozitave bankare të shoqërive të sigurimit. Në fund të vitit 2022, shoqëritë e sigurimeve zotëronin rreth 12.8 miliardë lekë depozita, nga të cilat pothuajse 51.5% ishin të mbajtura në valutë të huaj. Pesha e depozitave në valutë ka pësuar një rënie të lehtë me 0.5 pikë përqindje krahasuar me fundin e vitit 2021. Megjithatë, rënia e peshës së depozitave në valutë vlerësohet se ka ardhur kryesisht si efekt i nënçmimit të euros në kursin e këmbimit me lekun gjatë vitit të kaluar.

Edhe në analizën e radhës për ecurinë e treguesve të euroizimit, AMF vlerëson se përdorimi i valutës në tregjet e mbikëqyrura nga ky institucion është në nivele përgjithësisht të ulëta dhe i diktuar nga profili i veprimtarisë së institucioneve të mbikëqyrura.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka e Shqipërisë nënshkruan në muajin Prill 2017 një Memorandum Bashkëpunimi “Për zgjerimin e përdorimit të monedhës kombëtare në sistemin financiar dhe në ekonominë shqiptare”. Tre institucionet u angazhuan të ndërmarrin veprime për të ulur nivelin e përdorimit të monedhave të huaja në ekonomi, sipas sektorëve të cilët mbikëqyrin apo monitorojnë.

Marrë nga Monitor.al

autoriteti i mbikeqyrjes finanaciare

Sondazh

Poll
Ekonomi 26 Mars 2023, 07:54 I.A

Nuk ka mjaftueshëm "Wende"

Olaf Scholz GJERMANI- Për dekada me radhë, Gjermania është përpjekur të angazhohej me Rusinë. Ishte një politik&eum...

Ekonomi 26 Mars 2023, 07:47 I.A

Vjosa, Park Kombëtar, po tani?

Lumi Vjosa TEPELENË- “Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës. Por për sa kohë...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen