LIVE UPDATES
Ekonomi

Godina e re e DPSHTRR, lidhet kontrata 7.8 milionë euro për ndërtimin

Procedura e shpallur në muajin maj dhe e finalizuar së fundmi synon që DPSHTRR të ketë një godinë të re në vendin ku sot ndodhet ajo ekzistuese, të paktën sipas relacionit arkitektonik të procedurës.

6 Shtator 2023, 12:19 Nga k.m.
Godina e re e DPSHTRR, lidhet kontrata 7.8 milionë euro për
Foto ilustruese

Projekti për godinën e re të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor do të nisë zbatimin. Vetëm pak ditë më parë ky institucion lidhi kontratën me kompaninë e shpallur fituese për procedurën “Ndërtim i godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR)”,objekt multifunksional, në interes publik, për Shërbimet Qendrore të Transportit Rrugor”. Fondi limit i vendosur për këtë të fundit ishte 785 milionë lekë ndërkohë që operatori fitues “Hastoçi shpk” ofroi 735 milionë lekë që në total sëbashku me TVSH e çon kontratën në 862 milionë lekë apo rreth 7.8 milionë euro.

Procedura e shpallur në muajin maj dhe e finalizuar së fundmi synon që DPSHTRR të ketë një godinë të re në vendin ku sot ndodhet ajo ekzistuese, të paktën sipas relacionit arkitektonik të procedurës.

“Zona për të cilën realizohet ky studim, ndodhet rreth 2km larg qendrës së Tiranës, ne ambientet e tanishme te zyrave te DPSHTRR. Zona në studim paraqet interes të veçante pasi ndodhet në një hapësire ne zhvillim miks nga ana funksionale ku kemi praninë e objekteve të banimit dhe hapësirave të tregtimit. Ndërhyrja në zone nuk paraqet zhvillim vetëm për zyrat e vetë institucionit, por gjithashtu sjell zhvillim dhe rijetëzim të hapësirës përreth”, thuhej në dokument. Objekti ekzistues sipas dokumentit ka pësuar dëmtime dhe degradime të shumta si pasojë e tërmetit dhe mbingarkesës.

Në relacionin që përshkruan anën arkitekturore të projektit dhe që mban logot e DPSHTRR, studios SON dhe Stefano Boeri Architetti shpjegohet se planimetria e objekti ka formën e një katrori me dy bërthama strukturë b/a ku pozicionohet shkalla, ashensori dhe ambientet teknike.

“Kati përdhe i objektit të propozuar përveç recepsionit, hollit dhe disa hapësirave të stafit të mirëmbajtës shërben kryesisht si hapësire ekspozitori “Retro”. Ambientet e tjera si tualete dhe depo pozicionohen në krah të strukturës b/a. Përveç dy shkallëve antizjarr në katin përdhe pozicionohet dhe një tjetër shkallë rrethore e hapur që shërben për të shkuar në katin e parë për qytetarët. Sipërfaqja e katit përdhe është 647 m2.

Kati nëntokë -1 aksesohen nga një rampë e drejtë e jashtme në lindje të objektit. Ky kat akomodon 14 poste parkimi. Në këtë kat ka ambiente për mirëmbajtën dhe dhoma zhveshjeje, gjithashtu ndodhen dhe hapësirat teknike.

Kati nëntoke -2 aksesohen nga një rampe e brendshme. Ky kat akomodon 25 poste parkimi, një hapësirë për larjen e makinave dhe hapësirat teknike te nevojshme.

Kati i parë përfshin kryesisht ambientet për stafin si kafeteri, mensë, salla konferencash, një ambient trajnimi dhe nyjet h/s. Gjithashtu në këtë kat ndodhet arkiva e institucionit dhe zyra e protokollit. Lëvizja në këtë kat, ashtu si dhe katet e tjera organizohet me anë të një korridori rreth një atriumi qendror që del deri në tarracë. Zyrat dhe ambientet e tjera janë të shpërndara rreth atriumit. Lëvizja për në katin e dytë përveç shkallëve antizjarr dhe ashensorit, behet nëpërmjet shkalles me një rampë përgjatë atriumit. Sipërfaqja e katit pare është 885m2.

Kati i dytë, i tretë dhe i katërt i dedikohet zyrave dhe drejtorive të ndryshme që ky institucion mbart. Lëvizja horizontale në këto kate, ashtu si dhe katin e parë organizohet me anë të një korridori rreth atriumit qendror, ndërsa lëvizja vertikale përveç shkallëve antizjarr dhe ashensorit, bëhet nëpërmjet një rampë. Këto kate kanë sipërfaqe të njëjtë 821 m2./Monitor

dpshtrr

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës