Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në krye të takimit, Guvernatori Sejko prezantoi panoramën ekonomike të vendit, duke u shprehur se ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar e financiar të saj, janë në një trend pozitiv zhvillimi. Lidhur me aktivitetin ekonomik, Guvernatori u shpreh se inflacioni është në nivele të ulëta, borxhi publik dhe ai i huaj kanë shënuar rënie, bilancet e sektorit bankar mbeten të shëndetshme, ndërsa kreditimi po shfaq një rritje progresive.
TIRANË- Guvernatori Gent Sejko priti në takim një ekip të Bankës Botërore (BB), në kuadër të misionit të tyre për Programin e Remitancave dhe Pagesave 2.0, të kryesuar nga Asad Alam, Drejtor Rajonal për Zhvillimin Gjithëpërfshirës, Financat dhe Institucionet për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, i cili shoqërohej nga: Emanuel Salinas, Përfaqësues rezident i BB-së në Shqipëri dhe Richard Record, Menaxher i Departamentit për Zhvillimin Gjithëpërfshirës, Financat dhe Institucionet për Vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në krye të takimit, Guvernatori Sejko prezantoi panoramën ekonomike të vendit, duke u shprehur se ekonomia shqiptare dhe treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar e financiar të saj, janë në një trend pozitiv zhvillimi. Lidhur me aktivitetin ekonomik, Guvernatori u shpreh se inflacioni është në nivele të ulëta, borxhi publik dhe ai i huaj kanë shënuar rënie, bilancet e sektorit bankar mbeten të shëndetshme, ndërsa kreditimi po shfaq një rritje progresive.
Gjithashtu, Guvernatori diskutoi lidhur me një ndër objektivat strategjikë të Bankës së Shqipërisë, modernizimin e sistemeve të pagesave. Duke u ndalur në zhvillimet e tyre, ai theksoi rëndësinë e dorëzimit të aplikimit për integrim në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), dhe përfshirjes dhe edukimit financiar, si çështje kyçe për zhvillimin e Shqipërisë.
Ai u ndal te përfitimet kryesore të ekonomisë dhe familjeve shqiptare nga anëtarësimi në SEPA, falë të cilit qytetarët dhe bizneset shqiptare do të kryejnë pagesa dhe transferta si të ishin qytetarë të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas. Pra, nga pikëpamja integruese e vendit, anëtarësimi i përshpejtuar në SEPA garanton trajtimin e shtetasve shqiptarë si të barabartë me ata evropianë, duke sjellë për ta kosto më të ulëta dhe shpejtësi më të lartë në kryerjen e pagesave. Një tjetër aspekt pozitiv i tij është edhe ulja e informalitetit si dhe zgjerimi i përfshirjes financiare.
Alam përgëzoi Bankën e Shqipërisë lidhur me menaxhimin me sukses të krizave të viteve të fundit, si pandemia dhe goditja e çmimeve që preku të gjithë rajonin gjatë vitit 2022. Përfaqësuesi i Bankës Botërore e vlerësoi politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë si një kontribut të rëndësishëm në ecurinë pozitive të ekonomisë së vendit, duke theksuar se normalizimi i kujdesshëm i qëndrimit të politikës monetare ka ndikuar në reduktimin e inflacionit.
Gjithashtu, Alam u ndal në stabilitetin financiar dhe ambientin financiar të vendit, ku theksoi rëndësinë e zgjerimit të kredisë dhe cilësisë së portofolit të saj. Në vijim, ai përgëzoi Bankën e Shqipërisë lidhur me menaxhimin e raportit të kredive me probleme, i cili ka shënuar nivelet minimale të më shumë se një dekade. Në kuadër të stabilitetit financiar e ekonomik të vendit, Alam shtoi se mbrojtja dhe forcimi i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë, gjatë ushtrimit të funksioneve të mandatuara me ligj, mbetet thelbësore në përmbushjen e misionit të saj ligjor për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe atij të çmimeve në vend.
Gjatë takimit, palët ranë dakord që të vijohet më tej me përpjekjet që Banka e Shqipërisë i ka kushtuar përmirësimit të kuadrit rregullativ të sistemit financiar, sidomos në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, në mënyrë që të sigurohet mbrojtje më efikase e interesave të konsumatorëve përballë një tregu në zhvillim të vazhdueshëm. Alam u shpreh se Banka Botërore mbetet e fokusuar dhe do të japë asistencën e saj të plotë lidhur me këtë çështje.
Në mbyllje, Guvernatori Sejko shprehu mirënjohje për Bankën Botërore si partnere e rëndësishme në hartimin dhe zbatimin e këtyre projekteve sfiduese, të cilat kanë si qëllim ndërtimin e një shoqërie financiarisht gjithëpërfshirëse, ku çdo individ ka mundësinë të zhvillohet dhe të realizojë potencialin e tij, si dhe për asistencën teknike të ofruar ndër vite.
Banka e Shqipërisë TIRANË- Tregtimi i arit është një sektor i ndjeshëm që ndikohet nga faktorë të ndrysh&...
Ari TIRANË- Këtë vit, ari ka fituar rëndësi të madhe në tregjet globale, duke arritur rekorde të reja. Bankat shqip...
TIRANË- Përveç pakësimit struktura e popullsisë është plakur dhe moshat e vjetra dominojnë. Të dhënat e Ce...
TIRANË- Fuqia blerëse e pensionistëve po gërryhet më tej nga thellimi i diferencës ndërmjet pagave dhe pensioneve dhe nga r...
Foto ilustruese TIRANA- Ekonomia vendase ka shënuar rritje të konsumit në 10 muajt e këtij viti, e ndikuar pozitivisht nga turizmi. T&e...
Tirana TIRANA- Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.6% në vitin 2025, duke u ngadalësuar lehtë në krahasim me pritshmërin...
Foto nga takimi TIRANA- Ditën e djeshme Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në takim përfaqë...
Foto ilustruese TIRANA- Kalimi i pasurisë shtetërore tek privatët përmes qiradhënies, enfiteozës apo kontratave të tjera...
Foto ilustruese TIRANA- Borxhi (detyrimet) në formën e sigurimeve të papaguara të punonjëseve nga bizneset apo dhe vetë insti...
banka e shqiperise TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim me misionin e Fondit Moneta...