Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KLSH referon se kjo shumë e përafërt me 240 milionë euro do të ishte e mjaftueshme për të përballuar indeksimin e pensioneve për shumë vite.
TIRANA- Borxhi (detyrimet) në formën e sigurimeve të papaguara të punonjëseve nga bizneset apo dhe vetë institucionet shtetërore arriti në 24,3 miliardë lekë në fund të vitit 2023, sipas të dhënave nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH). KLSH referon se kjo shumë e përafërt me 240 milionë euro do të ishte e mjaftueshme për të përballuar indeksimin e pensioneve për shumë vite. Mospagimi i detyrimeve të sigurimeve të punonjësve nuk është një shkelje që bëhet vetëm nga bizneset private.
Të paktën 668 ente publike buxhetore dhe jo buxhetore kanë detyrime të papaguara në vlerën e 794 milionë lekëve rreth 8 milionë euro, të cilat duhet të ishin arkëtuar nga Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve për llogari të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), vëren Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në një kontroll të ushtruar në ISSH. Nga detyrimet e përgjithshme 18,4 miliardë lekë ndiqen nga Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve dhe një shumë prej 5,8 miliardë lekësh janë detyrime nën përgjegjësinë e ISSH-se si arkëtime të vonuara nga bujqit dhe pensione të përfituara në mënyrë të padrejtë ndër vite.
Të dhëna më të detajuara tregojnë se rreth 103 mijë subjekte debitorë, me vlerë rreth 15.8 miliard detyrime të prapambetura dhe më gjithë kamata dhe gjoba arrin në 18,4 miliardë lekë. Një subjekt identifikohet si debitor nga mospagimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore në momentin kur pagesa e kryer është më e vogël në vlerë se vlera e përcaktuar në Deklaratën e Listë pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe të ardhurave nga TAP, ku afati ligjor i pagesës së tyre është data 20 e muajit pasardhës.
Nga analiza e të dhënave të debitorëve rezulton se trendi i mos-pagesës së detyrimeve për kontribute është në rritje si në numër dhe në vlerë. Peshën më të madhe të detyrimeve e zënë subjektet juridike, biznes i madh me 58% dhe subjektet biznes i vogël zënë 38% të vlerës totale të detyrimit ( detyrim+gjobë+interesa). Detyrimet e papaguara nga subjektet nën përgjegjësi të DPT-së, janë progresive dhe dërgohen nga DPT çdo 3 muaj, sipas akt marrëveshjes midis dy institucioneve, për të cilat ISSH nuk ka tagër në mbledhjen e tyre.
KLSH vë në dukje se detyrimet e papaguara nga subjektet debitorë në lidhje më shumat e papaguara të kontributeve, përfaqësojnë një numër të konsiderueshëm personash, të punësuar në këto subjekte, të cilët nuk mund të përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore (pensione, leje barrë-lindje, raporte mjekësore etj). Të dhënat tregojnë se gati gjysma e borxhit është i arkëtueshëm, pasi zotërohet nga ndërmarrjet që kanë status aktiv.
Subjektet aktive debitorë rezultojnë në numër 44,980 ose zënë rreth 41% të numrit gjithsej të subjekteve debitorë dhe në vlerë 8,5 miliardë lekë ose 47% të të gjithë shumës të detyrimit prej 18,4 miliardë lekësh. Peshën specifike më të lartë kundrejt totalit të detyrimeve të subjekteve aktive e kanë Subjektet juridike prej 53%, e më pas biznesi i vogël me 41% dhe subjektet publike mesatarisht me 6%./ Monitor
banka e shqiperise TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim me misionin e Fondit Moneta...
Foto ilustruese TIRANA- Inflacioni bazë ra për të dytin muaj radhazi në tetor dhe preku nivelin më të ulët në tre v...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria është përfshirë në diskutime që synojnë ndryshime në kriteret e skemës publike...
TIRANË- Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave zvilluan këtë mërkurë...
Foto ilustruese TIRANA- Ministria e Drejtësisë raportoi se deri në muajin e tetë vitit, në programin e kthimit dhe kompensimit t&e...
Foto ilustruese TIRANA- Pas rritjes së lartë të eksporteve të vajit të ullirit në 2023, sivjet ka nisur rënia e tyre. Si...
Foto ilustruese TIRANA- Duke analizuar shpenzimet kapitale sipas burimit të financimit, rezulton se krahas mosrealizimit të investimeve kapitale ...
Foto ilustruese TIRANA- Në Gjykatën e Apelit Administrativ mbahet sot seanca për shqyrtimin e padisë për shfuqizimin e udhëzi...
Foto ilustruese TIRANA- Sektori i industrisë së përpunimit është futur në një krizë pa kthim për shkak të...
Foto ilustruese TIRANA- Veprimet nëpërmjet kanaleve elektronike e rritën më tej peshën e tyre kundrejt totalit të pagesave ba...