Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas informacionit Bankës së Shqipërisë, inflacioni bazë zbriti në 2.19%, nga 2.32% që kishte qenë në muajin shtator. Edhe me bazë vjetore inflacioni bazë ngelet në rënie të ndjeshme. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar inflacioni bazë shënonte nivelin 3.67%.
TIRANA- Inflacioni bazë ra për të dytin muaj radhazi në tetor dhe preku nivelin më të ulët në tre vitet e fundit. Sipas informacionit Bankës së Shqipërisë, inflacioni bazë zbriti në 2.19%, nga 2.32% që kishte qenë në muajin shtator. Edhe me bazë vjetore inflacioni bazë ngelet në rënie të ndjeshme. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar inflacioni bazë shënonte nivelin 3.67%. Me rënien e mëtejshme të muajit tetor, inflacioni bazë është stacionuar pranë nivelet mesatar historik, prej 2.2%.
Inflacioni bazë llogaritet nga Banka e Shqipërisë për një grup mallrash dhe shërbimesh që zënë 69% të peshës në shportën e përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Inflacioni bazë përjashton ato produkte që zakonisht kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike. Qëllimi i llogaritjes së inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër. Në veçanti, inflacioni bazë lidhet me presionet e brendshme inflacioniste, që në vitet e fundit janë ndikuar shumë prej rritjes së kostos së punës të bizneseve.
Inflacioni bazë ngelet pak më i lartë se inflacioni mesatar në ekonomi, por në vija të përgjithshme ka ndjekur tendencën e tij rënëse. Sipas INSTAT, për tetorin inflacioni zbriti në 1.9%, duke qëndruar nivelin më të ulët në më shumë se tre vjet. Në analizën e Bankës Qendrore, rënia e shpejtë e inflacionit gjatë vitit 2024 ka pasqyruar, në masën më të madhe, rënien e inflacionit të importuar. Paralelisht me të, edhe inflacioni i gjeneruar nga zhvillimet e brendshme ekonomike ka ardhur në rënie, por kjo rënie ka qenë më e ngadaltë dhe presionet e brendshme inflacioniste ndodhen pranë mesatareve të tyre afatgjata.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi javën e kaluar të ulë normën bazë të interesit nga 3% në 2.75%. Kjo ishte ulja e dytë e normës bazë për këtë vit, pas uljes së parë të vendosur në fillim të muajit korrik. Banka e Shqipërisë e motivoi këtë vendim me rreziqet më të mëdha afatshkurtra për rënie të mëtejshme të inflacionit poshtë objektivit, duke konfirmuar projeksionin e saj për një rikthim të inflacionit pranë objektivit prej 3% vitin e ardhshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë, presionet e brendshme inflacioniste ndodhen pranë niveleve mesatare afatgjata.
Inflacioni i brendshëm në ekonomi rezultoi rreth 2.1% në tremujorin e tretë, nga 2.3% që ishte një tremujor më parë. Banka e Shqipërisë vëren megjithatë se efekti I kursit të këmbimit nuk reflektohet vetëm ën inflacionin mallrave të importuar. Ajo vlerëson që, si inflacioni i brendshëm dhe inflacioni bazë pasqyrojnë, ndonëse në një masë më të vogël, ndikimin e forcimit të kursit të këmbimit të lekut. / Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria është përfshirë në diskutime që synojnë ndryshime në kriteret e skemës publike...
TIRANË- Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave zvilluan këtë mërkurë...
Foto ilustruese TIRANA- Ministria e Drejtësisë raportoi se deri në muajin e tetë vitit, në programin e kthimit dhe kompensimit t&e...
Foto ilustruese TIRANA- Pas rritjes së lartë të eksporteve të vajit të ullirit në 2023, sivjet ka nisur rënia e tyre. Si...
Foto ilustruese TIRANA- Duke analizuar shpenzimet kapitale sipas burimit të financimit, rezulton se krahas mosrealizimit të investimeve kapitale ...
Foto ilustruese TIRANA- Në Gjykatën e Apelit Administrativ mbahet sot seanca për shqyrtimin e padisë për shfuqizimin e udhëzi...
Foto ilustruese TIRANA- Sektori i industrisë së përpunimit është futur në një krizë pa kthim për shkak të...
Foto ilustruese TIRANA- Veprimet nëpërmjet kanaleve elektronike e rritën më tej peshën e tyre kundrejt totalit të pagesave ba...
Foto ilustruese TIRANA- Burimet njerëzore nuk janë shqetësim madhor vetëm për sektorin privat, por edhe për administratë...
Foto ilustruese TIRANË- Nga shtatori 2024, çmimet e qirave afatgjatë të apartamenteve dhe zyrave janë rritur me 20% krahasuar me...