LIVE UPDATES
Ekonomi

Inflacioni në Shqipëri importohet nga jashtë? Një studim i BSH arrin në një përfundim të ndryshëm

Materiali kërkimor i përgatitur nga specialisti i Departamentit të Politikës Monetare, Enian Çela, merr në analizë ecurinë e inflacionit për periudhën mes vitit 2014 dhe mesit të vitit 2020, duke tentuar të ndajë efektin e inflacionit të brendshëm dhe atij të jashtëm në formimin e inflacionit total në ekonominë shqiptare.

7 Tetor 2022, 12:04 Nga A.B
Inflacioni në Shqipëri importohet nga jashtë? Një studim i
Foto ilustruese

Një studim i Bankës së Shqipërisë ka arritur në përfundimin se presionet e brendshme inflacioniste janë mbizotëruese në përcaktimin e niveleve të inflacionit në Shqipëri.

Materiali kërkimor i përgatitur nga specialisti i Departamentit të Politikës Monetare, Enian Çela, merr në analizë ecurinë e inflacionit për periudhën mes vitit 2014 dhe mesit të vitit 2020, duke tentuar të ndajë efektin e inflacionit të brendshëm dhe atij të jashtëm në formimin e inflacionit total në ekonominë shqiptare.

Sipas autorit, vlerësimi i disagreguar i presioneve të brendshme dhe të huaja inflacioniste mbështet mbizotërimin e presioneve të brendshme ndaj atyre të huaja gjatë gjithë periudhës së analizuar, në përputhje edhe me studime të mëparshme.

Përgjithësisht, vihet re një zbehje e kontributeve të brendshme gjatë vitit 2015 dhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2016, që ka përkuar edhe me shifra më të ulëta të inflacionit të përgjithshëm gjatë kësaj periudhe. Por, prej gjysmës së dytë të vitit 2016 dhe në vazhdim, presionet e brendshme janë rekuperuar dhe kanë nxitur norma më të larta inflacioni.

Presionet e huaja inflacioniste, megjithëse jo mbizotëruese në terma të nivelit të kontributeve, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në drejtim të përcaktimit të dinamikave të inflacionit në momente të caktuara. Veçanërisht, gjatë gjysmës së parë të vitit 2016, vihet re një kontribut i qenësishëm negativ i këtyre presioneve që ka nxitur vlerat mjaft të ulëta të inflacionit në përgjithësi. Në mënyrë të veçantë, studimi përmend kontributin e “Karburanteve” si një kanal i

rëndësishëm i përçimit të presioneve të huaja në terma direktë. Për t’u theksuar është prania e presioneve të huaja jo vetëm përmes kanalit direkt, por edhe përmes kanalit indirekt të kostove.

Edhe në këtë rast, rëndësia e “Karburanteve” është themelore, duke pasur parasysh rëndësinë e këtij sektori në koston e prodhimit në ekonomi. Ndikimi i kësaj kategorie nuk vihet re vetëm në rastin e mallrave, por është mjaft i fortë edhe në rastin e “Shërbimeve”.

Analiza dëshmon gjithashtu edhe për asimetri kohore në terma të përçimit të presioneve të huaja inflacioniste. Normat negative të inflacionit të importuar dhe veçanërisht atij të “Karburanteve” janë vënë re dhe gjatë viteve 2014-2015, por përçimi i plotë i këtyre presioneve është penguar nga ndikimet e brendshme. Në gjysmën e parë të vitit 2016, rënia e çmimit të “Karburanteve” është përçuar më fort në drejtim të çmimit të tregut, duke nxitur edhe një ndikim më të madh

në inflacionin e përgjithshëm. Duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 2016, presionet e huaja negative inflacioniste janë zbutur disi dhe, në rastin e “Karburanteve”, është vënë re një kalim i deflatorëve\vjetorë në territor pozitiv. Megjithatë, kontributet mbeten negative dhe me bazë të gjerë, duke sugjeruar për praninë e ndikimit të efektit mbiçmues të kursit të këmbimit në çmime. Balancimi i ofruar nga presionet e brendshme ka shmangur disi përçimin e këtij efekti në çmimet përfundimtare.

Në lidhje me presionet e brendshme inflacioniste, studimi vlerëson se ka këtë ndodhur një ringritje e tyre veçanërisht gjatë vitit 2017 dhe në tremujorin e parë të vitit 2018. Një ndikim i

rëndësishëm në këtë drejtim ka buruar nga “marzhet tregtare dhe të transportit” dhe “taksat neto”. Për periudhën e mbetur të analizës, vihen re presione të brendshme sektoriale të moderuara gjatë vitit 2019 dhe me një rritje të shpejtë në dy tremujorët e parë të vitit 2020. Në rastin e fundit, vlerësohet që fenomeni lidhet me impaktin e pandemisë./MONITOR

banka e shqiperise import

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës