Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të dhënat në kohë tregojnë se gjatë tremujorit të dytë të këtij viti investimet e individëve në bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare janë rritur me ritme më të ngadalta.
Pjesa e borxhit të brendshëm e financuar nga individët u rrit përsëri në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në fund të muajit qershor individët zotëronin rreth 20.92% të instrumenteve të borxhit të brendshëm të emetuara nga qeveria shqiptare, nga 20.74% që ishte kjo pjesë në fund të tremujorit të parë dhe 19.6% që ishte në fund të vitit të kaluar.
Pjesa e borxhit të mbajtur nga individët po shënon aktualisht nivelet më të larta historike. Në vlerë absolute, shuma e borxhit të financuar nga individët vlerësohet të ketë arritur në rreth 155 miliardë lekë, në rritje me 15 miliardë lekë ose 10.7% më shumë krahasuar me fundin e vitit 2022.
Megjithatë, të dhënat në kohë tregojnë se gjatë tremujorit të dytë të këtij viti investimet e individëve në bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare janë rritur me ritme më të ngadalta.
Kjo tregon se tendenca në rënie e yield-eve në gjysmën e parë të vitit 2023 është pasqyruar shpejt në një frenim të interesit të individëve për të investuar në instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare.
Investimet e individëve në bonot dhe obligacionet morën një shtysë të fortë gjatë vitit 2022, kryesisht për shkak të rritjes së fortë të yield-eve.
Në muajin mars 2022, Banka e Shqipërisë nisi ciklin e normalizimit monetar, duke e rritur normën e interesit pesë herë brenda vitit dhe duke e çuar atë nga 0.5% në 2.75%.
Kjo rritje u reflektua shumë shpejt, madje edhe u tejkalua në yield-et e titujve të borxhit qeveritar, sidomos në ato me maturim afatshkurtër.
Pasiguria nga rritja e shpejtë e interesave dhe pritshmëritë për rritje të mëtejshme të tyre i çuan yield-et pranë niveleve më të larta të dekadës së fundit. Rritja e yield-eve i bëri titujt qeveritarë shumë më tërheqës edhe për investitorët individualë.
Një pjesë e depozituesve preferuan t’i tërheqin paratë e mbajtura në depozita bankare dhe t’i investojnë në bono edhe obligacione, në kërkim të kthimeve më të larta.
Depozitat bankare në lekë shënuan një rritje mjaft modeste gjatë vitit 2022. Një pjesë tjetër vendosën të shisnin kuotat në fondet e investimeve, që vitin e kaluar pësuan një goditje të fortë nga rritja e yield-eve. Kjo solli një rënie të vlerës së aseteve neto të fondeve me rreth 47% vitin e kaluar.
Në tetor të vitit të kaluar, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi anulimin e vendimit të mëparshëm, për mbylljen e aktivitetit të ndërmjetësimit të investimit të personave fizikë në bonot e thesarit nëpërmjet Bankës së Shqipërisë.
Kjo e lehtësoi edhe më shumë pjesëmarrjen e individëve në ankandet e bonove të thesarit.
Megjithatë, në gjysmën e parë të këtij viti yield-et pësuan një rënie graduale, për shkak të frenimit të rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë dhe kërkesës së lartë të investitorëve për të investuar në këto instrumente.
Yield-et e bonove 12-mujore, instrumentit kryesor të huamarrjes së brendshme, në mesin e këtij viti zbritën shumë afër normës bazë të interesit. /Burimi i lajmit Monitor
foto ilustruese Raporti i kredive me probleme të sektorit bankar vijoi rënien gjatë vitit 2022 dhe e zbriti në nivelin e 5%, nga 5.65%...
euro TIRANË- Gjysma e parë e vitit 2023 solli përmirësim në disa prej treguesve të strategjisë së deeuroizimit t&e...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun regjistroi një tjetër rritje të fortë ditën e premte dhe u kthye sipër nivelit t&eu...
Lulëzimi turistik i Shqipërisë këtë vit është reflektuar qartësisht edhe në qershor. Të dhënat mujore ...
Dy bashki të audituara së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit janë gjetur me problematika sa i takon qiradhënies së pasuris&e...
Vitin e kaluar raporti mes numrit të dëmeve dhe numrit të kontratave të sigurimit të detyrueshëm motorik u rrit për të...
Pas vitit 2015, qeveria nisi me vrull praktikën e dhënies së koncesioneve për shumë shërbime e projekte, që ajo synonte t&e...
foto ilustruese Teprica e likuiditetit të qeverisë shqiptare ka arritur rekorde të reja këtë vit. Sipas të dhënave t&eu...
Çmimet e grumbullimit të qumështit me shumice tek fermat blegtorale janë ulur që nga prilli 2023 me 12-15 për qind, por kjo ul...
Pas rritjes së fortë në qershor, ritmi i mbledhjes së të ardhurave u ngadalësua sërish në muajin korrik. Të dh&e...