LIVE UPDATES
Ekonomi

Kreditë me probleme, si u renditën bankat në 2022

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2022 sektori bankar shqiptar kishte kredi të këqija në vlerën e 35.7 miliardë lekëve.

18 Gusht 2023, 22:25 Nga m.s
Kreditë me probleme, si u renditën bankat në 2022
foto ilustruese

Raporti i kredive me probleme të sektorit bankar vijoi rënien gjatë vitit 2022 dhe e zbriti në nivelin e 5%, nga 5.65% që kishte qenë një vit më parë.

Megjithëse raporti i kredive me probleme preku nivelin më të ulët në afërsisht 15 vjet, ritmet e rënies rezultuan të ngadalësuara krahasuar me vitet e mëparshme, duke reflektuar efektet e para të inflacionit dhe rritjes së normave të interesit.

Të dhënat nga Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes i Bankës së Shqipërisë, të përpunuara nga “Monitor”, tregojnë se raporti i kredive me probleme ra për shumicën dërrmuese të bankave.

Banka me raportin më të ulët të kredive me probleme në fund të vitit të kaluar ishte Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank). Raporti i kredive me probleme zbriti në 2.1%, nga 4.6% që kishte qenë një vit më parë.

Shumë afër qëndron edhe Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri, me një raport të kredive me probleme prej 2.2%, edhe ajo në përmirësim nga niveli prej 3.7% i vitit 2021.

ProCredit Bank Shqipëri e ka ulur gjithashtu raportin e kredive me probleme në 3.1%, nga 4.4% që kishte qenë në fund të vitit 2021.

Në rënie ky raport paraqitet edhe për Bankën OTP Albania, në 3.6%, nga 4.6% që kishte qenë një vit më parë. Procesi i bashkimit me Alpha Bank nuk e ka përkeqësuar cilësinë e portofolit të kredisë.

Banka më e madhe në vend, Banka Kombëtare Tregtare, vitin e kaluar e uli raportin e kredive me probleme në 4%, nga 4.8% ku qëndronte një vit më parë.

Banka e fundit me një raport të kredive me probleme poshtë mesatares së sektorit bankar është Tirana Bank. Në fund të vitit 2022, raporti i kredive me probleme të Tirana Bank zbriti në 4.2%, nga 4.6% që kishte qenë një vit më parë.

Ndër bankat me një raport të kredive me probleme më të lartë se mesatarja e sektorit, e para rezulton Raiffeisen Bank Shqipëri, në nivelin 5.3%, por edhe kjo në përmirësim të ndjeshëm nga niveli prej 6.6% i vitit 2021.

Banka e Parë e Investimeve (Fibank) dhe Union Bank kanë një raport të kredive me probleme të përafërt, pranë nivelit 6.3%.

Edhe këto dy banka kanë një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitin 2021, kur Fibank qëndronte në nivelin 7.6% dhe Union Bank në nivelin në 7.7%.

Edhe Credins Bank vazhdon të ketë një raport të kredive me probleme ndjeshëm më të lartë se mesatarja e sistemit, me 6.8%. Megjithatë, edhe Credins ka arritur ta ulë ndjeshëm këtë raport nga niveli prej 8% i vitit 2021.

E vetmja bankë që ka pësuar rritje të ndjeshme të raportit të kredive me probleme vitin e kaluar ishte Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA). Ky raport u rrit në 17.6%, nga 4.6% që kishte qenë një vit më parë.

Vitin e kaluar, UBA finalizoi transferimin e kontrollit nga Banka Islamike për Zhvillim te kompania shqiptare e sigurimeve Eurosig. Ky proces mund të jetë shoqëruar, veç të tjerash, me një klasifikim më të saktë të cilësisë së portofolit të kredisë.

Raporti i kredive me probleme pjesërisht mund të ndikohet edhe nga trajtimi i kredive të këqija prej bankave.

Disa banka mund të jenë më të prirura se të tjerat për pastruar portofolet, nëpërmjet shitjes së kredive të këqija tek institucionet financiare të mbledhjes së borxhit, duke e ulur në këtë mënyrë raportin e kredive me probleme.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2022 sektori bankar shqiptar kishte kredi të këqija në vlerën e 35.7 miliardë lekëve.

Në vlerë absolute, më shumë se 70% e stokut të kredive me probleme është e përqendruar në katër bankat me rëndësi sistemike, që zotërojnë edhe pjesën më të madhe të portofolit të kredisë për ekonominë./Burimi i lajmit Monitor 

bankat shqiperi kredi

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!