LIVE UPDATES
Ekonomi

KESH shet edhe 7.6 milionë euro energji në janar, s’ka interes për depozitim

Çmimet e energjisë në bursën e Hungarisë e cila shërben edhe si referencë për vendin tonë janë luhatur në nivele më të përballueshme. Të hënën 1 MWH energji u shit për 131 euro ndërkohë që për të martën çmimi i 1 MWh në bazë ishte 141 euro.

16 Janar 2023, 17:09 Nga k.m.
KESH shet edhe 7.6 milionë euro energji në janar, s’ka interes
Foto ilustruese

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka arritur të arkëtojë edhe 7.6 milionë të tjera nga shitja e energjisë. Kjo është procedura e parë e shitjes për këtë vit ndërkohë që një sërë të tjerash u zhvilluan në fund të vitit të shkuar pas përmirësimit të situatës hidrike në vend. KESH ka shitur në lotin e parë 42 mijë/MWh energji me një çmim të ponderuar 139 .7 euro për MWh dhe në lotin e dytë 25.2 mijë MËH me një çmim të ponderuar 69.16. Energjia do të lëvrohet mes 16-22 janar. Çmimet e energjisë në bursën e Hungarisë e cila shërben edhe si referencë për vendin tonë janë luhatur në nivele më të përballueshme. Të hënën 1 MWH energji u shit për 131 euro ndërkohë që për të martën çmimi i 1 MWh në bazë ishte 141 euro.

Pritshmëritë në tregun europian janë që çmimet të pësojnë një ulje graduale por arritja në normalitetin e dikurshëm mbetet e pasigurt për shkak të paqartësive në horizont dhe vijimit të konfliktit Rusi-Ukrainë. KESH ndërkohë kërkoi që një sasi jo të vogël ta depozitonte por duket se për këtë procedurë ka munguar interesi.

Më herët KESH shpjegoi për “Monitor” se procedurat e depozitimit nuk janë atraktive për tregtarët duke qenë se në kushtet e krizës janë rritur risqet në tregje. Procedurat e depozitimit nuk ta përfshirë drejtpërdrejt një transaksion monetar dhe ky është një tjetër disavantazh.

“Në zbatim të VKM 620, përcaktohet se depozitimi bëhet me koeficient 1:1 pra nëse marr një MWh, atëherë duhet të kthej po 1 MWh. Në këtë kontekst, kjo është e leverdishme për depozituesin, por jo tregtarin. Tregu i energjisë nga tetori 2021 dhe në vazhdim ka treguar se është i paqëndrueshëm dhe ende nuk dihet se kur do të krijohet një lloj qëndrueshmërie. Depozitimi është praktikë që nuk përfshin shkëmbimin monetar por tregtari apo shoqëria që do të depozitojë dhe do ta kthejë këtë energji në momentin e rënë dakord e sheh gjithmonë nga efekti financiar.

Nëse ai e blen sot sasinë e nxjerrë nga KESH dhe e shet me një çmim (X), ai duhet që, energjinë të cilën do ta kthejë në verë, ta sigurojë më lirë për të pasur interes në këtë procedurë. Por sot, në tregje ka shumë pasiguri dhe nuk ka më garanci që transaksioni që po kryen do të jetë i leverdishëm. Përveç kësaj, janë rritur kostot e kapaciteteve, të cilat edhe ato janë bërë të paqëndrueshme. Kjo do të thotë se, pavarësisht sa merret energjia në bursë, ka kosto shtesë për transmetimin që ndryshon. E gjitha kjo e bën depozitimin një transaksion me rrezik të lartë”, thanë përfaqësues të KESH./Monitor

kesh energjia elektrike ne shqiperi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë