Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tregtarët pohojnë se pakësimi i të rinjve ka ndikim të fortë të shitjet, pasi ata janë konsumator të mëdhenj të pijeve, brumërave, por edhe veshjeve, ndryshe nga moshat më të vjetra që kanë një strukturë krejt tjetër blerjeve.
Të dhënat e sotshme të INSTAT mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto treguan se konsumi final i popullatës u rrit me 2.77 për qind vitin e kaluar, niveli më i ulët i regjistruar që viti i pandemisë 2020.
Konsumi final i popullatës është i lidhur ngushtë me zhvillimet demografike. Në 1 janar 2025 popullsia e vendit ra me 27 mijë persona ose -1.2% ne raport me vitin paraardhës, ndërsa grup-mosha e re 0-29 vjeç u tkurr me trefishin, -3.7 për qind. Tregtarët pohojnë se pakësimi i të rinjve ka ndikim të fortë të shitjet, pasi ata janë konsumator të mëdhenj të pijeve, brumërave, por edhe veshjeve, ndryshe nga moshat më të vjetra që kanë një strukturë krejt tjetër blerjeve.
Të dhënat mbi konsumin e familjeve kanë një lidhje të fortë edhe me faktorët demografike, po aq edhe me ciklet ekonomisë. Në periudhën e artë të rritjes 2000-2008 konsumi i popullatës u rrit shumë herë më tepër se ekonomia, i nxitur nga rritja e pagave, pensioneve dhe kredisë bankare. Popullsia e vendit ende ruante bazamentin e fortë të grup-moshat e reja të cilat janë sot janë pakicë në raport me popullsinë e përgjithshme.
Bashkë me rënien e popullsisë inflacioni i lartë i ushqimeve duket se po gërryen fuqinë blerëse. Ndonëse pagat mund të kenë pësuar rritje nominale, kostoja e jetesës, veçanërisht ushqimet dhe qiratë po përpijnë pjesën dërrmuese të buxhetit familjar, duke lënë pak hapësirë për konsum shtesë.
Ekonomia shqiptare ka vuajtur nga një lidhje e dobët e rritjes ekonomike me punësimin dhe rritjen e konsumit. Të dhënat historike tregojnë se ekonomia është rritur në vijimësi po punësimi shpesh ka pësuar rënie, teksa konsumi në vitet e fundit ka qenë më i ulët se sa rritja ekonomike.
Në frenimin e rritjes se konsumit ka ndikuar edhe kursi i këmbimit. Shumë familje shqiptare varen nga remitancat, paratë që dërgojnë emigrantët) ose punojnë në sektorë që paguhen në Euro. Me rënien e fortë të Euros përballë Lekut, këto familje kanë sot më pak fuqi blerëse se dy vite më parë. Edhe pse hyjnë shumë Euro nga turizmi, vlerësimi i Lekut ka bërë që ato Euro të blejnë më pak produkte në tregun vendas./Monitor.al
Foto ilustruse Holanda rifitoi “fronin” e investitorit kryesor të huaj në Shqipëri vitin e kaluar. Sipas të dhënave ng...
Foto ilustruse Shqipëria synon të forcojë mbikëqyrjen e sektorit financiar përmes një projektligji të ri që vendos ...
Foto ilustruse Administrata tatimore njofton bizneset që rezultojnë me tepricë kreditore të tatim fitimit për periudhat tatimore p...
Foto ilustruse Tregu i sigurimeve ka shfaqur një rritje modeste edhe në muajin shkurt. Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Finan...
Ashtu si gjatë krizës së çmimeve të vitit 2022, edhe tani qytetarët e zonave kufitare kanë rinisur të blejnë ka...
Kriza e çmimeve të energjisë dhe rreziqet inflacioniste nuk po e prekin aspak kursin e këmbimit të Lekut; përkundrazi, monedha...
Rreziku i kursit të këmbimit për borxhin publik pësoi rënie të mëtejshme vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Min...
Kredia e biznesit për investime u zgjerua përsëri me ritme të larta vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipëris&...
Foto ilustruse Kjo fundjavë ka qenë e gjatë, me katër ditë pushim. Por, siç e kemi thënë shpesh, biznesi në ...
Foto ilustruse Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve morën gjatë vitit të shkuar 350 milionë lekë, apo më s...