Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ulja e këtij rreziku në vitet e fundit është mbështetur kryesisht nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit, që ka ulur vlerën e borxhit në valutë të huaj dhe peshën e tij specifike, pavarësisht se qeveria shqiptare ka zgjeruar huamarrjen në valutë, sidomos përmes emetimit periodik të Eurobondeve në tregjet ndërkombëtare.

Rreziku i kursit të këmbimit për borxhin publik pësoi rënie të mëtejshme vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, raporti i borxhit në monedhë të huaj ndaj totalit të borxhit publik për vitin 2025 zbriti në 40%, nga 41.9% që ishte një vit më parë.
Ulja e këtij rreziku në vitet e fundit është mbështetur kryesisht nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit, që ka ulur vlerën e borxhit në valutë të huaj dhe peshën e tij specifike, pavarësisht se qeveria shqiptare ka zgjeruar huamarrjen në valutë, sidomos përmes emetimit periodik të Eurobondeve në tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, një zhvlerësim i mundshëm i Lekut në kursin e këmbimit me Euron do të sillte automatikisht një rritje të peshës së borxhit në valutë.
Ndërkohë, vitin e kaluar u shënua një rritje e lehtë në treguesin e rrezikut të rifinancimit të borxhit publik. Vlera e borxhit të brendshëm që maturohet brenda një viti ishte 39.2%, nga 39% që kishte qenë në fund të vitit 2024. Sidoqoftë, ky tregues ngelet shumë afër niveleve më të ulëta historike.
Në dekadën e fundit, Ministria e Financave ka ndjekur një strategji të zgjatjes graduale të maturitetit të borxhit publik, me qëllim kryesor uljen e rrezikut të rifinancimit, por edhe përfitimin nga cikli i normave të ulëta të interesit.
Në fundin e vitit 2025, maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm u rrit në 2.8 vjet, nga 2.6 vjet që kishte qenë në fund të vitit të kaluar. Kjo rritje dëshmon pikërisht përdorimin më të madh të instrumenteve me maturim afatgjatë edhe gjatë vitit të kaluar.
Në strategjinë afatmesme të menaxhimit të borxhit, 2025-2029, Ministria e Financave vlerëson si të nevojshëm vazhdimin e masave të ndërmarra për reduktimin e mëtejshëm të ekspozimit ndaj rrezikut të rifinancimit, duke pasur si objektiv rritjen e përqendrimit të titujve afatmesëm dhe afatgjatë në portofolin e borxhit të brendshëm.
Sipas vlerësimeve të këtij institucioni, kushtet ekzistuese në tregjet financiare vlerësohet se vijojnë të ofrojnë mundësinë e zgjatjes së maturitetit mesatar të borxhit dhe balancimit të profilit të maturitetit, së bashku me uljen e peshës së borxhit afatshkurtër në totalin e portofolit të borxhit të brendshëm.
Edhe rreziku i normave të interesit, i shprehur si përqindja e borxhit që rifiksohet brenda një viti kundrejt totalit të borxhit publik zbriti në 39.2%, nga 39.3% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor.al
Kredia e biznesit për investime u zgjerua përsëri me ritme të larta vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipëris&...
Foto ilustruse Kjo fundjavë ka qenë e gjatë, me katër ditë pushim. Por, siç e kemi thënë shpesh, biznesi në ...
Foto ilustruse Shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve morën gjatë vitit të shkuar 350 milionë lekë, apo më s...
Foto ilustruse Vendi do t’i nënshtrohet tashmë një tjetër fotografimi ajror që synon të rifreskojë hartat e prodhu...
Paga mesatare në sektorin financiar u rrit me 6.1% vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga INSTAT, paga mesatare bruto në grupin aktivitete f...
Foto ilustruse Në një botë ku tensionet gjeopolitike janë bërë pothuajse rutinë, ekonomia globale po lëviz mbi nj&e...
Foto ilustruse Teksa të ardhurat buxhetore po mbështeten te puna, shpërndarja e tyre po favorizon shpenzimet kapitale. Vitin e kaluar, qever...
Foto ilustruse Ekonomia shqiptare dha shenjat e para të lodhjes, pas një periudhe kur buxheti i shtetit u ushqye nga bumi i ndërtimit, shifr...
Foto Ilustruese TIRANË- Ekonomia me përqendrimin më të madh të makinave në botë vazhdon të tërheqë invest...
Foto Ilustruese TIRANË- Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare pas shpërthimit të konfliktit n&e...