12 Shtator 2023, 07:15
Nga A.B

Qeveria shpenzon nga taksat tona rreth 785 euro në vit për nxënës për shërbimin e arsimor në ciklin 9-vjeçar.
Kostoja për nxënës në të gjitha nivelet e studimit në arsimin publik është llogaritur nga Ministria e Arsimit në ndarjen e fondeve sipas programeve.
Sipas të dhënave zyrtare në arsimin 9-vjeçar në këtë vit shkollor janë rreth 260 mijë nxënës.
Vetëm për shërbimin e mësimdhënies është përcaktuar në buxhet rreth 22 miliardë lekë, që përfaqëson kryesisht pagat e mësuesve. Shpenzimet për nxënës gjatë një viti shkollor llogariten në 82,425 lekë ose rreth 785 euro.
Në arsimin e mesëm, kostoja është disi më e lartë. Shpenzimet publike për një nxënës gjatë një viti shkollor në gjimnaz llogariten 104,020 lekë nga Ministria e Arsimit ose një rreth 990 euro.
Në arsimin e lartë publik, në nivelin e parë, shërbimi i mësimdhënies për një student është 1326 euro.
Kostot për nxënës në arsimin publik pritet të rriten në vitet në vijim nga ulja e numrit të nxënësve dhe rritja e pagave të mësuesve.
Kostot reale janë edhe më larta, pasi një pjesë e tyre mbulohen nga prindërit, të tilla si shpenzimet e transportit, pajisjet shkollore që përfshijnë mjetet dhe librat përballohen nga prindërit.
Këtë shkollor 2023-2024 në të gjitha institucionet e arsimit para-universitar rreth 29 mijë nxënës u ulën në bankat e shkollës për herë të parë. Numri është i njëjtë në krahasim me një vit më parë pasi Ministria e Arsimit ndryshoi kriteret për regjistrim në klasë të parë.
Këtë vit shkollor mund të regjistroheshin të gjithë fëmijët që mbushin 6 vjeç deri në dhjetor, ndërsa deri vjet regjistroheshin vetëm ata që mbushin 6 vjeç deri në ditën e fillimit të vitit shkollor.
Në klasën e 10, rreth 27 mijë nxënës nisën vitin akademik 2023-2024 nga rreth 28 mijë që ishin vitin kaluar. Rënia më e madhe në ketë grupmoshë, veç të tjerash vjen nga emigracioni i lartë i të rinjve minorenë.
Sistemi arsimor parauniversitar po preket rëndë nga flukset e larta të emigracionit në moshat e reja.
Numri i fëmijëve që nisën klasën e parë këtë vit është 2.6 herë më i ulët se në vitet e para të tranzicionit 1994-1995 ku regjistroheshin në klasë të parë rreth 77 mijë nxënës në vit./MONITOR
buxhet mesim shkolla 9-vjecare
Ekonomi
12 Shtator 2023, 07:10
A.B
Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama kërkon rishikim e një sër&eu...
Ekonomi
11 Shtator 2023, 14:27
r.ll
foto ilustruese
Nëse keni një fëmijë që kthehet në shkollë, një gjë është e sigurt: kur bëhet f...
Ekonomi
11 Shtator 2023, 13:46
A.B
Euro e ka nisur edhe këtë javë në rënie në kursin e këmbimit me Lekun.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipër...
Ekonomi
11 Shtator 2023, 07:20
A.B
Produktet
Konsumi i produkteve të shportës ushqimore për disa nga kompanitë kryesore importuese vijon të jetë me rënie, ...
Ekonomi
11 Shtator 2023, 07:15
A.B
Metodat e vlerësimit për procedura të ndryshme prokurimi të lidhura me ndërhyrje në akse rrugore sipas praktikës “me ...
Ekonomi
11 Shtator 2023, 07:10
A.B
Raporti i kredive me probleme të sektorit bankar shënoi një rritje të lehtë në muajin korrik.
Sipas informacioneve nga Banka e ...
Ekonomi
11 Shtator 2023, 07:05
A.B
Prodhuesit e bukës, të specialiteteve të brumërave të ndryshme dhe pastiçerive po përballen me mungesë të theks...
Ekonomi
10 Shtator 2023, 07:27
f.i
Edi Rama
TIRANË- Duke pasur parasysh që gjithmonë ndryshimet në qeveri janë paraprirë nga kritikat për punën e...
Ekonomi
9 Shtator 2023, 07:10
A.B
Alternativa kryesore për investimet financiare në tregun shqiptar ngelen pasuritë e paluajtshme. Pas një stopimi në fundin e dekad&eu...
Ekonomi
9 Shtator 2023, 07:05
A.B
2023-shi po shfaq tiparet e një viti tranzicioni në zhvendosjen në rritje të normave të interesit në tregun financiar shqiptar. ...