LIVE UPDATES
Ekonomi

Kreditë me probleme të institucioneve financiare jo banka u rritën në 2023

Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e totalit të kredive me probleme për subjektet financiare jobanka (rreth 85% e saj) është ndikuar kryesisht nga veprimet e subjekteve Final dhe Micro Credit Albania, të cilat gjatë vitit 2023 kanë trajtuar volume të konsiderueshme të kredive me probleme, të blera nga bankat dhe institucionet e tjera.

10 Korrik 2024, 07:20 Nga r.ll
Kreditë me probleme të institucioneve financiare jo banka u
foto ilustruese

TIRANË- Raporti i kredive me probleme për institucionet financiare jobanka shënoi rritje vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit 2023 ky raport u rrit në 13.9%, nga 13.2% që kishte qenë një vit më parë.

Ky raport është pothuajse tre herë më i lartë krahasuar me nivelin mesatar të kredive me probleme të sektorit bankar, që në fund të vitit 2023 ishte pak më shumë se 4.7%.

Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja e totalit të kredive me probleme për subjektet financiare jobanka (rreth 85% e saj) është ndikuar kryesisht nga veprimet e subjekteve Final dhe Micro Credit Albania, të cilat gjatë vitit 2023 kanë trajtuar volume të konsiderueshme të kredive me probleme, të blera nga bankat dhe institucionet e tjera.

Për vitin e kaluar, shoqëria Micro Credit Albania shënoi një rritje të ndjeshme të portofolit të mikrokredisë, me 0.53 miliardë lekë. Në vitin 2022, kjo shumë qëndronte në zërin “Të tjera të arkëtueshme”, si kredi me probleme të blera, por të patrajtuara nga subjekti.

Pas masës së pezullimit të veprimtarisë që Banka e Shqipërisë aplikoi ndaj këtij subjekti gjatë vitit 2023, ai ka trajtuar një numër të lartë të kredive, duke i klasifikuar ato në klasat përkatëse të portofolit të mikrokredisë. Në mënyrë të ngjashme, edhe subjekti Final, gjatë vitit 2023, ka transferuar

një pjesë të kredive me probleme që kishte blerë nga subjektet e tjera (0.43 miliardë lekë), nga zëri “Të tjera të arkëtueshme” në klasat përkatëse të portofolit të mikrokredisë.

Riklasifikimi i kredive të këtyre subjekteve ka ndikuar rrjedhimisht edhe në rritjen e raportit të kredive me probleme të sektorit.

Më datë 23 maj të këtij viti, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, vendosi revokimin e licencës për dy institucionet e mësipërme financiare, pasi aksionerët e tyre u dërguan për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, për shkelje ligjore në procesin e mbledhjes së kredive të këqija.

Pavarësisht rritjes së raportit të kreidve me probleme, gjatë vitit 2023, institucionet financiare jobanka që ushtrojnë veprimtaritë e kreditimit kanë gjeneruar një rezultat pozitiv neto prej pothaujse pesë miliardë lekësh. Krahasuar me vitin paraardhë, vlera e fitimit neto është rritur me më shumë se 84%.

Megjithatë, pjesa më e madhe e shtesës së fitimit krahasuar me vitin 2022 i takon dividendit të përfituar nga institucioni financiar Tranzit, nga pjesëmarrja si aksioner në Bankën Amerikane të Investimeve. Pikërisht Tranzit ishte subjekti me kontributin më të lartë në fitimin e realizuar, ndërsa pas tij u renditën Kredo Finance dhe IuteCredit Albania.

Kthimi mesatar nga aktivet për IFJB-të që ushtrojnë veprimtaritë e kreditimit arriti në 7.7% (kundrejt 4.8% në vitin 2022), ndërsa kthimi mesatar nga kapitali arriti në 37.4% (kundrejt 17.9% në vitin 2022).

Në fund të vitit 2023, portofoli i kredisë bruto për institucionet financiare jobanka arriti në 53.6 miliardë lekë, në rritje me 13% krahasuar me vitin paraardhës. Portofoli i kredisë bruto të IFJB-ve arrin në 7.25% të totalit të kredisë së sistemit bankar, duke regjistruar një rritje prej 1 pikë përqindje krahasuar me vitin paraardhës./MONITOR

kredite me probleme

Sondazh

Poll
Ekonomi 2 Korrik 2024, 14:36 N.F

Inflacioni në Eurozonë ulet në 2.5%

Foto ilustruese TIRANË- Inflacioni i Eurozonës u ngadalësua në 2.5 për qind në qershor, por politikëbërësit do...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës