6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Pas propozimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të emërimit të dy anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në njoftimin e tij, Këshilli i Ministrave inkurajon personat që përmbushin kriteret të aplikojnë për vendin e fundit vakant të një anëtari në këtë këshill, që duhet të propozohet nga ky institucion.
Kryeministria ka hapur përsëri një procedurë aplikimesh për kandidatët e interesuar për t’u zgjedhur si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Pas propozimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të emërimit të dy anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në njoftimin e tij, Këshilli i Ministrave inkurajon personat që përmbushin kriteret të aplikojnë për vendin e fundit vakant të një anëtari në këtë këshill, që duhet të propozohet nga ky institucion.
Sipas ligjit, aplikantët duhet të kenë arsimin e lartë ekonomik ose juridik, përvojë profesionale në çështje financiare dhe bankare, kualifikime profesionale të profilit dhe përvojë pune mbi pesë vjet në administratën publike ose në institucionet financiare dhe bankare.
Kryeministria pati hapur një procedurë të parë aplikimesh në fund të nëntorit 2025, në vijim të së cilës iu propozuan Kuvendit për t’u votuar dy kandidatë. Ndërkohë, ky institucion nuk bëri publike arsyet e mospropozimit të një kandidature të tretë dhe nuk publikoi as listën e kandidatëve që aplikuan në proces. Afati i pranimit të aplikimeve për këtë procedurë të re është data 11 mars 2026.
Në muajin dhjetor 2025 përfunduan mandatet shtatëvjeçare të gjashtë anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, të zgjedhur në fund të vitit 2018. Luljeta Minxhozi, Artan Hoxha dhe Violeta Staka ishin kandidatë të propozuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa Edlira Luçi, Ridvan Bode dhe Suela Popa ishin kandidatë të propozuar nga Këshilli i Ministrave. Rrjedhimisht, Kryeministria dhe Kuvendi nisën edhe procedurat për përzgjedhjen dhe propozimin e anëtarëve të rinj.
Më datë 6 shkurt, Këshilli i Ministrave i propozoi Kuvendit të Shqipërisë emrat e Ervin Metes dhe Jonida Priftit, si kandidatë për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të bankës së Shqipërisë.
Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë në fillim të muajit shkurt zhvilloi seanca dëgjimore me 18 nga 20 kandidatë që kishin aplikuar zyrtarisht. Kuvendi nuk i ka zyrtarizuar ende kandidatët e përzgjedhur, por ditën e hënë grupi parlamentar i Partisë Socialiste u udhëzua të mbështeste kandidaturat e Selami Xhepës, Holta Zaçajt dhe Matilda Shehut.
Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre pas përfundimit të mandatit. Ndërkohë, ligji “Për Bankën e Shqipërisë” kërkon që mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës zhvillohet me praninë e më shumë se gjysmës së anëtarëve të emëruar, duke përfshirë praninë e kryetarit ose zëvendëskryetarit të Këshillit Mbikëqyrës.
Për këtë arsye, prej gati dy muajsh, Këshilli Mbikëqyrës nuk ka më kuorum dhe vendimmarrja është faktikisht e paralizuar.
Dy mbledhjet e Këshillit Mbikëqyrës, të planifikuara për t’u zhvilluar në janar dhe shkurt, dështuan. Në mbledhjen e muajit shkurt duhet të shqyrtohej dhe miratohej raporti i Politikës Monetare për tremujorin e parë të vitit, i shoqëruar me vendimmarrjen e radhës të politikës monetare për normat bazë të interesit./Monitor.al
Foto ilustriese Projeksionet e fundit të Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare (WIIW) mbi integrimin e Shqipëri...
Foto ilustruese Punësimi në sektorin bankar shënoi rritje të fortë vitin e kaluar dhe arriti nivelin më të lartë hi...
Foto Ilustruese Një reformë e vonuar në arsimin e lartë po synon të sjellë ndryshime në mënyrën e financimit p...
Foto ilustruse Në shumicën e vendeve europiane, personat me të ardhura më të larta paguajnë proporcionalisht më shum&eum...
Foto ilustruse Tenderët që lidhen me sistemet e informacionit dhe teknologjisë kanë mbetur së fundmi “dyerve” të ...
Banka Botërore bëri një vlerësim të fundit për Programin i Modernizimit të Sektorit të Ujit dhe Kanalizimeve në S...
TIRANË- Ema, punonjëse në një media, kur bëri deklarimin e Deklaratës Individuale të të Ardhurave Vjetore për vit...
António Costa Europës i duhet një ndryshim rrënjësor, në të cilin kryeqytetet e BE-së të lënë m&eu...
Foto ilustruse Në mbledhjen e parë, Qeveria e Kosovës ka proceduar në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026. Kryeministri...
Foto ilustruse Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar u rrit përsëri gjatë vitit 2025 dhe arriti nive...