Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve të tregut në fund të qershorit arriti vlerën e 18.5 miliardë lekëve ose pothuajse 190 milionë eurove. Vlera e aktiveve të tregut është rritur me 8% që nga fillimi i vitit dhe me 12.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu i shoqërive të kursim-kreditit (SHKK) ka shënuar rritje të shpejtë në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i aktiveve të tregut në fund të qershorit arriti vlerën e 18.5 miliardë lekëve ose pothuajse 190 milionë eurove. Vlera e aktiveve të tregut është rritur me 8% që nga fillimi i vitit dhe me 12.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shoqëritë e kursim-kreditit ose kooperativat financiare janë një segment i mikrofinancës veçanërisht i suksesshëm në zonat rurale të vendit, me fokus kryesor financimin e ekonomive bujqësore. Ato pranojnë depozita nga anëtarët dhe ofrojnë kredi për ta, duke pasur si qëllim kryesisht mbushjen e boshllëkut që krijon mungesa e pranisë së sektorit bankar në zonat rurale dhe periferike të vendit.
Ky model ka rezultuar veçanërisht efikas për ofrimin e shërbimeve financiare në zonat që kanë akses të kufizuar në sektorin bankar.
Portofoli i kredisë të dhënë nga SHKK-të në mesin e këtij viti arriti në pothuajse 13.84 miliardë lekë, me rritje prej 6% që nga fillimi i vitit dhe 8.5% krahasuar me një vit më parë.
Pjesa tjetër e aktiveve konsiston kryesisht në depozita të vendosura në institucione të tjera financiare, ndërsa një pjesë shumë të vogël zënë investimet në letrat me vlerë dhe aktivet jo financiare.
Aktiviteti ndërmjetësues i SHKK-ve mbështetet, në pjesën më të madhe, te depozitat e anëtarëve. Në qershor të këtij viti, depozitat përbënin afërsisht 64% të detyrimeve totale të sektorit. Në vlerë ato prekën shifrën e 11.84 miliardë lekëve, në rritje 5.6% me bazë vjetore.
Edhe në sektorin e SHKK-ve në dy vitet e fundit po vërehet një rritje e peshës së depozitave në valutë të huaj. Depozitat në valutë janë në rritje vjetore 11.1%, pavarësisht efektit negative të kursit të këmbimit (bilanci raportohet në Lekë). Ndërsa depozitat në monedhën vendase shënuan një rritje të ulët, me 4% krahasuar me mesin e vitit të kaluar. Pesha e depozitave në valutë ndaj totalit ka arritur në 22.8%, nga 21.7% që kishte qenë një vit më parë.
Në përgjithësi, SHKK-të ofrojnë norma interesi për depozitat më të larta se bankat tregtare, ndërsa paralelisht edhe kreditë në përgjithësi kanë norma më të larta interesi.
Rritja e depozitave të SHKK-ve vitet e fundit është mbështetur shumë edhe nga përfshirja e tyre në skemën e sigurimit të depozitave. Që prej vitit 2017, depozitat pranë SHKK-ve janë të siguruara deri në vlerën e dy milionë lekëve.
Por, sigurimi bëhet efektiv vetëm në momentin kur SHKK-ja përkatëse anëtarësohet në skemën e sigurimit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Për këtë qëllim, SHKK-të duhet të certifikohen dhe të marrin një vërtetim të përmbushjes së kritereve nga Këshilli Drejtues i ASD-së.
Agjencia e Sigurimit të Depozitave raporton nëntë subjekte të anëtarësuara në skemën e sigurimit të depozitave. Gjithsej në regjistrat e Bankës së Shqipërisë rezultojnë gjithsej 16 SHKK të licencuara, por, për disa prej tyre, licencat janë pezulluar nga Banka Qendrore./Monitor.al
Foto Ilustruese TIRANË- INSTAT raportoi se në vitin 2024 rreth 120 mijë persona të moshuar mbi 65 vjeç janë përfshir&...
Foto Ilustruese TIRANË- Pesë kompani kanë ankimuar njëra pas tjetrës ditët e fundit një procedurë të Agjencis&...
TIRANË- Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor, sipas të dhënave të fundit t&e...
Foto Ilustruese TIRANË- Shuma që Albcontrol, kompania me pronësi shtetërore, që menaxhon trafikun ajror, nuk ka arritur të ar...
Foto Ilustruese TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka njoftuar se bizneset do të kenë afat deri më 3...
TIRANË- Ndonëse gushti supozohet të jetë një muaj i nxehtë për ekonominë për shkak të hyrjeve të të...
Foto Ilustruese TIRANË- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit t&eum...
Foto Ilustruese Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrë...
TIRANË- Administrata Tatimore do të nisë nga tetori 2025 një Plan Operacional të dedikuar për sektorin e ndërtimit, me q&eu...
Foto Ilustruese TIRANË- Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë s...