Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bonusi i bebes është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 që mbështet familjet nëpërmjet dhënies direkte të çekut me vlerën e 40 mijë lekëve për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë. Bonusi përfitohet për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, edhe nëse foshnja ka lindur jashtë shtetit, në formën e çekut që tërhiqet nga nëna.
TIRANË- Në total në 4 vjet për periudhën 2019-2022 nga nisja e programit mbështetës për dhënien e bonusit të bebeve, sipas të dhënave të raporteve të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë është shpenzuar nga buxheti i shtetit fondi me vlerë 11,5 miliardë lekë apo rreth 112 milionë euro.
Totali i bebeve përfituese sipas të dhënave të Monitorimit të Ministrisë së shëndetësisë është për 161,943 të porsalindur. Nisur nga numri i lindjeve për vitet 2019-2022 sipas të dhënave të INSTAT është 108,535 lindje, çka rezulton se 33% apo 53,408 bebe përfituese të bonusit jetojnë jashtë.
Për periudhën janar-prill sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë bonusi i bebeve është shpërndarë për 12,123 të porsalindur, ndërsa fondi i shpenzuar llogaritet të jetë në vlerën e 900 milionë lekëve. Krahasuar me 2022 numri i bebeve përfituese është me rënie 4%. Në 2022 bonusin e përfituan 12,628 bebe, ndërsa fondi i shpërndarë është i njëjtë me periudhën e 2023.
Bonusi i bebes është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 që mbështet familjet nëpërmjet dhënies direkte të çekut me vlerën e 40 mijë lekëve për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë. Bonusi përfitohet për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, edhe nëse foshnja ka lindur jashtë shtetit, në formën e çekut që tërhiqet nga nëna.
Për shkak të numrit të lartë të bebeve përfituese jashtë Shqipërisë në muajin maj Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale publikoi te konsultimet publike projektligjin “Për një shtesë dhe një ndryshim në Ligjin Nr. 57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”, ku pika 1 e nenit 9 të ligjit përjashton nga përfitimi i këtij bonusi personat që nuk janë rezidentë në Shqipëri.
Ishte
Neni 9
Përfitues i ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi i bebes)
1. Përfitues të ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi i bebes) për foshnjën e porsalindur janë prindi/prindërit e fëmijës.
2. Masa dhe procedura e dhënies së ndihmës së menjëhershme financiare për foshnjat e porsalindura dhe mënyra e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të shërbimit spitalor dhe atyre të gjendjes civile përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave
Neni 11
Personat jopërfitues Nga ky ligj nuk përfitojnë: a) shtetasit shqiptarë, që banojnë jashtë vendit si emigrantë, me përjashtim të përfituesve sipas pikës 1 të nenit 9, të këtij ligji.
Bëhet
Neni 1
Në Nenin 9, pika 1, në fund të fjalisë shtohet togfjalëshi “…të cilët janë rezident në Republikën e Shqipërisë.”
Neni 2
Shkronja “a” e Nenit 11, riformulohet si vijon:“a) shtetasit shqiptarë, që nuk janë rezidentë në Republikën e Shqipërisë.”
Marrë nga Monitor
foto ilustruese TIRANË- Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po zhvendoset përsëri në rënie gjatë kësaj jave. ...
Foto ilustruese Mbi 80 për qind e maturantëve në të gjithë vendin kanë aplikuar në portalin e-albania për fazë...
foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Ministrave pritet të shtyjë edhe një vit koncesionin për markimin e karburanteve, i c...
foto ilustruese TIRANË- Fatura e koncesioneve në shëndetësi po gangrenizon vit pas viti buxhetin e shërbimit spitalor, i cili...
foto ilustruese TIRANË- Numri i degëve të sektorit bankar ra më tej në gjysmën e parë të këtij viti dhe p...
foto ilustruese 86% e kredisë bankare është e mbuluar me kolateral. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojn&...
foto ilustruese Raporti i kredive me probleme pësoi rënie vitin e kaluar edhe për institucionet financiare jo banka (IFJB). Të dhë...
Foto ilustruese Erik Blick nga Suedi erdhi në Shqipëri për 10 ditë. Ai kishte dëgjuar se ishte lirë, por thotë se me t&e...
Foto ilustruese TIRANË- Edhe pse është kulmi i sezonit të prodhimit, zarzavatet po shiten me çmime të pazakonta. Shtrenjtim...
foto ilustruese TIRANË- Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim publik projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesav...