LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritet numri i personave që përfitojnë pagesë papunësie në vitin 2024

Sipas të dhënave administrative mbi punësimin (të punësuar të deklaruar me pagë në tatime) në tremujorin e tretë të vitit 2024 numri i përfituesve të pagesës së papunësisë arriti në 3576 presona. Ky ishte niveli më i lartë pas krizës pandemike 2020-2021.

9 Janar 2025, 07:28 Nga M.B
Rritet numri i personave që përfitojnë pagesë papunësie
Foto ilustruese

TIRANA- Teksa agjencitë punësimit po sjellin rregullisht punonjës nga Azia dhe Afrika për të plotësuar nevojat e bizneseve në disa sektorë, të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit të kaluar, numri personave që përfituan pagesë papunësie shënoi rritje (shiko grafikun e më poshtë). Sipas të dhënave administrative mbi punësimin (të punësuar të deklaruar me pagë në tatime) në tremujorin e tretë të vitit 2024 numri i përfituesve të pagesës së papunësisë arriti në 3576 presona. Ky ishte niveli më i lartë pas krizës pandemike 2020-2021.

Programet e pagesës së papunësisë janë pjesë e politikave shtetërore të punësimit, të cilat sigurojnë mbështetjen me të ardhura të personave që humbasin vendin e punës. Programet e Pagesës së Papunësisë synojnë të mbështesin financiarisht të gjithë punëkërkuesit e papunë në rast papunësie për shkak të shkurtimit të vendit të punës, ndërprerjes së kontratës së punës, falimentimit të ndërmarrjes, zvogëlimit të aktivitetit etj.

Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i personave që kanë humbur punën u rrit ne vitin e kaluar, ndërkohë që INSTAT nuk ka publikuar treguesit zyrtar të punësimit që nga tremujori i parë i vitit 2024 për shkak të ndërlidhjes së kampionit të Anketës së Forcës së Punës me të dhënat e Censit 2023.

Tregues të tjerë zyrtare si (PBB) tregojnë se sektori i industrisë është në vështirësi dhe dy vitet e fundit po përballet me falimente të bizneseve të vogla dhe të mesme si rrjedhojë e humbjeve që ka krijuar kursi i këmbimit në të ardhurat e tyre. Burimet nga Shoqata Pro-eksport pohojnë se së paku 10 mijë punonjës të fabrikave të prodhimit të tekstilit dhe këpucëve kanë humbur punën gjatë vitit të kaluar. Shumë prej tyre janë integruar në sektorë të tjerë, ose janë përfshirë në programet e mbështetjes sociale (pagesa e papunësisë).

Të ardhura nga papunësia i përfitojnë personat, të cilët kanë kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12-mujore. Për përfituar pagesën ato duhet të jenë regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatëse të punësimit. Çdo përfitues paguhet në varësi të periudhës së kontributit në sigurimet shoqërore derdhur nga punëdhënësi. Për 3 muaj përfitim duhen të paktën 12 muaj kontribute të sigurimeve shoqërore. Për 9 muaj përfitim duhen së paku 5 vjet kontribute të sigurimeve shoqërore. Ndërsa për 12 muaj përfitim duhen mbi 10 vjet gjithsej kontribute të sigurimeve shoqërore.

Zakonisht pagesa mujore e papunësisë aplikohet sa 50% e pagës minimale zyrtare, që aktualisht është 20 mijë lekë. Institucionet financiare ndërkombëtare kanë rekomanduar një mbështetje me të fortë financiare për punonjësit që humbasin punën. Tregu i punës po kalon në një tranzicion të fortë me rritje të kërkesës në disa sektorë, sidomos ata që lidhen me turizmin dhe ndërtimin dhe nga ana tjetër ka një rritje të papunësisë në sektorët e industrisë./ Monitor

pagese papunesie

Sondazh

Poll
Ekonomi 4 Janar 2025, 08:31 I.A

“Moda” e hapësirave co-working

Foto Ilustruese TIRANË- Hapësirat co-working në Tiranë, si kanë ndikuar në krijimin e një “ushtrie” të ...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës