LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja e depozitave në euro nuk ndalet as në muajt e parë të 2023

Sektori i turizmit po jep kontribut në rritje dhe bilanci neto i të ardhurave vitin e kaluar arriti vlerën rekord prej 1.07 miliardë eurosh, në rritje vjetore me 27.3%, ndërsa remitancat për vitin 2022 arritën në 834 milionë euro, në rritje me 9.6% krahasuar me vitin 2021.

31 Mars 2023, 07:14 Nga DOSJA
Rritja e depozitave në euro nuk ndalet as në muajt e parë të
Foto Ilustruese

TIRANË- Rritja e depozitave në euro nuk është ndalur as në muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit shkurt totali i depozitave bankare në monedhën europiane arriti në pothuajse 6.4 miliardë euro. Ndërkohë që depozitat në total dhe veçanërisht ato në lekë për muajin shkurt pësuan një rënie të fortë, depozitat në euro u shtuan me 17 milionë euro krahasuar me janarin dhe me 80 milionë euro që nga fillimi i vitit.

Krahasuar me një vit më parë, depozitat në euro rezultojnë në rritje me 16.5%, duke konfirmuar ritme të rritjes shumë më të larta krahasuar me depozitat në monedhën vendase. Në periudhën pas pandemisë, depozitat në euro në sektorin bankar shqiptar janë rritur me rreth 45%. Risia në strukturën e depozitave gjatë muajve të fundit është një rritje në segmentin e depozitave me afat. Rritja e normave të interesit ka bërë që gradualisht depozituesit të vendosin më shumë fonde në depozita me afat. Struktura e depozitave në euro vazhdon të dominohet nga individët, me rreth 74% të totalit.

Rritja e vazhdueshme e depozitave në euro dëshmon rritjen e prurjeve valutore në ekonominë shqiptare. Bilanci i pagesave po shfaq tendenca pozitive, me rritje të flukseve hyrëse të valutës nga turizmi, rritja e eksporteve të shërbimeve, remitancat dhe nga investimet e huaja.

Sektori i turizmit po jep kontribut në rritje dhe bilanci neto i të ardhurave vitin e kaluar arriti vlerën rekord prej 1.07 miliardë eurosh, në rritje vjetore me 27.3%, ndërsa remitancat për vitin 2022 arritën në 834 milionë euro, në rritje me 9.6% krahasuar me vitin 2021.

Investimet e huaja direkte shënuan një rekord të ri historik dhe arritën vlerën e 1.37 miliardë eurove, në rritje me 33% krahasuar me një vit më parë. Përveç prurjeve të dokumentuara nga statistikat zyrtare, vlerësohet se një rol të rëndësishëm në rritjen e prurjeve valutore në ekonomi kanë edhe aktivitetet informale dhe ato të jashtëligjshme.

Të gjitha bashkë po sjellin një shëndoshje me ritme të larta të depozitave bankare në euro, duke i bërë ato gjithnjë e më dominuese në strukturën e kursimeve të shqiptarëve. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të gjashtëmujorit të dytë 2022, treguesi që mat peshën e depozitave në valutë ndaj totalit të depozitave shënoi nivelin 55%, 3.2 pikë përqindje më shumë krahasuar me një vit më parë.

Shifrat tregojnë se depozitat në valutë dhe sidomos në euro po vazhdojnë të thellojnë epërsinë edhe në muajt e parë të këtij viti.

Efektet e prurjeve të larta valutore në ekonominë shqiptare po shfaqen gjithnjë e më të forta edhe në kursin e këmbimit valutor. Në fund të vitit 2022 euro preku nivelin më të ulët historik, në vlerën e 112.83 lekëve, ndërsa në fundin e tremujorit të parë të këtij viti po i afrohet shumë këtyre niveleve.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, ditën e enjte euro këmbehej me 113.35 lekë dhe tremujori i parë ka shfaqur një tendencë të qartë në rënie, çka e bën gjithnjë e më të ngjashme prekjen e rekordeve të reja në rënie.

Marrë nga Monitor.al

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen