Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Nga Eurobondi 7-vjeçar prej 500 milionë eurosh i vitit 2018, një pjesë u shlye para afatit, nëpërmjet një procesi buyback (riblerjeje), të vitit 2023.
Shlyerja e Eurobondit në muajin tetor ka sjellë uljen më të ndjehsme të rezervës valutore për këtë vit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për muajin tetor vlera e mjeteve të rezervës valutore ra në 7.082 miliardë euro, 187 milionë euro më pak krahasuar me muajin shtator.
Efektin kryesor në këtë ulje e dha maturimi dhe shlyerja e pjesës së mbetur të Eurobondit të vitit 2018, prej 367 milionë eurosh.
Nga Eurobondi 7-vjeçar prej 500 milionë eurosh i vitit 2018, një pjesë u shlye para afatit, nëpërmjet një procesi buyback (riblerjeje), të vitit 2023. Në atë kohë, qeveria hapi një procedurë riblerjeje prej 250 milionë Eurosh, por interesi i investitorëve për t’i shitur titujt para maturimit nuk rezultoi shumë i lartë dhe shuma që u arrit të blihet ishte vetëm 133.3 milionë euro. Ndërkohë, shuma e mbetur u shlye në maturim, në tetor të këtij viti.
Përtej efekteve afatshkurtra të lidhura me huamarrjen e qeverisë shqiptare në valutë të huaj, rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë këtë vit është pranë niveleve më të larta historike.
Banka Qendrore prej vitesh po ndjek një politikë të shtimit e rezervave valutore, në funksion të nevojave të mundshme të ekonomisë dhe sektorit financiar.
Rezerva është rritur me blerje të vazhdueshme dhe në rritje të valutës në tregun e brendshëm, nëpërmjet ankandeve të planifikuara. Por, në dy vitet e fundit rolin kryesor në këtë drejtim e kanë dhënë blerjet e drejtpërdrejta të valutës, në funksion të frenimit të mbiçmimit të mëtejshëm të Lekut në kursin e këmbimit. Rritja e blerjeve të valutës nënkupton injektime të reja në gjendjen e rezervës valutore dhe paralelisht shtim të injektimit të Lekut në ekonomi.
Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 933 milionë euro, ndërsa sipas deklaratave të Guvernatorit Sejko në Kuvendin e Shqipërisë, për nëntë muajt e parë të këtij vitit blerjet kanë arritur në rreth 800 milionë euro.
Megjithatë, ndryshimi i vlerës së aktiveve në valutë të huaj nuk është i lidhur vetëm me volumin e investimeve të reja, por edhe lëvizjet e çmimit të instrumenteve në tregjet ndërkombëtare. Pas vitit 2024, ulja e normave të interesit ka sjellë rritje të çmimit të letrave me vlerë të borxhit dhe të arit në tregjet ndërkombëtare, duke ndikuar rrjedhimisht edhe në rritjen e vlerës së aseteve të mbajtura në këto instrumente.
Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend.
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë (FMN), në deklaratën e fundit, megjithatë, i rekomandonte Bankës së Shqipërisë një qasje më të kujdesshme në rritjen e mëtejshme të rezervës valutore. Sipas misionit të FMN-së, përfitimet nga akumulimi i rezervave duhet të peshohen ndaj kostove oportune në rritje, rreziqeve të normave të interesit dhe humbjeve të mundshme nga rivlerësimi valutor.
Rritja e rezervës valutore ka sjellë kosto të konsiderueshme në bilancin e Bankës së Shqipërisë, si rezultat i forcimit të kursit të këmbimit të monedhës vendase. Për vitin 2024, humbjet neto nga kursi i këmbimit kishin vlerën e 13.5 miliardë lekëve. Megjithatë, humbjet në këtë zë pësuan një reduktim të ndjeshëm me 63% krahasuar me një vit më parë./Monitor
Foto ilustruese Në kuadër të zbatimit të planit sektorial të ndërtimit dhe rritjes së pagesave për sigurimet shoq&e...
Foto ilustruese Tregtimi i valutës vijoi të rritej me ritme të shpejta në tremujorin e tretë të vitit. Sipas informacionit t&...
Foto ilustruse Gjykata Europiane e Audituesve thotë se industria e brishtë e riciklimit, menaxhimi i dobët i financimeve dhe fondet e pamjaf...
Foto ilustruse Banka Botërore e konsideroi anomali kushtin 15 vite pune me sigurime për të përfituar pension minimal, teksa rekomandoi ...
Foto ilustruse Viti 2025 ka rezultuar një vit aspak i favorshëm nga ana hidrike. Prodhimi në total i energjisë në vend ka shë...
Foto ilustruse Familjet shqiptare po kalojnë një periudhë të fortë tranzitore nga fenomenet e migracionit, varfërisë, ko...
Thuajse në mbyllje të vitit, bizneset në sektorin e turizmit nuk e thonë dot qartësisht nëse 2025-a ishte një vit suksesi a...
Foto ilustruese Sistemi bankar është një ndër më të zhvilluarit në vend, i nxitur nga hyrja e bankave të mëdha...
Foto ilustruse Mbajtja e tri palë zgjedhjeve brenda vitit në Kosovë, kriza politike që e përshkoi vendin që nga fillimi ...
Foto ilustruese “Më mirë të dish sesa të kesh” konfirmohet plotësisht në mënyrën se si qeveria shqiptar...