Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore pensioni mesatar i pleqërisë në nivel kombëtar për vitin 2024 arrin në 19,609 lekë, ndërsa masa mesatare e pensioneve për përfituesit e rinj të lidhur në të njëjtin vit është vetëm 17,022 lekë.
TIRANA- Pensionet e reja të pleqësisë vitin e kaluar ishin dukshëm më të ulëta se pensioni mesatar ekzistues. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore pensioni mesatar i pleqërisë në nivel kombëtar për vitin 2024 arrin në 19,609 lekë, ndërsa masa mesatare e pensioneve për përfituesit e rinj të lidhur në të njëjtin vit është vetëm 17,022 lekë.
Një diferencë prej afro 2,600 lekësh ose 13% sugjeron se qytetarët që dalin në pension në vitin 2024 kanë pagesa shumë më të ulëta krahasuar me gjeneratat e mëparshme.
Kjo tendencë mund të ketë pasoja sociale dhe ekonomike afatgjata, veçanërisht nëse nuk shoqërohet me masa mbështetëse për përfituesit më vulnerabil. Sistemi publik i pensioneve është përballë sfidës për të siguruar një nivel të drejtë dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët, pavarësisht se kur dalin në pension.
Burimet nga ISSH-ja bëjnë me dije se pensionet e reja po dalin më të ulëta pasi nga periudhat të paplotësuara me vite sigurimi si rrjedhojë e informalitetit të lartë në tregun e punës gjatë tranzicionit.
Shumë prej përfituesve nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën e sigurimit të kërkuar për pension të plotë. Reforma, për të cilën u punua një dekadë dhe nisi të zbatohej në fillim të vitit 2015, pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vjet deri në vitin 2032 dhe rritjen graduale të moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032 dhe për të arritur 67 vjeç për të dy sekset në vitin 2056.
Vitin e kaluar duheshin më shumë se 38 vite me sigurime për të përfituar pension të plotë, por të dhënat zyrtare tregojnë se më 2024 vitet mesatare të sigurimit për pensionet e reja ishin 26.7, shumë më poshtë kriterit për pension të plotë.
Në totalin e pensioneve të pleqërisë më shumë e gjysma e tyre mbi 52 për qind morën pagesa të pjesshme në vitin 2024 sipas të dhënave zyrtare më 2024. Kjo përqindje u zgjerua me tej nga niveli 49.7% në vitin 2023. Për të mbyllur hendekun mes pensionit mesatar ekzistues dhe pensioneve të reja të lidhura në 2024, nevojiten politika disa drejtime.
Ekspertët dhe institucionet ndërkombëtarë rekomandojnë kombinim të politikave kundër informalitetit në tregun e punës, politika fiskale mbështetëse dhe një reforme të thelluar të formulës së pensioneve si mënyra më efektive për të ngushtuar hendekun mes pensioneve të vjetra dhe atyre të reja. Në të kundërt, ky hendek do të rritet në dëm të brezave të ardhshëm të pensionistëve./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Kontrata për inceneratorin e Tiranës vijon të jetë një ndër zërat kryesorë që rën...
Foto ilustruese KOSOVA- Kosova ka shpenzuar mbi 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për të mbajtur çmimin e energjis&e...
Foto ilustruese TIRANA- Numri i zyrave të këmbimit valutor arriti një rekord të ri vitin e kaluar. Sipas informacionit të Bank&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Individët u konfirmuan si klientët më të mirë të sektorit bankar shqiptar edhe vitin e kaluar. Sipas ...
Foto ilustruese TIRANA- Një familjeje mesatare shqiptare i duhen mesatarisht 16.3 vite pune për të blerë një apartament. Kjo koh&e...
Foto ilustruese TIRANA- Ndryshimet e mes-vitit të buxhetit 2025 që u miratuan pak ditë më parë nga parlamenti rrisin më tej f...
Foto ilustruese TIRANA- Shqipëria po përballet me një paradoks, ku çmimet e ushqimeve për herë të parë në hi...
Foto ilustruese TIRANA- Subvencioni i buxhetit për skemën publike të pensioneve po shënon rënie si në vlerë ashtu edhe n...
Foto ilustruese TIRANA- Ekspertë fiskalë dhe auditues pohojnë se prezantimi i Paqes Fiskale nxiti mosshlyerjen e detyrimeve nga bizneset n&e...
Foto ilustruese TIRANA- Konfuzion për faljen e detyrimeve të tatimpaguesit dhe individët krijuan edhe dy nisma të tjera të qeveris...