LIVE UPDATES
Ekonomi

Treguesi i ndjesisë ekonomike “lëkundet”, por vijon rritjen falë sektorit të shërbimeve dhe konsumatorëve

Vlerësimet e bizneseve të shërbimeve për nivelin e punësimit nuk kanë ndryshime të ndjeshme nga muajt e kaluar. Pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve në të ardhmen vlerësohen me rritje.

2 Shkurt 2023, 07:10 Nga DOSJA

 

Treguesi i ndjesisë ekonomike “lëkundet”, por vijon
Foto Ilustruese

 

TIRANË- Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u rrit për të tretin muaj radhazi në janar. Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, përmirësimi i treguesit të besimit u përcaktua nga rritja e besimit në sektorin e shërbimeve dhe rritja e besimit konsumator. Në të kundërt, besimi në sektorët e industrisë, ndërtimit dhe të tregtisë pësoi rënie.

Treguesi i besimit në shërbime vijoi prirjen rritëse për të katërtin muaj rresht, duke u rritur me 4.3 pikë përqindje në muajin janar. Si rrjedhim, niveli i tij vijon të mbetet ndjeshëm mbi mesataren historike, rreth 13.2 pikë përqindje më lart. Rritja u ndikua nga vlerësimet pozitive për ecurinë aktuale të biznesit dhe për nivelin e kërkesës. Vlerësimet e bizneseve të shërbimeve për nivelin e punësimit nuk kanë ndryshime të ndjeshme nga muajt e kaluar. Pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve në të ardhmen vlerësohen me rritje.

Treguesi i besimit konsumator vijoi të përmirësohet për të katërtin muaj rresht, duke iu afruar më shumë mesatares historike. Niveli i tij u rrit me 0.9 pikë përqindje në janar, duke qëndruar rreth 4 pikë nën mesataren historike. Rritja u ndikua nga pritjet më optimiste për situatën ekonomike e financiare, si dhe për blerjet në shuma të mëdha në të ardhmen. Nga ana tjetër, vlerësimi për blerjet e mëdha gjatë muajve të fundit ishte me rënie. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për lart këtë muaj.

Treguesi i besimit të industrisë ra me 1.3 pikë përqindje në muajin janar, i ndikuar kryesisht nga vlerësimet në rënie për kontratat porositëse, si vendase ashtu edhe nga eksportet. Krahasuar me mesataren historike, niveli i treguesit është rreth 2.5 pikë përqindje më i lartë. Ndërkohë, bizneset vlerësojnë me rritje të lehtë prodhimin industrial, si dhe gjendjen e inventarëve. Pritjet e bizneseve për prodhimin në të ardhmen dhe për çmimet janë rritur.

Treguesi i besimit në ndërtim regjistroi rënie me 3.4 pikë përqindje në muajin janar. Megjithatë, niveli i tij mbetet ndjeshëm mbi mesataren historike, rreth 17.3 pikë përqindje më lart. Rënia në këtë muaj u ndikua si nga vlerësimi më i ulët për aktivitetin aktual të biznesit ashtu dhe nga niveli më i ulët i porosive. Bizneset e ndërtimit presin rënie të çmimeve të tyre në të ardhmen.

Treguesi i besimit në tregti ra me 1.1 pikë përqindje në muajin janar, por mbeti 1.2 pikë përqindje më i lartë se niveli mesatar. Bizneset e tregtisë vlerësuan me rënie ecurinë aktuale të biznesit të tyre, si dhe pritjet e punësimit.

Marrë nga Monitor.al

banka e shqiperis

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet