18 Korrik 2025, 14:55
Nga N.F
Foto
TIRANË- Vetëm 46 për qind e të rriturve në Shqipëri kanë një llogari bankare, sipas të dhënave më të fundit të vitit 2024 nga Banka Botërore. Të dhënat janë pjesë e raportit Global Findex 2025, i cili u publikua këto ditë dhe ofron një panoramë globale mbi përfshirjen financiare të qytetarëve në më shumë se 120 shtete.
Në Shqipëri, anketa është zhvilluar me 1,000 persona dhe ka treguar se përkundër përmirësimeve krahasuar me vitin 2011 kur afërsisht 30% kishin një llogari bankare vendi ynë vijon të mbetet pas mesatares globale, që në vitin 2024 arriti në 79%.
Në nivel global, përfshirja financiare ka shënuar përparim të ndjeshëm gjatë dekadës së fundit. Nga viti 2011 deri në vitin 2024, përqindja e të rriturve që kanë një llogari bankare është rritur me 28 pikë përqindjeje – nga 51% në 2011 në 79% në 2024.
Rritja ka qenë më e theksuar në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku zhvillimet teknologjike, veçanërisht pagesat dixhitale dhe platformat celulare, kanë luajtur një rol kyç në zgjerimin e aksesit financiar.
Sipas raportit për Shqipërinë:
35% e të anketuarve kanë kryer ose kanë marrin një pagesë dixhitale
Vetëm 15% përdorin një llogari bankare për të kursyer
11% kanë marrë kredi nga institucione formlae si banka ose kompani financiare.
93% e shqiptarëve zotërojnë një telefon celular.
83% kanë përdorur internetin gjatë tre muajve të fundit
Të dhënat për Shqipërinë janë mbledhur nga 15 maji deri më 26 qershor 2024, dhe anketa ka një marzh gabimi prej rreth 3.5%.
Banka Botërore bën të ditur se zonat shumë të thella rurale, që përfaqësojnë rreth 2% të popullsisë, nuk janë përfshirë në kampion për shkak të vështirësive në aksesim./ Monitor
llogari bankare shqiperi
Ekonomi
18 Korrik 2025, 07:22
N.F
Foto
TIRANË- Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në kuadrin që rregullon funksionimin e sistemeve të pagesav...
Ekonomi
17 Korrik 2025, 14:43
N.F
Foto
TIRANË- Institucionet financiare të pagesave dhe transfertave fituan pothuajse 17 milionë euro vitin e kaluar. Statistikat e Bankë...
Ekonomi
17 Korrik 2025, 07:22
N.F
Foto
TIRANË- Shqipëria është në kulmin e sezonit turistik dhe furnizimi normal me ujë është kthyer në sfid&eum...
Ekonomi
16 Korrik 2025, 14:56
N.F
Foto
TIRANË- Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar parashikohet të kushtojë të paktën 1.7 milionë euro për dy v...
Ekonomi
16 Korrik 2025, 13:05
N.F
Foto
TIRANË- Aktivitetet sportive si Giro D’italia dhe politike siç ishte Samiti Politik Europian që zunë vend në ma...
Ekonomi
12 Korrik 2025, 08:15
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në një prononcim për “Monitor”, sqaron se si po funksiono...
Ekonomi
12 Korrik 2025, 07:22
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Brenda sektorit financiar, zyrat e këmbimit valutor janë perceptuar si një lloj hallke e dobët, në paranda...
Ekonomi
11 Korrik 2025, 14:43
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërk...
Ekonomi
11 Korrik 2025, 07:17
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pensionet e reja të pleqësisë vitin e kaluar ishin dukshëm më të ulëta se pensioni mesatar ekzis...
Ekonomi
10 Korrik 2025, 07:25
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kontrata për inceneratorin e Tiranës vijon të jetë një ndër zërat kryesorë që rën...