Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rritja e detyrimeve tregon përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes financiare të këtyre institucioneve publike, ndonëse një reformë për ristrukturimin e tyre është drejt përfundimit.
TIRANË- Shqipëria është në kulmin e sezonit turistik dhe furnizimi normal me ujë është kthyer në sfidë për qytetet bregdetare sidomos, por nga ana tjetër ndërmarrjet e publike të ujësjellës-kanalizime (UK) e kanë thelluar më tej keqmenaxhimin.
Në fund të 5-mujorit të parë 2025 borxhet e UK-ve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) u rritën më tej në 33.3 miliardë lekë ose 2.6 miliardë ose 8.4% më shumë se një vit më parë në këtë periudhe.
Rritja e detyrimeve tregon përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes financiare të këtyre institucioneve publike, ndonëse një reformë për ristrukturimin e tyre është drejt përfundimit..
Rritja e borxheve ndaj operatorit të energjisë jo vetëm që rëndon bilancin financiar të OSHEE-së por njëkohësisht reflekton edhe problematika më të thella të lidhura me eficiencën e menaxhimit dhe mbledhjen e të ardhurave nga ndërmarrjet e ujit. Gjithashtu ato kanë minuar përpjekjet e qeverisë për të kthyer në binar borxhet e prapambetura që administrohen ose krijohen nga shoqëri me pronësi publike.
Shumë prej këtyre ndërmarrjeve funksionojnë me sisteme të vjetra dhe jo-eficiente, të cilat kërkojnë sasi të mëdha energjie për të pompuar ujin në zonat e furnizimit, duke rritur ndjeshëm kostot mujore, të cilat nga ana tjetër nga mbulohen nga të ardhurat.
Ndërkohë që borxhet e tyre ndaj OSHEE-së janë në rritje të vazhdueshme dhe treguesit financiarë përkeqësohen, numri i të punësuarve në shumë prej tyre vazhdon të zgjerohet.
UK në të gjithë vendin vazhdojnë të kenë produktivitet të ulët për shkak të mungesës së automatizimit dhe reformave teknologjike, ndërsa numri i të punësuarve shtohet pa një strategji të qartë. Treguesi i Eficencës së Stafit edhe për vitin 2024 është 4.51 punonjës për 1000 lidhje, teksa ky tregues në shumë vende të BE është më pak se 2 punonjës për 1000 lidhje.
Raportet e monitorimit kanë treguar se zgjerimi i administratës në ndërmarrjet e ujësjellësit është rrjedhojë e ndikimeve politike apo punësimeve të favorizuara, dhe jo e nevojave reale të shërbimit apo planeve të eficiencës.
UK janë një proces reformimi dhe riorganizimit të sektorit të Ujit, i startuar në 2022 që synon ridimensionimin e 58 ndërmarrjeve 15 shoqëri me kompetenca të përbashkëta rajonale.
Kjo reformë sipas Ministrisë së Financave ndër të tjera ka si qëllim të gjenerojë të ardhura të mjaftueshme në dobi të mbarëvajtjes së proceseve të punës dhe sidomos shlyerjes së detyrimeve të akumuluara. Deri në Mars 2025 janë arritur marrëveshjet e transferimit të aktivitetit të shërbimeve UK dhe si rrjedhojë janë krijuar 14 shoqëri UK rajonale nga 15 të parashikuara sipas reformës./ Monitor
Foto TIRANË- Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar parashikohet të kushtojë të paktën 1.7 milionë euro për dy v...
Foto TIRANË- Aktivitetet sportive si Giro D’italia dhe politike siç ishte Samiti Politik Europian që zunë vend në ma...
Foto ilustruese TIRANA- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në një prononcim për “Monitor”, sqaron se si po funksiono...
Foto ilustruese TIRANA- Brenda sektorit financiar, zyrat e këmbimit valutor janë perceptuar si një lloj hallke e dobët, në paranda...
Foto nga takimi TIRANA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërk...
Foto ilustruese TIRANA- Pensionet e reja të pleqësisë vitin e kaluar ishin dukshëm më të ulëta se pensioni mesatar ekzis...
Foto ilustruese TIRANA- Kontrata për inceneratorin e Tiranës vijon të jetë një ndër zërat kryesorë që rën...
Foto ilustruese KOSOVA- Kosova ka shpenzuar mbi 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për të mbajtur çmimin e energjis&e...
Foto ilustruese TIRANA- Numri i zyrave të këmbimit valutor arriti një rekord të ri vitin e kaluar. Sipas informacionit të Bank&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Individët u konfirmuan si klientët më të mirë të sektorit bankar shqiptar edhe vitin e kaluar. Sipas ...