LIVE UPDATES
Ekonomi

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve: Ja si do të funksionojë TVSH-ja te platformat online

Efektet te përdoruesit e platformave dhe pronarët që lëshojnë shtëpi me qira në Booking dhe AirBnb.

12 Korrik 2025, 08:15 Nga M.B
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve: Ja si do të funksionojë
Foto ilustruese

TIRANA- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në një prononcim për “Monitor”, sqaron se si po funksionon skema për arkëtimin e TVSH-së nga kompanitë ndërkombëtare që gjenerojnë të ardhura nëpërmjet përdoruesve shqiptarë. Efektet te përdoruesit e platformave dhe pronarët që lëshojnë shtëpi me qira në Booking dhe AirBnb.

Çfarë parashikon nisma për regjistrimin e përfaqësuesve tatimorë të kompanive ndërkombëtare që gjenerojnë të ardhura në Shqipëri nga përdoruesit vendas?

Në kuadër të implementimit të prioriteteve dhe masave të Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024–2027, si dhe Strategjisë së Administratës Tatimore 2024–2028, një nga prioritetet kryesore është ulja e hendekut të TVSH-së, një nga masat për arritjen e këtij objektivi është formalizimi i tregtisë dhe shërbimeve online.

Në këtë kuadër, Administrata Tatimore ka ndërmarrë një nismë për evidentimin e shoqërive ndërkombëtare që ushtrojnë aktivitet në Shqipëri, pa qenë të regjistruara në administratën tatimore.

Janë evidentuar një numër tatimpaguesish, të regjistruar dhe të paregjistruar, me qëllim trajtimin e tyre. Për të krijuar një ambient sa më konkurrues dhe të barabartë për bizneset, nga burimet e hapura të informacionit (përfshirë median dhe internetin), është identifikuar një numër tatimpaguesish që nuk rezultojnë të regjistruar në administratën tatimore me përfaqësi tatimore.

Këto subjekte sigurojnë të ardhura në Republikën e Shqipërisë, por nuk paguajnë detyrimet tatimore. Që nga viti 2024 e në vazhdim, administrata tatimore iu është drejtuar këtyre kompanive me letra dhe njoftime të personalizuara, ku iu komunikohet detyrimi ligjor për t’u regjistruar në Shqipëri.

Deri tani rezultatet janë pozitive. Disa kompani ndërkombëtare janë regjistruar, kanë caktuar përfaqësues tatimor në Shqipëri dhe kanë filluar deklarimin e TVSH-së.

Po ashtu, ka tatimpagues që kanë njoftuar administratën dhe kanë kërkuar kohë për t’u regjistruar me përfaqësues tatimor, por ka edhe tatimpagues që ende nuk janë përgjigjur.

Administrata Tatimore do të vijojë të këmbëngulë në këtë proces, pasi të gjitha subjektet që sigurojnë të ardhura në Republikën e Shqipërisë kanë detyrimin për t’u regjistruar dhe për të paguar TVSH-në, veçanërisht kompanitë ndërkombëtare që kanë njohuri të plota mbi funksionimin e ligjeve.

Si evidentohen nga administrata tatimore kompani ndërkombëtare me përdorues individë vendas dhe sa është numri i tyre?

Deri në momentin aktual, Administrata Tatimore ka evidentuar nga burimet e hapura të informacionit, përfshirë median dhe internetin, rreth 24 kompani ndërkombëtare që ushtrojnë veprimtari të ndryshme dixhitale dhe gjenerojnë të ardhura nga përdoruesit shqiptarë.

Këto kompani mbulojnë një gamë të gjerë aktivitetesh, nga turizmi dhe teknologjia tek argëtimi dixhital, punësimi i pavarur dhe edukimi online.

Për shkak të mungesës së një përfaqësie tatimore në Shqipëri, Administrata Tatimore ka ndërmarrë hapa për t’i detyruar këto subjekte të regjistrohen për qëllime tatimore, me synim rritjen e formalizimit dhe mbledhjen e të ardhurave që rrjedhin nga aktiviteti i tyre ekonomik në territorin shqiptar.

Gjatë këtij procesi janë arritur rezultate pozitive, veçanërisht në regjistrimin e përfaqësuesve tatimorë të kompanive ndërkombëtare që merren me qiradhënien e banesave.

Kompanitë si Booking.com dhe Airbnb tashmë janë të regjistruara me përfaqësues tatimor në Shqipëri. Ndër të parët që është regjistruar ka qenë AirBnb. Booking.com është regjistruar që dy vite më parë. Netflix gjithashtu ka përfaqësues tatimor në Shqipëri dhe ushtron aktivitet të rregullt.

Së fundmi, administrata i është drejtuar edhe kompanisë TripAdvisor për regjistrim. Kemi gjithashtu tatimpagues që na kanë njoftuar dhe kërkojnë që t’u jepet kohë për t’i regjistruar me një përfaqësues tatimor në Shqipëri, por ka edhe tatimpagues që ende nuk janë përgjigjur.

Si funksionon skema e mbledhjes së TVSH-së? A ndikon kjo te tarifat për konsumatorët?

Për shërbimet e ofruara nga kompanitë ndërkombëtare, individët shqiptarë paguajnë një tarifë ose komision. Administrata Tatimore kërkon 20% TVSH ndaj totalit të këtij komisioni të paguar, që përbën të ardhurën që kompania siguron në Shqipëri.

Komisioni ose tarifa paguhet nga individët brenda vendit. TVSH-ja llogaritet çdo muaj nga përfaqësuesit tatimorë të regjistruar në vend, bazuar në të ardhurat e arkëtuara nga Shqipëria mbi bazën e komisioneve ose tarifave të pajtimit.

A do të ndikojë kjo në çmimin e pajtimit mujor për konsumatorët e Netflix?

Jo. Konsumatorët nuk do të paguajnë më shumë. Tarifa e pajtimit mujor (p.sh. për Netflix) do të vazhdojë të jetë 9.99 euro. TVSH-ja e arkëtuar nga tatimet është e përfshirë në këtë tarifë dhe detyrimi paguhet nga kompania ndërkombëtare, jo nga konsumatori.

Edhe në të ardhmen nuk pritet rritje e tarifave, pasi kjo TVSH është e paracaktuar dhe e depozituar nga kompania.

A është arritur nëpërmjet kësaj skeme të evidentohet numri i individëve që japin banesa me qira në platformat ndërkombëtare?

Fillimisht, në gjithë zinxhirin e këtij procesi, qëllimi është që platformat ndërkombëtare të regjistrohen me përfaqësi tatimore. Më pas synohet identifikimi i individëve shqiptarë përmes të cilëve sigurohen të ardhurat.

Për momentin, për shkak të ligjeve për mbrojtjen e të dhënave personale, kompanitë nuk vënë në dispozicion të dhëna mbi numrin e përdoruesve apo individëve që japin shërbime. Kjo është një sfidë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e Bashkimit Europian.

Megjithatë, kjo situatë do të rregullohet me Direktivën DAC7 të miratuar nga BE, e cila vendos detyrimin për raportim nga operatorët e platformave.

Sipas kësaj direktive, operatorët do të duhet t’u japin autoriteteve tatimore informacion mbi shitësit që përdorin platformat, përfshirë të ardhurat e tyre.

Drejtoria e Hetimit po harton një projekt pilot për evidentimin e këtyre të dhënave me përfaqësuesit tatimorë në Shqipëri, me qëllim që më tej të verifikohet nëse të ardhurat e siguruara nga individët vendas (p.sh. nga qiradhënia nëpërmjet platformave online), janë deklaruar në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave, si të ardhura nga qiraja që deklarohen më 31 Mars.

Ky është një proces që do të ndiqet në vijim, i cili po konsultohet edhe me administratat tatimore të rajonit dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar, me synim ndërveprimin dhe shkëmbimin e eksperiencave për formalizimin e tregtisë online.

Si qëndron Shqipëria krahasuar me rajonin?

Krahasuar me vendet e rajonit, numri i kompanive ndërkombëtare të kontaktuara dhe të regjistruara në Shqipëri është më i lartë. Kjo tregon angazhimin e administratës tatimore për të ndërtuar një sistem më të drejtë, transparent dhe efikas në përmbushjen e detyrimeve tatimore në ekonomi gjithnjë e më dixhitale./ Monitor

drejtoria e përgjithshme e tatimeve

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër