Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve zbriti në 2.44%, nga 2.49% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.

Yield-i i bonove 12-mujore pësoi një rënie të mëtejshme në ankandin e kësaj jave. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar i këtyre instrumenteve zbriti në 2.44%, nga 2.49% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm.
Nga 6 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, shuma totale e kërkuar nga investitorët në ankand arriti në afërsisht 7 miliardë lekë. Pro rata apo pjesa e pranuar e kërkesave konkurruese të pranuara rezultoi 41.17%.
Yield-i i bonove 12-mujore ka prekur nivelin më të ulët që prej majit të vitit 2022. Madje, në raport me normën normën bazë të interesit, spread-i bonove ka prekur një minimum historik, me 0.06 pikë përqindje poshtë këtij treguesi.
Edhe ankandet e fundit të vitit po konfirmojnë tendencën për yield-e shumë të ulëta të titujve afatshkurtër të qeverisë shqiptare. Yield-et e ulëta mund të shpjegohen me gjendjen e lartë të likuiditetit në treg, uljen e primeve të rrezikut dhe reduktimin e kërkesës së qeverisë për borxh në tregun e brendshëm financiar.
Shuma e programuar për t’u financuar në tregun e brendshëm, (duke përfshirë edhe rifinancimet e instrumenteve të maturuar) në tremujorin e fundit të këtij viti ishte në ulje me 3.4% krahasuar me tremujorin e tretë dhe me 4.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Edhe projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një nivel relativisht të ulët huamarrjeje, ndërsa Banka e Shqipërisë në opinionin e saj për këtë projektbuxhet shprehet se fokusimi i huamarrjes në tregun e brendshëm ndihmon në reduktimin e ekspozimit të buxhetit të shtetit ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, ndërkohë që është i mbështetur edhe me kushtet e mira financiare në tregun vendas.
Vlera e përgjithshme e huamarrjes së re të parashikuar për t’u financuar në tregun e brendshëm do të jetë 45 miliardë lekë, vlerë kjo 10% më e ulët krahasuar me atë të parashikuar në buxhetin e vitit 2025.
Rënia e yield-eve të bonove, sidomos të atyre 12-mujore, ndikon direkt edhe në normat e interesit të kredisë për sektorin privat të ekonomisë. Duke qenë se kreditë afatgjata në monedhën vendase janë të ndërtuara zakonisht mbi ecurinë e bonove 12-mujore, plus një marzh fiks interesi, rënia e yield-eve reflektohet edhe në norma më të ulëta të interesit të kredive.
Kreditimi i ekonomisë ka vijuar me ritme të larta edhe këtë vit, i mbështetur sidomos nga kreditimi i individëve, si për qëllime, konsumi, ashtu edhe për blerjen e pasurive të paluajtshme. Normat relativisht të ulëta të interesit janë një faktor që po mbështesin kreditimin me ritme të shpejta të ekonomisë./Monitor.al
Foto ilustruese TIRANË- Raporti i FMN-së për Shqipërinë tregon se vendi ka një rritje ekonomike. Raporti vëren se ekonom...
Foto ilustruese Nga janari 2026 do të nisë zbatimi i ligjit “Për marrëveshjen e paqes fiskale”. Bizneset që do të...
Foto Ilustruese Turizmi ka vijuar të ketë një ecuri pozitive edhe gjatë muajit nëntor edhe pse me ritëm më të ngada...
Foto ilustruese Gjyma e të punësuarve me pagë marrin deri në 52,000 lekë në muaj (63,456 lekë bruto), sipas të dh&e...
Confindustria Albania – Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri, që përfaqëson rreth 170 biznese italiane e t...
Shqipëria pritet të ketë bankën e parë plotësisht digjitale, në një moment kur sistemi financiar po përballet me ...
Inflacioni bazë pësoi rënie në muajin nëntor, duke frenuar përkohësisht tendencën në rritje që kishte shfaqu...
Foto ilustruese Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri janë në rënie gjatë vitit 2025, pas katër vitesh r...
Foto ilustruese Tenderi për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizmit për llogari të Drejtorisë së Përgjithshe të...
Përgjatë 110 viteve të pavarësisë, shteti shqiptar nuk ka mundur të krijojë një pavarësi ekonomike e as një ...