LIVE UPDATES
Ekonomi

Ti thua patate, unë them kërtolla

Klasa politike shqiptare duke filluar nga vitet ’20 të shekullit të kaluar nuk ka qenë në gjendje të krijonte bazat për një ekonomi vendase dhe si rrugën më të lehtë ka gjetur ndihmat e ndërhyrjet nga jashtë për të krijuar sadopak një treg vendas dhe një ekonomi lokale.

21 Dhjetor 2025, 07:37 Nga E.d

Ti thua patate, unë them kërtolla

Përgjatë 110 viteve të pavarësisë, shteti shqiptar nuk ka mundur të krijojë një pavarësi ekonomike e as një profil kombëtar ekonomik se çfarë prodhon vetë, e çfarë duhet të sigurojë nga të tjerët. Shumë do të thoshin kemi nxjerrë naftë, krom, kemi pasur uzina e fabrika. Po, sherbela e malit është eksportuar dhe vazhdon të eksportohet.

Klasa politike shqiptare duke filluar nga vitet ’20 të shekullit të kaluar nuk ka qenë në gjendje të krijonte bazat për një ekonomi vendase dhe si rrugën më të lehtë ka gjetur ndihmat e ndërhyrjet nga jashtë për të krijuar sadopak një treg vendas dhe një ekonomi lokale. Italia, Bashkimi Sovjetik, Kina, Amerika me “çekun e bardhë”, e tani BE, burimet kryesore të ndihmave.

Edhe gjatë socializmit tregu funksiononte, madje sistemi e përdorte si rregullator, duke vendosur çmime shumë të larta për produktet që nuk arrinte të prodhonte e të përmbushte kërkesën, duke filluar nga ushqimet deri tek ato elektrike e elektronike, e duke paguar paga e shpërblime të ndryshme.

Ndihmat që na krijuan atë ndjesinë që sot shpesh e dëgjon kur takon dikë dhe e pyet – “Si je?” dhe të përgjigjet “E përgjithshmja mirë… !”.

E vërtetë, ashtu ka qenë dhe është, e përgjithshmja është gjithmonë mirë, po në veçanti? Importet e mallrave janë 9 miliardë euro dhe eksportet 3,7 miliardë, me një deficit tregtar gati të dyfishuar nga 2020 në 2024.

Është e thjeshtë, shumë e thjeshtë

Ky mentalitet i të priturit të shpëtimit nga lart, nga jashtë, ose me një zgjidhje tipike, reflektohet edhe në debatin për TVSH-në, ku kërkohet një zgjidhje alla shqiptare, as politike, as fiskale, as strukturore, për një problem që në fakt është i thjeshtë, i njohur dhe që ka zgjidhje prej kohësh në BE. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është një taksë e vendosur mbi konsumin dhe një nga të ardhurat kryesore tatimore.

Në varësi të shkallës së TVSH, ajo e rrit çmimin final p.sh. me 20% nëse kjo është shkalla e saj, duke bërë që konsumatorët të paguajnë një çmim më të lartë. Duhet theksuar dhe përsëritur se mënyra si është ndërtuar kjo taksë është që paguhet vetëm një herë në fund nga konsumatori final dhe atë e mbledh shteti.

Bizneset prodhuese apo tregtare, subjekte të TVSH, nuk e paguajnë atë, përveç rastit kur janë konsumatorë finalë, por e kreditojnë ose e debitojnë tek organet tatimore dhe në fund kanë një bilanc zero për TVSH-në.

Nëse një biznes subjekt TVSH ka TVSH të mbledhur të paderdhur në shtet ose TVSH fiktive, kjo quhet vepër penale dhe është e dënueshme. Thjesht bizneset nuk e paguajnë këtë taksë, përveçse përkohësisht kur e blejnë një mall apo shërbim dhe e rimarrin vlerën që kanë paguar kur e shesin mallin apo shërbimin te një i tretë.

Kur mbyllet bilanci i një subjekti me TVSH, sa TVSH ka parapaguar te shitësit me TVSH, po aq do të marrë mbrapsht nga blerësit me TVSH apo tatimet, me përjashtim të atyre mallrave e shërbimeve kur është vetë konsumator final, dhe nëse ka tepricë e derdh në shtet.

Nëse një biznes ka paguar TVSH te shitësi dhe nuk e shet produktin apo shërbimin te një blerës me TVSH si p.sh. në rastin e eksporteve, atëherë kërkon që ajo t’i rimbursohet për vlerën e shtuar të krijuar.

Nëse një biznes bujqësor subjekt i TVSH i shet domate një pike grumbullimi me 100 lekë çmim, pika e blen me 100 lekë plus 20 lekë TVSH, dhe kur e shet p.sh. në një dyqan me 200 lekë plus 40 lekë TVSH, derdh në tatime 20 lekë, sepse 20 lekë i ka paguar më parë dhe kur dyqani e shet me 300 lekë, TVSH që paguan konsumatori final është 60 lekë, nga këto dyqani derdh 20 lekë në shtet, sepse 40 i ka paguar më parë dhe kështu gjatë zinxhirit nga prodhuesi te tregtari çdo hallkë dhe kalim ka gjeneruar vlerë të shtuar, e për pasojë dhe TVSH, po ajo është paguar vetëm nga konsumatori final, prodhuesi dhe biznesi nuk e kanë atë pjesë të çmimit.

Në fakt është përbërës i çmimit të produktit, por vetëm për kostot e llogaritjes dhe bashkëveprimit me organet tatimore, p.sh. ekonomisti, kompjuterët, ruajtja e dokumenteve, softuerët e dedikuar, lidhja online, koha e punës, të cilat janë të konsiderueshme.

Në rastin kur pika e grumbullimit eksporton, kemi të njëjtat hapa 100 lekë plus 20% blerja nga një subjekt me TVSH e domateve, dhe pastaj 200 lekë te blerësi jashtë, pika do të kërkojë nga tatimet rimbursimin e 20 lekë TVSH që ka paguar më parë, sepse blerësi final i huaj nuk është subjekt i TVSH dhe pika nuk ka mbledhur TVSH nga ai. Që TVSH e saj të jetë zero në bilanc, ajo do të marrë transfertë nga shteti për pagesën e TVSH-së të bërë në blerje.

Kur pika blen mall nga një fermer pa TVSH sipas ligjit aktual dhe atij që parashikohet të futet në fuqi, pika e grumbullimit apo çdo biznes blerës me TVSH nuk paguan TVSH te fermeri dhe as nuk mund të kërkojë transfertë apo kreditim nga tatimet për këtë blerje.

Ndërsa kur ia shet po këtë mall një dyqani me TVSH dhe i shton blerjes prej 100 lekë, dhe 100 lekë vlerë të shtuar do ta shesë 200 lekë plus 40 lekë TVSH, të cilat i paguan blerësi subjekt i TVSH dhe pika duhet t’i derdhë në shtet.

Për “cash flow” ose për paranë që qarkullon biznesi kjo është e rëndësishme, por ato para nuk janë pjesë e çmimit, ato janë taksë për shtetin të paguara nga konsumatori final, biznesi e ka marrë fitimin e tij me anë të vlerës së shtuar te produkti. Nëse e eksporton, as nuk mbledh dhe as nuk derdh TVSH, as për pjesën e tij dhe as të fermerit më parë.

Ndryshimi më i parë midis një aktiviteti bujqësor me TVSH dhe një fermeri të vogël pa TVSH është se subjekti me TVSH, siç e pamë më sipër e ndan çmimin (kosto, plus fitim) nga TVSH-ja, prodhuesi pa TVSH duhet ta bëjë atë pjesë të çmimit dhe përgjatë zinxhirit të tregtimit çmimi do të vazhdojë të rritet dhe konsumatori final paguan TVSH-në dy herë për pjesën e çmimit të prodhuesit.

Se sa e rrit TVSH-ja çmimin e një produkti të fermës, jo subjekte të TVSH-së, është një diskutim teknik dhe i gjatë në varësi të TVSH që paguhet për inputet, mekanikën, energjinë, shërbimet, llojin e aktivitetit, investimeve që duhen, etj.

Duhet theksuar që të gjithë prodhuesit të cilët kanë një xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë nuk janë subjekte të TVSH dhe ofrojnë shërbime e mallra kudo në ekonominë lokale, dhe nuk janë vetëm bujqësorë. Të gjithë ata e përfshijnë koston e TVSH së lëndëve të para që përdorin në çmim.

Natyrshëm që shumë prodhues të vegjël për këtë arsye shesin ose kërkojnë të shesin direkt te konsumatori mallra dhe shërbime, përndryshe çmimi i tyre do të ishte shumë më i lartë nëse do të shisnin në biznese ndërmjetëse me TVSH, të cilat pastaj shesin te konsumatori final. P.sh. një prodhues artizanal këpucësh shet direkt në punishten e tij dhe jo në një dyqan këpucësh subjekt TVSH, i cili i rishet ato. A duhet dhe këtyre artizanëve, prodhuesve t’u rimbursohet TVSH e inputeve dhe të diskutojmë të ketë dhe për ata 20% në shitje dhe 20% në blerje, sepse po vijnë këpucë të lira nga Kina, të cilat shiten në dyqane

Situata në Shqipëri

Situata është e ndryshme për prodhimin bujqësor shqiptar, ku mbizotërojnë prodhuesit e vegjël. Tregjet dhe mënyrat e shitjes direkte nga ferma në qytet u luftuan egërsisht nga pushteti lokal, për arsye që ne nuk i dimë.

Ndërkohë BE ka direktiva dhe masa të cilat kërkojnë dhe nxisin pikërisht shitjet direkte nga fermerët e vegjël. Por, sidoqoftë shitja direkte dhe pse mjaft e mirë, nuk është e mjaftueshme për të tregtuar të gjithë prodhimin dhe për të bërë të mundur shtimin e vazhdueshëm të tij. Fermerët e vegjël duhet të shesin te bizneset agropërpunues, rrjetet tregtare dhe për eksport.

Ndërsa janë jo jetike shumë shërbime pa TVSH p.sh. të porosisësh te rrobaqepësi një kostum të dytë, apo një fustan tjetër për dasma, ushqimi është jetik, dhe kostot e tij janë mesatarisht sa 40% e të ardhurave të familjeve, për familjet e varfra dhe pensionistët edhe më shumë.

Prodhimi bujqësor është në vështirësi të mëdha prej problemeve strukturore, institucionale, si dhe për shkak të kostove në rritje të inputeve, të mekanizimit dhe të prodhimtarisë së ulët, të cilat rezultojnë në çmime më të larta që konkurrohen lehtë nga importi.

Për këto arsye, sepse ushqimi me çmime të arsyeshme dhe me standarde është një e drejtë njerëzore, ne duhet të mbrojmë dhe të përkrahim prodhuesit bujqësorë që ata jo vetëm të prodhojnë ushqim me kosto të përballueshme, por të mbrojnë dhe natyrën, si dhe pjellorinë e tokës e cila kur humbet është e pakthyeshme.

Veçanërisht ata që duhen ndihmuar e përkrahur janë prodhuesit e vegjël, për të cilët prodhimi bujqësor është e vetmja mënyrë jetese. Mbetet një objektiv madhor që prodhuesit bujqësorë të rriten, konsolidohen, sidomos të investojnë në kapital e njohuri. Për këtë, ata duhet të jenë subjekte me TVSH në prodhim dhe për tregtim në mënyrë që të jenë të ndara qartë: puna, investimet, kostot, çmimet dhe taksat.

Nga ana tjetër duhet të kujdesemi për prodhuesit e vegjël, si dhe konsumatorin, në mënyrë që të taksojmë sa më pak, madje aspak, këtë të drejtë njerëzore që është ushqimi, dhe jo ta taksojmë dy herë për pjesën e prodhimit, kur prodhimi vendas shitet për agropërpunim, në rrjetet apo dyqane me TVSH, si dhe për eksportin, që çmimet të jenë konkurruese me vendet që ndjekin politika kompensimi.

Historia na mëson

Ndihmat e mëdha nga ish-Bashkimi Sovjetik dhe më vonë Kina e bënë jo realiste dhe të matshme kundrejt tregut të lirë, ekonominë shqiptare. Përtej politikanëve dhe populli u brumos me idenë që çdo gjë është e mundur sepse dikush do të na ndihmojë. Nëse askush nuk na ndihmon do të gjendet një rrugë jona, si të ndërtojmë socializmin me forcat tona, të ndërtojmë kapitalizmin duke privatizuar çdo gjë, të ndërtojmë ekonomi tregu me turistë dhe me radhë.

Nën këtë këndvështrim, të kërkosh që të barazohet TVSH në blerje me atë në shitje njëlloj si për subjektet me TVSH dhe për subjekte jo të TVSH-së dhe këtë ta kërkojnë biznesmenë, politikanë, gazetarë, ndoshta dhe ekonomistë, nuk ka asnjë problem, madje kjo ka ndodhur dhe më parë.

Ndërsa përpiqemi shumë të ndërtojmë tipicitetin dhe të ruajmë traditën për prodhimet tona dhe ushqimet tona, zgjidhjet e kërkuara të problemeve jashtë ligjeve ekonomike e praktikave të provuara e të njohura të BE-së, mbeten ushqimi tipik mediatik, e shpesh politik i përditshëm.

Prodhimi bujqësor shqiptar duhet bërë efektiv dhe i qëndrueshëm, ka sfidën e integrimit në një nga ekonomitë më të avancuara e të investuara të BE-së, ka sfidën e krizave të ndryshme që rrezikojnë dhe atë pak sovranitet ushqimor që kemi, si dhe ndryshimet klimatike.

Por, ndërkohë fermerët duhet të prodhojnë dhe të konkurrojnë dhe një faktor ekonomik që ul konkurrueshmërinë e prodhuesve të vegjël shqiptarë është mënyra e tyre e prodhimit si subjekte të vegjël jo me TVSH, përtej sipërfaqes së vogël të fermës apo faktorëve të tjerë. Siç e pamë më sipër, prodhuesit e vegjël, në ndryshim nga të mëdhenjtë, duhet të përfshijnë në çmim dhe taksën e TVSH që paguajnë për inputet, shërbimet, energjinë, etj.

Taksa për inputet bujqësore aktualisht është në nivelin e taksave europiane në 10%. Shitjet direkte nuk funksionojnë dhe rrjetet tregtare e gjejnë më të lirë, për shkak të fragmentimit, standardeve dhe infrastrukturës, të importojnë sesa të sigurojnë produkte lokale për tregun vendas. Importet e ushqimeve kanë arritur në 1,5 miliardë euro me një deficit tregtar në rritje nga viti në vit dhe pse eksportet janë rritur në 550 milionë euro.

Eksportet shqiptare janë eksporte oportuniste në varësi të çmimit dhe hapësirave të përkohshme që krijohen në tregjet e huaja dhe e vetmja forcë që kanë është çmimi. Kompensimi apo rimbursimi i prodhuesve në masën 10% të çmimit, është një masë e mirë, madje ajo mund të shkojë drejt mbikompensimit. Kompensimi i vendos ata në pozita të barabarta për sa i takon neutralitetit të TVSH-së, si te prodhuesit me TVSH.

Është detyrë, si dhe kërkesë nga BE që institucionet përgjegjëse si Ministria e Bujqësisë, ajo e Financave apo kushdo tjetër që ka kompetenca profesionale, të bëjë llogaritjet e duhura sa është vlera reale e TVSH së inputeve. Direktiva është që kompensimi nuk duhet ta kalojë atë vlerë.

Vende të ndryshme të BE-së kanë shkallë të ndryshme kompensimi, nga Spanja me rreth 12%, te Greqia me rreth 6%, dhe vlerësohen të jenë si një subvencion i fshehur. Në Spanjë, fermerët marrin më shumë para se sa kanë paguar taksë TVSH-je për inputet, në nënkompensim në Greqi, fermerët kanë paguar më shumë TVSH. Ka shumë vende që nuk e zbatojnë këtë skemë kompensimi për fermerët e vegjël jo me TVSH.

Spanja mbetet, sidoqoftë, një shembull i mirë për politikën dhe për fermerët, jo aq për shkallën e rimbursimit, por për faktin se fermerët e vegjël janë të organizuar në kooperativa, madje ka më shumë kooperativistë se fermerë sepse një fermer mund të bëjë pjesë në më shumë se një kooperativë.

Fermerët e vegjël përfitojnë kompensim të TVSH së inputeve nga kooperativa e tyre, e cila më tej funksionon si një biznes i madh me TVSH, duke i dhënë të gjitha avantazhet e biznesit. Anëtarët fermerë prodhues e shesin së pari prodhimin me kërkesë pothuaj të garantuar, si dhe marrin dhe fitimin nga biznesi tregtar apo përpunues, po i tyre të cilat mund të jenë dhe më të mëdha se nga shitja e parë.

Duke u rikthyer te rasti i mësipërm kur një fermer do të shesë me faturë te një pikë për eksport apo për një rrjet tregtar me TVSH, do të marrë 100 lekë nga blerësi dhe 10 lekë nga shteti si kompensim. Një kg domate e vitit 2025 e shitur p.sh. 100 lekë, teorikisht gjatë vitit 2026 do të bëhet 110 lekë për fermerin.

Si do të jetë në praktikë, mbetet për t’u parë, por duke ditur që forca negociuese është më e fortë e blerësit se sa prodhuesit, ky 10% ndoshta do të ndahet mes tyre, dhe më tej duke ditur se një pjesë e prodhimit nuk gjen treg, prodhuesit së paku do të shpresojnë se do të mund të arrijnë të shesin me kosto apo fitim minimal duke e zbritur atë kompensim nga çmimi. Kjo vlen më së shumti për eksportin dhe duket se do të ndikojë më pak në shtimin e shitjeve të prodhimit vendas në tregun shqiptar.

Rreziku më i madh duket një rritje e sforcuar e eksporteve duke sjellë përqendrim të prodhimit dhe investimeve për prodhime të caktuara që kanë kërkesë të kufizuar në tregun vendas, si për sasi dhe për çmim, por që kërkohen më shumë në tregun e jashtëm, duke sjellë një rritje të mëtejshme të importeve të ushqimeve.

E thënë më thjesht, pikërisht sepse asnjë vend i zhvilluar nuk prodhon kryesisht tranguj apo luleshtrydhe për eksport nëse nuk garanton që kur t’i shesë ato, nuk do të jetë në gjendje të blejë bukën. Kompensimi duket se do të stimulojë edhe më shumë perimet, e disa fruta, si specat, trangujt, luleshtrydhet, rrushin e tavolinës së serrave, për eksport, ndërkohë do të rritet importi i ushqimeve të domosdoshme si drithërat, mishi, bulmeti.

Sovraniteti ushqimor nuk është që të prodhojmë çdo gjë me forcat tona, por duhet të jemi të përgatitur dhe të kemi bërë disa llogari, që nëse rrushi i serrave a luleshtrydhet kanë vlerë të shtuar, eksporti kundrejt grurit, disa pak para dhe toka duhen hequr mënjanë që të mund t’a blesh apo të prodhosh edhe bukën që do t’a shtrosh me reçelin e luleshtrydheve, kur ato të freskëta nuk gjejnë treg jashtë, dëmtohen nga moti, sëmundjet, apo kanë çmim minimal.

Institucione dhe shtylla

Kompensimi i TVSH së inputeve të përdorura për prodhim për fermerët e vegjël zgjidh një problem, por kërkon masa të tjera nxitëse që të rriten shitjet e prodhimeve shqiptare në tregun vendas ku TVSH e pakompensuar e inputeve të prodhuesve të vegjël ishte frenuese duke sjellë rritje çmimi e për pasojë ulje të konkurrencës.

Sidoqoftë kompensimi i TVSH për fermerët e vegjël ndërsa mjaft i rëndësishëm nuk është shtylla kryesore e prodhimit bujqësor dhe zhvillimit rural, të cilat mbeten subvencionet direkte, si dhe masat e zhvillimit rural që parashikon Politika e Përbashkët Bujqësore e BE (CAP). Shqipëria duhet të shkojë drejt pagesave të thjeshta për fermerët e vegjël, si e zbaton CAP për miliona fermerë të vegjël të Europës.

Zhvillimi rural kërkon institucione të përgjegjshme, demokraci, bashkëpunim lokal dhe pastaj para e fonde. Bllokimi nga BE i IPARD si instrument i zhvillimit rural tregoi se mungonin të parat dhe jo paratë. Mungesa e përgjigjeve të qarta institucionale nga Ministria e Bujqësisë, etj., si dhe përgatitjet e munguara lidhur me skemën e kompensimit të TVSH për fermerët e vegjël kundrejt një pjese të politikës, bizneseve dhe mediave tregon se nuk jemi gati për skema që bien ndesh me interesa të ndryshme, kur ato bien ndesh me praktikat tashmë dhjetëra vjeçare të rishpërndarjes apo transfertave të fondeve publike për interesa zgjedhore apo drejt individë të caktuar.

Përfituesit e skemës janë të gjithë prodhuesit e vegjël që duhet të përfshihen në zinxhirin e shitjeve dhe aktualisht kemi mundësi ta bëjmë këtë pa pritur të na ndihmojë një aleat i madh vetëm për fermerët që të zgjidhë problemet e tyre, dhe të shpikim një rrugë tonën me TVSH 20% njëlloj hyrëse e dalëse për subjekte jo TVSH-je për të tjerët.

Për sa kohë do të vazhdojmë të flasim dy gjuhë të ndryshme për të njëjtën ekonomi, politika e cila thotë, “eksportojmë me sukses luleshtrydhe në 85 vende”, ndërsa qytetari thotë me aq para sa kam, e çmimet që janë “kërtollat janë edhe bukë, edhe gjellë”, patate të cilat fermerit po i kalben në arë./Monitor.al

kërtolla pavarësi ekonomike tregu

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën