LIVE UPDATES
Ekonomi

Yield-et e bonove 12 mujore ulen përsëri, i afrohen nivelit të 4%

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 4.09%, nga 4.44% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm të këtij muaji.

22 Shkurt 2023, 07:05 Nga A.B

Yield-et e bonove 12 mujore ulen përsëri, i afrohen nivelit të 4%

Yield-et e bonove 12-mujore të thesarit pësuan përsëri rënie në ankandin e kësaj jave, duke vijuar trajektoren korrektuese nga rritja e fortë të gjysmës së dytë të vitit të kaluar.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 4.09%, nga 4.44% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm të këtij muaji.

Edhe në këtë ankand pjesëmarrja e investitorëve rezultoi sërish mjaft e lartë, duke ndikuar sërish në uljen e yield-eve. Nga 5 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në ankand u paraqitën kërkesa totale për 8.4 miliardë lekë.

Edhe në këtë rast, MFE ka vendosur të rrisë me 15% shumën e pranuar, duke e çuar vlerën totale të emetimit në 5.75 miliardë lekë. Pro rata apo pjesa e pranuar e ofertave konkurruese rezultoi sërish mjaft e ulët, në nivelin 9.4%.

Në muajt e fundit, qeveria po shfrytëzon likuiditetin e lartë në treg dhe rënien e ndjeshme të yield-eve për të marrë hua edhe më shumë se parashikimet dhe ndoshta për ti paraprirë një rritje të re të yield-eve, duke pasur parasysh se Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar rritjen e mëtejshme të normave të interesit gjatë këtij viti.

Yield-i mesatar i ponderuar ka rënë me 1.38 pikë përqindje që nga fillimi i vitit dhe me 1.74 pikë përqindje nga muaji nëntor 2022, kur preku edhe nivelin më të lartë qysh prej vitit 2013.

Aktualisht, ndryshimi vjetor i yield-it të bonove 12-mujore është 2.5 pikë përqindje, nga rreth 4.2 pikë përqindje që kishte arritur në muajin nëntor. Kjo tregon se rritja e yield-it të bonove po korrigjohet gradualisht, duke iu afruar ndryshimit të normës bazë. Krahasuar me një vit më parë, norma bazë e interesit është rritur me 2.25 pikë përqindje, nga 0.5% në 2.75%.

Por, ngadalësimi i inflacionit në tremujorin e fundit të vitit i mundësoi Bankës së Shqipërisë të frenonte rritjen e normave të interesit. Ky efekt u përcoll edhe në tregun e letrave me vlerë të qeverisë, duke reduktuar pasigurinë mes investitorëve, duke sjellë rritje të pjesëmarrjes në ankande dhe duke ndikuar kështu në uljen e yield-eve.

Nga ana tjetër, frenimi i ndjeshëm i kredisë për sektorin privat në gjysmën e dytë të vitit të kaluar në mënyrë indirekte favorizon rënien e yield-eve, sepse orienton më shumë fonde të lira të sektorit bankar drejt investimit në bono dhe obligacione.

Ulja e yield-eve i ka një efekt pozitiv për qeverinë shqiptare, që vitin e kaluar u përball me rritje të ndjeshme të kostos së huamarrjes, por edhe me vështirësi për të siguruar shumat e planifikuara të huamarrjes, për shkak të pasigurisë së lartë mes investitorëve.

Por, korrigjimi në ulje i yield-eve është një frymëmarrje edhe për huamarrësit privatë, që kanë kredi në lekë me norma të ndryshueshme interesi. Këto kredi zakonisht bazohen në ecurinë e yield-eve të bonove 12-mujore, mbi të cilin aplikohet një marzh fiks interesi.

Rritja e yield-eve vitin e kaluar solli si pasojë edhe rritje të normës totale të interesit dhe të këstit mujor në rivlerësimin e radhës. Duke qenë se yield-i i bonove 12 mujore preku një ndryshim vjetore prej rreth 4.2 pikë përqindje, kjo solli shtrenjtim shumë të lartë të kësteve të kredisë për familjet dhe bizneset. Ulja e yield-eve e lehtëson disi barrën e rritjes së interesave për huamarrësit./MONITOR

yield

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet