LIVE UPDATES
Ekonomi

Yield-et përsëri në rënie, obligacionet 7-vjeçare zbresin në 5.21%

Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i uniform i pranuar dhe kuponi i obligacioneve 7-vjeçare në ankandin e kësja jave shënoi nivelin 5.21%, në rënie nga niveli prej 5.45% i ankandit të fundit (rihapje) të këtyre instrumenteve që ishte zhvilluar në muajin mars.

11 Maj 2023, 07:29 Nga I.A
Yield-et përsëri në rënie, obligacionet 7-vjeçare
Foto Ilustruese

TIRANË- Yield-et e instrumenteve të borxhit të qeverisë shqiptare në tregun primar po vazhdojnë rënien edhe në pjesën e parë të muajit maj. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i uniform i pranuar dhe kuponi i obligacioneve 7-vjeçare në ankandin e kësja jave shënoi nivelin 5.21%, në rënie nga niveli prej 5.45% i ankandit të fundit (rihapje) të këtyre instrumenteve që ishte zhvilluar në muajin mars.

Pjesëmarrja e investitorëve edhe në këtë ankand rezultoi e lartë, me kërkesa totale në vlerën e 5.46 miliardë lekëve, nga 3 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim. Ministria e Financave vendosi të rriste shumën e pranuar të ofertave në makismumin prej 15% të lejuar nga kuadri nënligjor për huamarrjen, për një vlerë totale emetimi prej 3.45 miliardë lekësh.

Rënie të mëtejshme këtë javë pësuan edhe yield-et e obligacioneve dyvjeçare. Në ankandin e rihapjes, yield-i uniform i pranuar zbriti në 4.16%, nga 4.35% që kishte qenë në ankandin fillestar të zhvilluar në muajin prill. Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, yield-et e titujve të borxhit të qeverisë shqiptare kanë nisur një cikël korrigjimi në rënie. Ky cikël nuk është frenuar as nga rritja e re e normës bazë të interesit, e aplikuar nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në muajin mars.

Rënia e normave, sidomos në segmentin e instrumenteve afatgjata, reflekton besimin e tregut se inflacioni do të vendoset gradualisht nën kontroll, edhe falë sinjaleve të qarta në rënie që janë regjistruar në muajt e fundit. Nga ana tjetër, rënie e yield-eve është gjithashtu një tregues i gjendjes likuide të tregut financiar në vend.

Duke filluar nga viti i kaluar, është regjistruar një rritje e fortë e pjesëmarrjes së individëve në ankande, sidomos në ato të bonove të thesarit, për shkak të joshjes nga rritja e yield-eve. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) treguan se blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve arritën në 15.1 miliardë lekë, me një rritje rekord prej 67.9% krahasuar me një vit më parë.

Ulja e yield-eve në pjesën e parë të këtij viti e ka zbutur ndjeshëm shqetësimin për rritjen e kostos së huamarrjes së brendshme të qeverisë shqiptare. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, rritja vjetore e shpenzimeve për interesat e borxhit të brendshëm në tremujorin e parë të vitit u ngadalësua ndjeshëm në 1.9%, nga pothuajse 3.2% që kishte qenë kjo rritje për vitin 2022.

Rënia e yield-eve të borxhit të qeverisë ka një ndikim direkt edhe normat e interesit të kredive me interes të ndryshueshëm të huamarrësve privatë. Rritja vjetore e kostos së kredisë në pjesën e parë të këtij viti është shumë më e kufizuar krahasuar me gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

Marrë nga Monitor.al

yield

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës