Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në prill të këtij viti, fondi u shtua me 896 milionë lekë nga arkëtimi i kontributit vjetor të bankave. Në total, pas derdhjes së kontributit vjetor të bankave për pesë vite që nga themelimi i tij, Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme arrin në rreth 4.46 miliardë lekë ose rreth 40 milionë euro.

Bankat tregtare kanë shlyer plotësisht edhe kontributin e vitit të gjashtë për Fondin e Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme.
Në prill të këtij viti, fondi u shtua me 896 milionë lekë nga arkëtimi i kontributit vjetor të bankave. Në total, pas derdhjes së kontributit vjetor të bankave për pesë vite që nga themelimi i tij, Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme arrin në rreth 4.46 miliardë lekë ose rreth 40 milionë euro.
Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme u krijua në vitin 2018, për qëllime të zbatimit të instrumenteve të ndërhyrjes së jashtëzakonshme nga Banka e Shqipërisë.
Në thelb, ky fond është një instrument për të shpëtuar nga falimentimi bankat që eventualisht mund të ndodhen në vështirësi në të ardhmen, pa qenë nevoja për të kërkuar kontribut nga paratë e taksapaguesve. Ligji reflekton kuadrin e ri të Bashkimit Europian me qëllim shpëtimin e bankave, që u ndërtua pas krizës financiare që nisi në vitin 2008.
Në zbatim të ligjit nr.133/2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë”, fondi duhet të arrijë nivelin e synuar prej 0.5% të totalit të detyrimeve të sistemit bankar, të llogaritura si diferencë midis aktiveve totale dhe kapitalit rregullator të të gjitha bankave të licencuara në Republikën e Shqipërisë, brenda 10 viteve nga hyrja në fuqi e ligjit.
Mbështetur në vlerën e deritanishme të detyrimeve, projeksioni është që brenda korrikut të vitit 2027 Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme në Banka të arrijë vlerën e 8 miliardë lekëve. Bankat paguajnë kontribute të rregullta vjetore, me qëllim plotësimin e nivelit të synuar të fondit.
Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme administrohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, në përputhje me politikën e administrimit të mjeteve financiare të fondit, politikë kjo që miratohet nga Banka e Shqipërisë.
Ky fond mund të përdoret nga Banka e Shqipërisë për disa qëllime, të tilla si garantimi i aktiveve ose pasiveve të bankës në ndërhyrje të jashtëzakonshme, bankës urë apo shoqërisë për administrimin e aktiveve; plotësimi i nevojës për likuiditet të bankës në procedurën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme, bankës urë apo shoqërisë për administrimin e aktiveve; blerja e aktiveve të bankës në procedurën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme, për të kontribuuar në kapital dhe për të siguruar fondet e tjera të nevojshme për bankën urë apo shoqërinë për administrimin e aktiveve; kompensimi i humbjeve të pambuluara që lindin për shkak të përjashtimit të detyrimeve të pranuara të kreditorëve të bankës në ndërhyrje të jashtëzakonshme; mbulimi i shpenzimeve për administrimin e Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme etj./MONITOR
Ristrukturimet e kredive pësuan një rënie të ndjeshme vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia...
Leku e ka nisur këtë javë me një vrull të ri forcimi në kursin e këmbimit ndaj euros. Ditën e martë euro ka r&eu...
Foto ilustruese Shqipëria shënoi rritje të madhe të punësimit pas pandemisë, por disa qytete të vendit tonë rendite...
Foto ilustruese TIRANË- Rritja e çmimeve është ngadalësuar sërish në muajin prill, dukë reflektuar bazën e l...
Foto Ilustruese TIRANË- Në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, punonjësit në administratën e pushtetit...
TIRANË- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë renditur ndër gjashtë destinacionet verore më të lira për t’u vizi...
Takimi TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e shoqatave ...
Bashkia Tirane TIRANË- Detyrimet e prapambetura në total të 61 bashkive për 2022 u ulën rreth 10% krahasuar me vitin paraardhë...
Foto Ilustruese TIRANË- Tregu i punës online po zgjerohet me shpejtësi kudo në botë dhe pjesë e tij tashmë ësht&eum...
TIRANË- Qeveria shqiptare do të blejë 15% të aksioneve në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE. Sipas burimeve nga tregu, marr&...