LIVE UPDATES
Ekonomi

“Zbarkimi” i investitorëve të huaj në tregun e borxhit të qeverisë, rritet kërkesa dhe likuiditeti

Viti 2024 solli një zhvillim të rëndësishëm në tregun e instrumenteve të borxhit të qeverisë shqiptare. Për herë të parë, investitorë institucionalë nga jashtë vendit filluan të investonin në titujt e borxhit në Lek të qeverisë shqiptare.

21 Qershor 2025, 07:38 Nga M.B
“Zbarkimi” i investitorëve të huaj në tregun e
Foto ilustruese

TIRANA- Që prej vitit të kaluar, investitorë të huaj kanë nisur të investojnë në instrumentet e borxhit në Lek të qeverisë shqiptare. Pjesëmarrja e investitorëve të huaj është një zhvillim i rëndësishëm, sepse ka rritur kërkesën dhe likuiditetin në tregun e titujve qeveritarë, duke ndikuar në uljen e yield-eve. Viti 2024 solli një zhvillim të rëndësishëm në tregun e instrumenteve të borxhit të qeverisë shqiptare. Për herë të parë, investitorë institucionalë nga jashtë vendit filluan të investonin në titujt e borxhit në Lek të qeverisë shqiptare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për vitin 2024, investitorët jorezidentë investuan afërsisht 14 miliardë lekë në instrumente borxhi në Lek. Kjo shumë përbënte afërsisht 28% të shtesës së huamarrjes së qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar. Tendenca ka vazhduar, madje edhe në rritje, në tremujorin e parë të këtij viti. Gjithmonë sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investitorët jorezidentë e shtuan portofolin e titujve qeveritarë, me rreth 5.3 miliardë lekë në periudhën janar-mars 2025.

Ndikimi i tyre ka qenë edhe më i madh, duke marrë në konsideratë se huamarrja e brendshme neto e qeverisë për tremujorin e parë ishte negative, pra, me një rënie të portofolit, me 6.5 miliardë lekë krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Kjo tregon se investitorët jorezidentë kanë “marrë” nga pjesa e borxhit që mbahej prej investitorëve të tjerë rezidentë. Me shtesën e tremujorit të parë 2025, vlera totale e portofolit të tyre ka arritur në më shumë se 200 milionë euro.

Në terma relativë, pesha e investitorëve të huaj kundrejt portofolit total të borxhit të brendshëm ngelet ende e ulët, me rreth 2.6% të stokut të borxhit të brendshëm. Megjithatë, duhet konsideruar se kjo rritje ka qenë mjaft e shpejtë dhe portofoli i investitorëve jorezidentë është ndërtuar afërsisht në një vit.

Fjorent Rrushi, drejtues i Raiffeisen Research për Shqipërinë, thotë për “Monitor”, se rritja e investimeve nga subjektet jorezidente është nxitur nga perspektiva pozitive e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, rritja ekonomike prej 4% në terma realë të PBB-së në vitin 2024 dhe inflacionit të ulët, nën 3%.

Sipas tij, këto zhvillime kanë krijuar një mjedis të favorshëm për investime, duke rritur besimin e investitorëve dhe duke nxitur një klimë pozitive për zhvillimin ekonomik. Kontrolli mbi financat publike ka kontribuar në arritjen e një deficiti fiskal të ulët prej 0.7% të PBB-së dhe ka sjellë  rënie të borxhit publik në nivelin 54% të PBB-së.

“Rritja e turizmit ka sjellë një ndryshim strukturor në ekonominë shqiptare, duke ulur deficitin korrent në raport me PBB-në nga mbi 6% në 2-3% të PBB-së. Ky përmirësim ka rritur konkurrencën në tregjet ndërkombëtare dhe ka çuar në një vlerësim të konsiderueshëm të Lekut. Përmirësimi i vlerësimit të borxhit sovran nga agjencitë e klasifikimit, si S&P, ka rritur besimin në stabilitetin ekonomik të vendit, duke e bërë Shqipërinë më tërheqëse për investitorët e huaj, ndërsa forcimi i Lekut ka kontribuar në krijimin e një ambienti të favorshëm për investime”, thotë z. Rrushi.

Sipas tij, pritshmëritë për investimet në titujt qeveritarë do të varen nga ecuria e Shqipërisë drejt BE-së, përmirësimi i vlerësimit të kreditit sovran (rating) dhe nivelit të rendimenteve të titujve qeveritarë në vijim.

“Aktualisht, rendimenti i instrumenteve financiare ka rënë ndjeshëm, duke bërë që ato të mos jenë më aq tërheqëse për investitorët e huaj. Nëse forcimi i kursit të këmbimit ndalet, atëherë interesi afatshkurtër për këto investime do të kufizohej. Megjithatë, nëse ratingu i Shqipërisë përmirësohet dhe kalon në kategorinë “investment grade”, shumë investitorë të tjerë të huaj do të kenë mundësi të investojnë në letrat me vlerë të borxhit shqiptar. Si përfundim, ecuria e këtyre investimeve do të varet nga faktorë ekonomikë dhe politikë, si inflacioni dhe përparimi drejt integrimit europian, të cilat do të ndikojnë në besimin e investitorëve në tregun shqiptar”, shprehet ai.

Investimet, kryesisht në obligacione referencë

Pjesëmarrja e investitorëve të huaj në tregun e instrumenteve të borxhit në Lek të qeverisë shqiptare ishte një risi absolute për vitin e kaluar.

Megjithëse profili i investitorëve është i mbrojtur nga rregullat e konfidencialitetit, burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë kryesisht për investitorë profesionistë, që kanë vendosur për herë të parë të përfshijnë edhe obligacionet në Lek të qeverisë shqiptare në portofolat e tyre.

Sipas burimeve nga tregu, këta investitorë po blejnë kryesisht obligacione referencë, me maturim deri në pesë vjet.

Me qëllim për të zhvilluar tregun dytësor të instrumenteve të borxhit të qeverisë shqiptare, në vitin 2018, Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë nisën projektin e titujve referencë, në bashkëpunim me pesë banka tregtare në vend.

Pjesëmarrja në ankandet e titujve referencë mund të kryhet vetëm nëpërmjet bankave pjesëmarrëse në projekt, që kanë titullin e Zhvilluesve të Tregut.

Titujt referencë (benchmark) gëzojnë likuiditet më të lartë se emetimet e zakonshme, për shkak të detyrimit që kanë Zhvilluesit e Tregut për të kuotuar çmime blerjeje dhe shitjeje në tregun sekondar, sipas kushteve të përcaktuara në kontratën e lidhur me Ministrinë e Financave.

Në këtë projekt aktualisht përfshihen emetimet e fundit të obligacioneve 3, 4 dhe 5-vjeçare. Kuotimi ditor i yield-it për tregtim sekondar u jep këtyre instrumenteve tipare më likuide, por njëkohësisht mundëson edhe vlerësimin e një çmimi më të drejtë.

Një interes i lartë i investitorëve për titujt e qeverisë shqiptare është vërejtur edhe në emetimet e Eurobondit, gjatë viteve të fundit. Në muajin shkurt 2025, shteti shqiptar emetoi Eurobonde për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh, me një yield prej 5%.

Kërkesa për Eurobondet shqiptare e paraqitur nga investitorët ka qenë shumë e lartë dhe arriti shumën totale të 3.7 miliardë eurove. Interesi i investitorëve të huaj tashmë po shtrihet edhe në titujt e emetuar në tregun e brendshëm, në Lek.

Përmirësimi i vlerësimit të borxhit sovran rrit besimin tek investitorët

Hyrja e investitorëve në tregun e titujve qeveritarë në Lek përkon me një periudhë kur Shqipëria ka arritur për herë të parë një përmirësim në vlerësimin e borxhit sovran.

Në muajin mars të këtij viti, agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” përmirësoi për herë të dytë në dy vjet vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran, nga “BB-” në “BB”, me perspektivë të qëndrueshme.

Sipas S&P, Investimet e Huaja Direkte, remitancat dhe rritja e shpejtë e eksporteve të shërbimeve mbështesin perspektivën e qëndrueshme të ekonomisë së Shqipërisë, pavarësisht tensioneve të pranishme gjeopolitike dhe pasigurive të lidhura me mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në muajin maj të këtij viti.

S&P parashikon që ekonomia shqiptare do të ruajë rritje vjetore sipër nivelit të 3% në një horizont parashikimi afatmesëm. Megjithatë, agjencia thekson se ekonomia shqiptare vazhdon të përballet me sfida strukturore, si tkurrja e forcës së punës, emigracioni i vazhdueshëm dhe varësia në rritje nga turizmi.

Një vit më parë, në mars 2024, “Standard&Poor’s” e pati përmirësuar për herë të parë vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran të Shqipërisë nga B+ në BB-. Në vijim, në tetor 2024, edhe agjencia tjetër Moody’s e përmirësoi vlerësimin nga Ba1 në Ba3.

Kërkesa nga investitorët e huaj po ul yield-et

Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm të qeverisë iu kthye rënies në tremujorin e parë të vitit, pas tre vitesh radhazi në rritje. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, yield-i mesatar për të gjitha letrat me vlerë të borxhit ra në 4.42%, nga 4.56% që kishte qenë në fund të vitit 2024. Duke përjashtuar portofolin e bonove të financuara nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar ka arritur në 4.53%, nga 4.65% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

Në përgjithësi, yield-et e bonove dhe obligacioneve që vitin e kaluar patën një tendencë në rënie, për shkak të uljes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, por edhe gjendjes së mirë të likuiditetit në treg dhe kërkesës së lartë nga investitorët. Në raport me normën bazë të interesit, yield-et e titujve të qeverisë janë madje aktualisht në nivelet më të ulëta historike.

Në ankandin e fundit të muajit maj, bonot me maturim 12-mujor zbritën përsëri poshtë normës bazë të interesit, me një yield mesatar të ponderuar prej 2.73%. Bonot me maturim më afatshkurtër qëndrojnë edhe më poshtë normës bazë. Në ankandin e fundit, yield-i i bonove 6-mujore ishte 2.63%, ndërsa ai i bonove 3-mujore, 2.6%. Tendencë të njëjtë në rënie po shfaqin edhe instrumentet e borxhit afatgjatë.

Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare pësoi një tjetër rënie të lehtë në ankandin e majit dhe arriti një nivel të ri të ulët historik. Yield-i uniform i pranuar zbriti në 5.57%, duke rënë për të gjashtin ankand radhazi dhe ka prekur nivelin më të ulët historik. Krahasuar me një vit më parë, yield-i i këtyre instrumenteve ka rënë me pothuajse dy pikë përqindje.

Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare gjithashtu ka pësuar rënie të mëtejshme këtë vit dhe ka prekur nivelin më të ulët historik. Yield-i uniform i pranuar në ankandin e fundit zbriti në 4.7%, më i ulëti i arritur ndonjëherë në historinë 12-vjeçare të emetimit të këtyre instrumenteve.

Yield-et këtyre instrumenteve nuk kishin arritur në këto nivele as kur norma bazë e interesit kishte qenë shumë afër zeros, në vitin 2020. Aktualisht, norma bazë është në nivelin 2.75% dhe spread-i i obligacioneve 10-vjeçare mbi normën bazë është më pak se 2%. Rënia e yield-eve është e dukshme edhe në kuotimet në tregun dytësor të titujve referencë.

Kërkesa e investitorëve të huaj është ndër faktorët që ka ndikuar në rritjen e likuiditetit dhe në uljen e yield-eve të titujve qeveritarë në Lek gjatë vitit të kaluar, por edhe në tremujorin e parë të këtij viti, sidomos në tregun e obligacioneve referencë. Kjo kërkesë ka shtuar likuiditetin dhe ka ndikuar në presione rënëse të yield-eve edhe për instrumentet e tjera të borxhit të brendshëm.

BSH: Investitorët nga jashtë, të rëndësishëm për zhvillimin e tregut

Në një prononcim për revistën “Monitor” gjatë vitit 2024, Banka e Shqipërisë vlerësonte se pjesëmarrja e investitorëve jorezidentë do të kishte ndikim të rëndësishëm në tregun e brendshëm, sepse do të ofronte angazhim të lartë të fondeve të huaja me ndikim në uljen e primeve të rrezikut dhe sheshim të kurbës së yield-eve, si dhe ekspertizën financiare në tregtim dhe rritjen e likuiditetit të tregut sekondar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, arsyet kryesore pse tregu dytësor i titujve në Shqipëri nuk është i zhvilluar është pikërisht sepse baza investitorëve në tregun e titujve është e ulët, vendase, tejet e përqendruar dhe me preferenca të ngjashme për likuiditetin.

Mbajtësit kryesorë borxhit të brendshëm janë bankat, të cilat zotërojnë rreth 70% të stokut total. Një pjesë e konsiderueshme e borxhit zotërohet nga individët, të cilët pothuaj tërësisht janë shtetas shqiptarë.

Edhe pse zotërimet e institucioneve financiare të tilla si fondet e investimit, fondet e pensionit, shoqëritë e sigurimit, përfshirë dhe atë të sigurimit të depozitave, kanë shënuar rritje vitet e fundit, zotërimet e tyre mbeten të ulëta duke përbërë rreth 16% të stokut të borxhit të brendshëm.

Sipas Bankës së Shqipërisë, përgjithësisht është ky segment i tregut financiar, i cili shihet si promotor në zhvillimin e tregut të kapitaleve, duke eksploruar oportunitetet e tregtimit, pritshmërinë mbi normat e interesit dhe alokimit në asete të ndryshme financiare.

“Ky segment i tregut vepron në baza oportuniste duke qenë jo besnik dhe shmangës i rrezikut nëse shihen pasiguri mbi riskun e kreditit të vendit apo ato të normave të interesit dhe kursit të këmbimit.

Fakti që ky tip investitori është tejet sensitiv ndaj rreziqeve kërkon si parakusht për angazhim minimizimin e rreziqeve nëpërmjet ekzistencës së një tregu likuid dytësor, për të dalë nga investimi me kosto të ulët, sistem pagesash të zhvilluar dhe rreziqeve ligjore të ulëta”, – shprehet Banka e Shqipërisë./ Monitor

investime

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje