LIVE UPDATES
Art&Argëtim

PREKËSE/ Elena Kadare i shkruan letër vajzës së Dritëroit: S’je vetëm, kemi shumë kujtime (E plotë)

2 Mars 2019, 16:52 Nga DOSJA
PREKËSE/ Elena Kadare i shkruan letër vajzës së

TIRANË- Bashkëshortja e gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, Elena Kadare i ka dërguar një letër vajzës së Dritëro e Sadije Agollit, të dy tashmë të ndarë nga jeta. Elena shkruan për Elonën, bijën e të dy dyve dhe tregon miqësinë që kishte me Sadijen. Elena thotë se Sadija ishte një vajzë, grua dhe nënë e mrekullueshme.

LETRA E PLOTË

E dashur Elona,
M’u duk pak e çuditshme tani që u ula dhe shkrova në krye të kësaj letre emrin tënd. Sepse bashkë nuk kemi shkëmbyer ndonjëherë mesazhe. Ato i bëja me nënën tënde, Sadijen. Ndaj tani që po të drejtohem ty, më duket e papritur. Siç është edhe ngjarja e hidhur që sapo ka ndodhur. Sepse të gjithë njerëzit që kanë një histori të gjatë së bashku, e kanë të vështirë ta përfytyrojnë që do të vijë një çast i tillë. Teksa të shkruaj, në mendjen time ti je përherë Elona e vogël, vajza e shoqes sime të kahershme, Sadijes, që ka disa orë që nuk është më… I shkrova këto fjalë dhe prapë më duket e pabesueshme. Ngaqë asnjëherë nuk do të mund të duket e natyrshme dhe as “e drejtë”, humbja e njeriut të afërt, edhe pse të gjithë e dimë se kjo është e pashmangshme. I kam ndjekur si ndër ethe lajmet që më vinin nga Shqipëria, nga miqtë tanë të përbashkët, për ecurinë e gjendjes së saj. Mëngjesi i djeshëm, kur më telefonuan për të më thënë se nëna jote e dashur dhe shoqja ime ishte nisur në rrugën pa kthim, më shtangu. Nuk je vetëm ti, e dashura vajzë, që të erdhi befasishëm nisja e saj e shpejtë. Jemi shumë, gjithë miqtë e mikeshat e saj që kemi mbetur kështu, pa fjalë, nga lajmi për të. Është një rrugë që do ta bëjmë të gjithë, e megjithatë, nuk arrijmë dot ta pranojmë.

Çdonjëri prej nesh është i lidhur me qindra e mijëra fije dhembshurie, mirëkuptimi, herë-herë paqartësie, por më së shumti dashurie, me krijesa të tjera që ka përreth dhe humbja e çdonjërit, bashkë me misterin e jetës, mbetet përherë e padurueshme. E papranueshme, do të thosha. Sikurse e di, miqësia ime me nënën tënde nuk nis sot. Ajo fillon shumë vite më parë, kur të dyja, vajza të reja dhe pa përvojë, ajo me kaçurrela të zeza, unë me gërsheta, vinim nga dy qytete të largëta të Shqipërisë, për t’u ulur në bankat e Fakultetit të Letërsisë. Bashkë me leksionet, do të ndanim edhe dhomën e konviktit. Të gjitha ngjarjet, sekretet tona vajzërore, të vogla apo të mëdha, do rriheshin e do shoshiteshin në atë dhomë të përbashkët të konviktit të vajzave, ndërtesë njëkatëshe, barakë e ushtrisë italiane, siç thuhej, në hyrje të Rrugës së Elbasanit. E vërteta është se ndiheshim të lumtura dhe plot gjallëri, gjë që na e jepte mosha, edhe pse e përditshmja jonë ishte plot privime dhe mungesa të panumërta.

Ne ishim të lumtura që kishim ikur nga rregullat e rrepta prindërore, të lumtura që studionim në degën e dashur të letërsisë, të gëzuara që kishim ardhur në Tiranë. Të lumtura për gjithçka. Dasma ime ndodhi shpejt, qysh në vitin e parë të fakultetit, me një poet të ri që sapo kishte nxjerrë vëllimin me poezi “Shekulli im”. Ishte një dasmë që shkaktoi shumë trazira, ngaqë në vend të kushërinjve dhe farefisit, të ftuar kishte shkrimtarë të Lidhjes dhe shoqe të miat të konviktit. Në këtë dasmë nëna jote u njoh me poetin tjetër, po aq të njohur, babanë tënd, Dritëroin, gjë që i dha miqësisë sonë një dimension të ri. Shumë shpejt erdhët ju, fëmijët tanë. Ti e di fort mirë se, siç e ka përshkruar edhe Sadija, emrin tënd të bukur që ke sot, ta ka vënë Ismaili. Ishin kohë të paharruara. Po të kujtoj një detaj të thjeshtë, që ndoshta nuk e di: Kur bisedat tona na merrnin përpara dhe ora e mesnatës na gjente aty, darkën e hanim së bashku në dhomën tonë të gjumit, shtruar mbi një valixhe të vjetër që e kishte sjellë me vete Ismaili, pas studimeve pasuniversitare në Moskë.

Ishin darka të thjeshta, me ushqime të pakta, marrë në kuzhinën e shtëpisë, atje ku i vinte nëna e Ismailit dhe ku ne të dyja hynim me majat e gishtave, për të mos zgjuar pjesëtarët e tjerë që flinin… Jo rrallëherë, kur konvikti ishte mbyllur, Sadija flinte te ne mbi një krevat portativ, të ruajtur prapa derës posaçërisht për të. Sa mbrëmje të bukura e të paharruara që ishin! Pastaj koha erdhi e u ashpërsua politikisht. Shumë probleme, shumë shqetësime. Ne nuk rrinim më bashkë aq shpesh sa dikur, por fijet e miqësisë nuk i premë asnjëherë. Vite më pas, fati e solli të ishim në të njëjtën godinë banimi, në Rrugën e Dibrës, aty ku edhe jeni sot. Në atë periudhë, problemet dhe telashet erdhën dhe u rënduan dhe ne nuk e patëm më kohën e mjaftueshme për të ndarë me njëri-tjetrin mendimet dhe gostitë. Por, në ngjarjet e rëndësishme të familjeve tona, mbetëm përherë bashkë. Në një darkë të tillë, aty nga mesi i viteve ’70, kur unë isha duke shkruar romanin tim të parë, i kërkova babait tënd të më shkruante një skenë fshati, që për mua ishte diçka krejt e panjohur.

Dritëroi, pa më të voglin hezitim, madje duke qeshur, ma shkroi aty, mbi tryezë. Ishte një dialog me “punë fshati”, skenë që edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë në roman, ashtu siç e ka bërë ai, me dorën e tij, atë mbrëmje. Sa kujtime të tilla zënë vend në këtë hapësirë kohe… Nëna jote e bukur Sadija dhe unë, për vite të tëra e ruajtëm të pacenuar miqësinë tonë nga turbullirat e kohës. Në çdo festë, botim të ri a përurim letrar, ne do dëgjoheshim së bashku në telefon. Dhe ky komunikim nuk u ndërpre edhe kur ne ishim larguar nga Shqipëria. Hera e fundit që ndenjëm bashkë, ishte dhjetori i vitit që sapo lamë. Edhe pse e lodhur dhe me shëndet jo fort të mirë, ajo na priti gjithë gaz, me një shoqe tjetër të shkollës sonë dhe me entuziazmin e dikurshëm, na tregoi punën e jashtëzakonshme që po bënte me dorëshkrimet e Dritëroit.

I solli dosjet aty, para nesh, në atë tryezën e madhe të rrumbullakët në mes të sallonit të mbushur plot piktura, tryezë që e gjen tani në të gjitha reportazhet dhe intervistat që shkruhen për ju. Një tryezë trofe! Bashkë me fotografitë e shumta që bëmë atë ditë, duke qeshur që tanimë s’kishim më nevojë për fotograf, si dikur në konvikt, ngaqë celulari që mbanim ndër duar i bënte ato lehtësisht, lamë takim të shiheshim në pranverë, kur ne të ktheheshim, si zakonisht, në Tiranë. Me shoqen tjetër i premtuam se, edhe të mos donte, do ta merrnim me vete në shëtitjet mëngjesore nga kodrat e Liqenit të Tiranës. Do të vij se s’bën me ju, tha ajo kur u ndamë te shkallët e apartamentit. Deri në pranverë do ta kem marrë veten mirë. Një premtim që nuk u mbajt dot… Elonë e dashur, ti tani je vetë një nënë e re. Por para se ta përfundoj këtë letër, do të doja të thosha se nëna jote, Sadija, ka qenë një vajzë, një grua dhe një nënë e mrekullueshme. Jam e sigurt se ti do të dish t’ua mbash gjallë figurën e saj nipërve dhe mbesave që ajo la pas. Dhe do t’u flasësh atyre për të. Për gjyshen e bukur e të mençur Sadije.
*Letra është botuar në gazetën ExLibris

Ndërkohë, kujtojmë se katër ditë parë ndërroi jetë, Sadije Agolli në Neurologjinë e QSUT, pas një hemoragjie cerebrale. E veja e të shpallurit “Nderi i Kombit” dhe “Qytetar Nderi” u nda nga jeta dy vite pas vdekjes së vetë shkrimtarit të madh Dritëro Agolli. Autori i dhjetëra veprave vdiq më 3 shkurt të vitit 2017 në moshën 85-vjeçare.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture dritero agolli elena kadare elona agolli sadije agolli dritero agolli elena kadare elona agolli sadije agolli

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 2 Mars 2019, 06:21

Shenjat më me fat sot. Horoskopi 2 mars 2019

DASHITë lindurit e kësaj shenje do të kenë fat me financat. Do t’ju shlyejnë një borxh, të cilin kishit kohë që jua kishin marrë. Sa i përket anës shëndetësore ...

Art&Argëtim 1 Mars 2019, 17:38

Mesazhi i Gentian Zenelajt për të gjithë ju

Mesazhi i Gentian Zenelajt për të gjithë ju: Mos hiqni kurrë dorë nga ëndrrat tuajaTirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po nd...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën