LIVE UPDATES
Aktualitet

Emigracioni në Shqipëri, pasojë e mungesës së investimeve në arsim dhe tek të rinjtë

14 Janar 2022, 06:08 Nga DOSJA
Emigracioni në Shqipëri, pasojë e mungesës së

TIRANË – Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) vuri në dukje se, nëse nuk hartohen politika për të adresuar emigracionin dhe shkallën në rënie të lindjeve, me shumë gjasa popullsia shqiptare do të vazhdojë të bjerë.

“Emigracioni i të rinjve jo vetëm që redukton në mënyrë të pashmangshme dhe eksponenciale shkallën kombëtare të lindjeve, por edhe ka ndikuar negativisht në ekonomi, mekanizmat e kujdesit social dhe modelet familjare, si dhe ka penguar rritjen dhe zhvillimin ekonomik duke gërryer kapitalin shoqëror të vendit” thuhet në analizën për situatën e fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri.

Studimet që ka referuar UNICEF tregojnë se fëmijët dhe prindërit e shohin emigracionin si një zgjedhje pozitive. Vendimi i thuajse 60% të maturantëve për të studiuar jashtë vendit pasqyron jo vetëm vlerësimin që kanë lidhur me perspektivat e tyre ekonomike, por edhe sistemin arsimor kombëtar.

Gjatë periudhës 2015 – 2019, rritja e PBB-së në Shqipëri arriti një mesatare prej 3.26 për qind në vit, megjithatë, rritja e të ardhurave kombëtare nuk është përkthyer në përmirësimin e arsimit, shëndetësisë, ose mbrojtjes sociale, dhe qeveritë e njëpasnjëshme nuk kanë investuar mjaftueshëm në shërbimet për fëmijë.

Shpenzimet publike për arsimin arritën vetëm 3.4 për qind të PBB-së në Shqipëri në vitin 2020, që është më pak se mesatarja e OECD-së (5.4%) dhe BE-së. Gjithashtu shpenzimet publike në Shëndetësi si përqindje e PBB-së arritën vetëm në 3.2 për qind në vitin 2020, ndërsa shpenzimet në shëndetësi si përqindje e shpenzimeve totale buxhetore ishin me ulje.

Shqipëria u rendit e fundit në indeksin Evropian për Shëndetin e Konsumatorit në vitin 2018, për shkak të alokimit të ulët shpërpjesëtimor të burimeve drejt kujdesit shëndetësor parësor (KSHP), veçanërisht për shëndetin e nënës dhe fëmijës.

Kombet e Bashkuara nëpërmjet UNICEF mendojnë se Shqipëria ka ende hapësira për të rritur të ardhurat e disponueshme për fëmijët, edhe në kontekstin e rënies së PBB-së për shkak të COVID-19.

Aktualisht, Shqipëria mbledh taksa të barasvlershme deri në rreth 27.3 për qind të PBB-së së saj kundrejt një mesatareje të vendeve të OECD-së prej 34 për qind. Sipas Kombeve të Bashkuara humbja e taksave nëpërmjet tregut informal të punës është një tjetër fushë e reformës fiskale që mund të përdoret për përfitime direkte të familjeve, ashtu si dhe rikuperimi i fondeve të humbura nga korrupsioni dhe keq menaxhimi.

Modelet e zhvillimit të një vendi nuk do të mund të zbatohen nëse qeveria nuk investon tek grupet më të reja të popullsisë për ti arsimuar për tiu siguruar një ambient që të rriten të shëndetshëm.

Studimi i UNICEF referon se, ekzistojnë pak informacione rreth statusit të shëndetit mendor të popullsisë, sidomos tek adoleshentët. Megjithatë, rritja vjetore në 60 për qind (nga 2016– 2017) e grupmoshës 0–14 vjeç, që kryen vizita të shëndetit mendor në poliklinikat e bashkive, dhe rritja në 89 për qind e vizitave spitalore për 0–24 vjeçarët, e kombinuar me një shkallë të lartë vetëvrasjeje prej 6.03 për 100,000 persona nga popullsia e grup moshës 10–24 vjet, duhet të shërbejë si alarm për adresuar situatën menjëherë, këshillon UNICEF. (MONITOR)

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emigracioni ne shqiperi unicef emigracioni ne shqiperi unicef

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën