LIVE UPDATES
Aktualitet

“Erdhi mbrapa, e rrahu, e kapi për flokësh”, Lindita përballet me ish-burrin dhe tregon takimin me gruan e re të tij

19 Korrik 2020, 18:35 Nga DOSJA
“Erdhi mbrapa, e rrahu, e kapi për flokësh”, Lindita

TIRANË– Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të dy ish-bashkëshortëve. Para 3 vitesh, çifti është ndarë ligjërisht, por Lindita pretendon se edhe 4 vite para divorcit, ish-bashkëshorti ishte larguar nga shtëpia dhe jetonte me familjen e tij.

Sipas saj, ai është larguar me pretendimin se do krijonte një familje tjetër. Lindita shprehet se edhe pse ishin bashkë ish-bashkëshorti kishte filluar një lidhje të re dhe madje e kishte detyruar atë që të takonte personin që do bëhej bashkëshortja e tij e dytë.

Lindita: Zoti Ardit ne jemi ndarë para 7 vitesh, por me vendim gjykate para 3 vitesh sepse ky 4 vite është larguar nga familja ime për të jetuar me prindërit e tij, me periudha kohore 2 mujore- 3 mujore me pretendimin se do krijonte një familje të re.

Eni Çobani: Atëherë 4 vjet përpara ti ke ikur nga shtëpia herë pas here apo jo ?

Lindita: Ikte me dëshirën e tij sepse ish-vjehrra ime i kishte zotuar një zonjë për ta martuar me të dhe mua të më linte në shtëpi me fëmijët e mi dhe ky gjithmonë ka ngritur pretendimin të krijoj një familje të re, që dua një grua që ta mbaj mbyllur në shtëpi, pa shkollë, nuk dua që gruaja të dalë tek dera.

Eni Çobani: Lindita këto janë fakte shumë të forta. Pra pretendohet që mamaja juaj ju ka prezantuar me një zonjë tjetër, ndërkohë që ishit në martesë, është e vërtetë kjo?

Agim: Po me kushërirën e kësaj! Zyrja ka qenë, ajo ma ka bërë mua këtë.

Lindita: Ore flasim për një lidhje tënden para 7 vitesh me një person që ti dojet të krijoje familje të re, lëre kush na lidhi ne.

Agim: Familje të re kam për ta krijuar dhe nuk kam për të pyetur ty. Në rregull? Ç’të hyn në punë ty, a jemi ndarë?

Lindita: Para 7 vitesh më ke thënë që kam një grua tjetër, më ke prezantuar dhe më ke detyruar ta takoj atë grua dhe e kemi takuar bashkarisht. Më ke thënë kjo grua do bëhet bashkëshortja e dytë.

Eni Çobani: Ke shkuar edhe ti ke takuar gruan tjetër?

Lindita: Po kemi shkuar të dy, nuk ma gjeti, tha s’ka ardhur. Edhe unë në njëmijë mënyra e gjeta dhe e takova atë zonjë. Në momentin që e kam takuar, thirra dhe bashkëshortin në telefon dhe i thashë hajde ja ku jemi të tre. Ajo zonjë u befasua, se i kishin folur shumë keq ish-familja e burrit, dhe ajo zonjë më tha: Më fal se ti qenke zonjë grua dhe unë nga ky moment shkëputem nga familja juaj.

Agim: Kam qenë e bashkuar me këtë. Kemi shkuar në gjyq, jemi ndarë dhe kam thënë do krijoj dhe familje tjetër.

Lindita: Para 7 vitesh ky person pretendonte të lidhte një familje të re, që e ka përcaktuar edhe në gjykatë. Është e shkruar edhe aty, kam një familje të re.

Ardit Gjebrea: Njëkohësisht duke qenë dhe ti aty?

Lindita: Po, ishim bashkë jetonim mirë, nuk kemi patur vetëm momente të këqija, kemi patur dhe momente të bukura në familje, me tre fëmijë.

Ardit Gjebrea: Si të tha Agimi, kjo është gruaja e dytë?

Lindita: Ky më thoshte gjithmonë, do shkojmë të takojmë zonjën që jam lidhur. Jo s’kam pse ta takoj, takoje ti, unë nuk do ndahem deri në momentin kulminant që mos arrij të jetoj më me ty.

Ardit Gjebrea: Pra me zonjën Lindita kishe disa kohë që s’shkoje mirë?

Agim: Po, nuk shkoja mirë.

Ardit Gjebrea: Dhe 3 herë sipas teje keni shkuar të pajtoheni, të ndaheni dhe ti the unë po krijoj një familje tjetër. Kam një pyetje: Kur nuk shkoje mirë më Linditën, pse e more ta takoje me gruan tjetër?

Agim: Erdhi kjo mbas meje. Ajo ishte kushërira e gocës së tezes, nuk kisha pune, kishim vetëm takim, jo lidhje me të.

Lindita: Jo takim, por lidhje sekrete, se të kishte lidhur nëna dhe njerëzit e tu.

Agim: Kjo erdhi mbrapa, u acarua dhe e zuri, e rrahu. E kapi për flokësh.

Eni Çobani: E ke goditur zonjën tjetër?

Lindita: Jo, absolutisht!

Marrë nga Tvklan.al

(F.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eni cobani lindita shihemi ne gjyq eni cobani lindita shihemi ne gjyq

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen