LIVE UPDATES
Bota

‘Është normale nëse nuk ndiheni mirë’ në kohë të pandemisë, psikologu britanik: Është një situatë që e shpërth

19 Prill 2020, 10:10 Nga DOSJA
‘Është normale nëse nuk ndiheni mirë’ në

LONDËR– Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kappes thotë se kjo është një situatë që “na lejon të ndihemi joproduktivë”, ndërsa atyre që reagojnë me “ankth të ekzagjeruar ndaj pasigurisë”, ai u sugjeron të kërkojnë ndihmë nga profesionistët shëndetësorë.

Profesor Kappes, njerëzve në gjithë botën po u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe të vetizolohen, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Por, për shumë prej tyre kjo është edhe një barrë në shëndetin mendor. Cila do të ishte këshilla juaj kryesore?

Andreas Kappes: Para së gjithash, është disi e pritshme të ndjehesh më i mërzitur në këtë kohë. Ka ndryshime dramatike, ka pasiguri dhe ne duhet të qëndrojmë në shtëpi. Një nga sfidat më të mëdha dhe më evidente është zëvendësimi i kontakteve shoqërore që i kemi. Ne shpesh e nënvlerësojmë se sa shumë varet mirëqenia jonë nga kontaktet e përditshme shoqërore, si: biseda me një koleg pranë aparatit të kafesë apo me një bashkudhëtar në tren.

Por, tani ne duhet t’i zëvendësojmë këto kontakte dhe t’i bëjmë online. Për shembull, t’i thërrasim më shpesh prindërit dhe miqtë. T’iu tregojmë si e kemi kaluar ditën, çfarë po bëjmë, çfarë po mendojmë. T’i thërrasim edhe nëse nuk kemi asgjë interesante për të treguar.

Pastaj, nëse nuk mund të punoni nga shtëpia, gjeni një projekt, gjeni diçka që mund të bëni dhe në këtë mënyrë do të keni një synim dhe kontroll mbi jetën tuaj. Mos e fusni kokën në rërë dhe të injoroni gjithçka. Kjo nuk është mirë. Kjo e rrit ankthin.

Por, po ashtu mos besoni se pasiguria dhe ankthi do të zhduken, nëse dëgjoni apo lexoni një lajm më shumë. Mendoj se gjetja e balancës së duhur është vërtet e rëndësishme.

Të dhënat në disa vende tregojnë se dhuna familjare është në rritje dhe se ajo mund të jetë rezultat i urdhrave për të qëndruar në shtëpi. Si e ndikon kjo situatë shëndetin e një familjeje?

Andreas Kappes: Unë nuk jam ekspert i kësaj fushe, por, sipas mendimit tim, nëse përjetoni dhunë familjare, duhet të largoheni. Edhe nëse jeni në vetizolim.

Secili ka një mekanizëm të vetin për të përballuar ankthin. Disa e shprehin me çrregullime të gjumit, të tjerët me çrregullime të ngrënies…

Andreas Kappes: Ata që kanë çrregullime të gjumit ose ushqimit janë kryesisht njerëz që reagojnë me ankth të ekzagjeruar ndaj pasigurisë. Atyre do t’iu rekomandoja fuqishëm të kërkojnë ndihmë nga profesionistët e shëndetit mendor. Por, mos të harrojmë se ka shumë prej nesh që, në njëfarë mënyre, mësohen me pasiguri dhe qetësohen shpejt. Andaj, nëse nuk keni histori të çrregullimeve mendore, por ndjeheni të shqetësuar, nervozë, të lodhur, përpiquni të mendoni se kjo situatë do të qetësohet në javët e ardhshme.

A mund të kontrollohet paniku ose ankthi?

Andreas Kappes: Nëse shkoni në terapi, ju mësoni teknika për ta kontrolluar. Por, nuk është në rregull t’i thuhet secilit: ‘ti mund ta kontrollosh ankthin’, ‘ti mund t’i kontrollosh ndjenjat tuaja në çdo situatë’. Nganjëherë na duhet ndihmë shtesë për ta bërë këtë. Situata nëpër të cilën po kalojmë, është e pazakonshme dhe nëse e gjejmë veten në një situatë ku nuk mund të punojmë apo të përqendrohemi, duhet t’ia falim vetes. Është situatë që na lejon të ndjehemi joproduktivë.

Po thoni se është normale nëse njerëzit ndjehen të frikësuar ose në ankth?

Andreas Kappes: Është normale nëse nuk ndjeheni mirë. Kjo është një lloj situate që e shpërthen atë fluskën tuaj të mbrojtjes. Nëse ndjeheni të shqetësuar ose në ankth, mos e injoroni këtë gjendje, pranojeni dhe lëvizni përpara.

Po çfarë për punonjësit e kujdesit shëndetësor? Ata janë në vijën e parë të frontit në këtë krizë…

Andreas Kappes: Nuk është një metaforë perfekte, por të qenët në front të parë është një gjuhë që përdoret për veteranët e luftës. Dhe, punonjësit shëndetësorë janë në pozitë të njëjtë. Ata përjetojnë çdo ditë ngjarje traumatike, duke parë njerëz që vdesin. Nganjëherë duhet të zgjedhin edhe kë të ndihmojnë. Thjesht, presion pa masë. Kur ne flasim për shëndetin mendor, punonjësit shëndetësorë duhet të jenë prioritet, sepse stresi, ankthi dhe lodhja që përjetojnë tani, mund të kenë ndikim afatgjatë në mirëqenien e tyre.

Atëherë, çfarë na pret kur të mbarojë e gjithë kjo? A do të jemi akoma në gjendje shoku?

Andreas Kappes: Mendoj se varet nga ajo se sa zgjat pandemia. Por, nëse i shohim situatat pas epidemive të mëparshme, si SARS-i apo gripi i derrave, vërejmë se ato nuk kanë qenë aq të rënda.

Marrë nga REL 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe londer koronavirusi në britaninë e madhe londer

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës