LIVE UPDATES
Sport

VIDEO/ Bushi: “Synojmë vendin e dytë, përqëndrim maksimal ndaj Andorrës”

24 Maj 2021, 11:00 Nga DOSJA
VIDEO/ Bushi: “Synojmë vendin e dytë, përqëndrim

TIRANE – Trajneri i përfaqësueses shqiptare U-21, Alban Bushi ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar, në prag të dy ndeshjeve që do të zhvillojë në muajin qershor, ndaj Andorrës dhe Bullgarisë në transfertë.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Bushi do të fillojë grumbullimin më 25 maj në kompleksin “Tropikal”, ku do të qëndrojë deri me 2 qershor përpara se të udhëtojë drejt Andorrës, për të zhvilluar ndeshjen e parë eliminatore të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023, më 4 qershor. Pas ndeshjes me Andorrën, kuqezinjtë do të nisen drejt Bullgarisë, ku do të zhvillojnë një ndeshje miqësore, me 8 qershor.

Lojtarët e grumbulluar për këto dy ndeshje? “Ne jemi munduar të marrim lojtarët që janë më në formë dhe që kanë më shumë minuta. Kjo është e drejtë që jemi në fund të sezonit dhe lojtarët nuk është se janë në formën e tyre 100%, dhe prandaj thashë që jemi munduar të marrim lojtarët më të mirë. Por kur mendon që kemi një grup të datëlindjeve 2000-2001, mendoj që për ata duhet të ketë vetëm etje dhe jo lodhje dhe sidomos kur vesh fanellën e ekipit Kombëtar”.

Objektivat e U-21 në këtë edicion dhe ndeshja ndaj Andorrës? “Jemi në një grup të fortë, por të përballueshëm. Te ky grup që jemi do të synojmë vendin e dytë. Jemi një ekip që kemi bërë goxha mirë edicionet e kaluara, jemi një ekip në rritje, jo vetëm duke marrë rezultate të mira dhe duke u renditur për herë të parë në histori në vendin e tretë, por kemi furnizuar edhe ekipin A me shumë lojtarë, që kanë qenë rreth 19. Ky është një objektiv i realizuar i ekipit Shpresa. Do të mundohemi ta bëjmë po të njëjtën gjë, akoma edhe më mirë këtë edicion, duke filluar nga ndeshja me Andorrën, që për ne është shumë e rëndësishme. Do impenjim dhe përqëndrim maksimal sepse duket ekip i lehtë në letër, por nuk është aq i lehtë. Ne kemi luajtur edhe edicionin e kaluar dhe kemi barazuar 2-2 atje, duke pasur parasysh se Andorra ka mundur dhe Turqinë, ka marrë barazim dhe me Anglinë në Andorra, por është një ekip që duhet respektuar, por ne kemi më shumë cilësi se ata dhe do ta fitojmë atë ndeshje, por duke qenë të qetë dhe të fortë në dyluftime”.

A do të jetë ky grupi U-21 në fushatën eliminatore? “Patjetër që në grupin kryesor do të jenë këta lojtarë sepse janë gati 25 dhe nuk mund t’i ndryshojmë 25 për të marrë 25 të tjerë, por gati 70-80% do të jenë këta. Ne kemi shumë mungesa këtë radhë, siç është Tuci që është i dëmtuar apo Selmani, të cilët janë lojtarë kryesorë dhe do të jenë baza e ekipit kur të jenë formën e tyre. Por gjithsesi dhe me këta lojtarë që jemi ne do të mendojmë të bëjmë mirë. Por gjithë kohës lojtarët e ekipit Kombëtar unë mendoj se ndryshojnë sepse ne marrim ata që janë më në formë dhe prandaj them që nuk duhet të mendojë askush që në momentin që vjen në ekipin Kombëtar, luan mirë apo luan keq, ai duhet të jetë pjesë. Ai duhet të bëjë shumë mirë në klubin ku luan që ne ta shikojmë çdo javë dhe ta bëjmë pjesë të ekipit. Jam shumë i kënaqur nga kampionati shqiptar sepse kohët e fundit ka nxjerrë shumë lojtarë të rinj. Si në edicionin e kaluar, që kanë mbajtur shtyllën kryesore tek ekipi U-21, por edhe në këtë edicion kemi goxha nga kampionati shqiptar”.

Marrëdhënia U-21 me Kombëtaren? “Ne kemi një komunikim shumë të mirë me trajnerin e ekipit Kombëtar A. Gjithmonë mundohemi që të marrim edhe lojtarë nga ekipi A nëse do na duhet, por gjithsesi, ekipi A është më i rëndësishmi nga të gjithë. Mendoj që këto ndeshje do të marrim një lojtar shumë të mirë nga ekipi A, që do të jetë pjesë e jona në ndeshjen ndaj Andorrës dhe që mendoj se do të bëjë diferencën”.

Rivalët direktë në grup? “Ne e dimë se kush është Anglia, është ekip që jemi përballur edhe në sezonin e kaluar. Me ekipet e tjera mendoj se jemi të barabarta, si Çekia, si Sllovenia gjithashtu edhe Kosova. Çdo ekip prej tyre mund të zërë vendin e dytë. Mendoj se përballjet direkte me këto do të bëjnë diferencën, se kush mund të zërë vendin e dytë”.

Lojtari i Kombëtares? “Kemi një emër tjetër që do të vijë nga Kombëtarja dhe mendoj që do të bëjë diferencën, sepse ne kemi shumë nevojë për lojtarë sidomos në pozicione të ndryshme që kemi mungesa, siç është Marvin Çuni, që është i dëmtuar, lojtar i Barit në repartin e sulmit por gjithashtu edhe Ndreçka kështu që do të kërkojmë nga ekipi dhe besoj se do të vijë.

Broja? “Do ta diskutoj dhe me trajnerin dhe mund të jetë Broja, mund të jetë Kumbulla”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alban bushi andorra bullgaria euro 2023 trajneri i ekipit u-21 alban bushi andorra bullgaria euro 2023 trajneri i ekipit u-21

Sondazh

Poll
Sport 24 Maj 2021, 09:00

Presidenti i Napolit shkarkon Rino Gattuson

ITALI – Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka njoftuar për shkarkimin e trajnerit Gennaro Gattusos, pasi ai nuk arriti t’i siguronte skuadrës ng...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen