LIVE UPDATES
Bota

Euronews: Një histori tensioni, marrëdhëniet e pashpjeguara mes Kosovës dhe Serbisë

29 Maj 2019, 11:44 Nga DOSJA
Euronews: Një histori tensioni, marrëdhëniet e pashpjeguara mes

20 vite më parë, ish-territoret jugosllave ishin në qendër të një prej konflikteve më të dhunshme të Evropës, ku u vranë më shumë se 13,000 njerëz.

Megjithatë, të dyja vendet edhe kanë kundërshtime mes vete.

Por pse marrëdhëniet janë aq të trazuara? Euronews sjell historinë e shteteve të Ballkanit dhe se si ato janë ende të përfshira në një debat mbi sovranitetin e vendit.

Marrëdhëniet e hershme

Kosova është një vend i vogël, pa dalje në det, pak më i madh se Qiproja që ka një popullsi prej rreth dy milionë banorësh. Shumica e popullsisë së Kosovës është etnikisht shqiptare dhe myslimane.

Kjo për shkak se Serbia së pari humbi rajonin e Kosovës tek turqit osmanë në Mesjetë dhe vetëm rimorri territorin në fillim të shekullit të 20-të.

Popullsia e vogël e serbëve etnikë jeton në veri të Koosvës afër kufirit, midis rajonit dhe pjesës tjetër të Serbisë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova gëzonte autonomi si një rajon brenda Serbisë.

Konfrontimi i dhunshëm

Situata në këtë vend ndryshoi drastikisht në vitin 1989, kur kryetari serb Sllobodan Millosheviç e ktheu Kosovën drejtpërdrejt nën qeverinë serbe të Beogradit dhe kësisoj shpërbërja e Jugosllavisë solli luftë në këtë zonë.

Duke ndjekur gjurmët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Kosova shpalli pavarësinë nga Federata Socialiste Jugosllave, por nuk shkoj shumë larg. Pak vende e njohën shtetin dhe ndërkohë dhuna kishte shpërthyer në Bosnje ku muslimanët u dëbuan nga shtëpitë e tyre në atë që njihej si “spastrimi etnik”.

Deri në vitin 1996, një grup paraushtarak u formua. Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nisi konfliktin e armatosur në një fushatë kundër Milosheviçit.

Policia speciale serbe vrau mbi 50 anëtarë të familjes së UÇK-së në fillim të vitit 1998 dhe dhuna vetëm u përshkallëzua pasi policia serbe ekzekutoi shqiptarët etnikë në atë që supozohej luftë kundër terroristëve. UÇK-ja u përgjigj më mënyrën e saj të dhunës.

“Ne nuk do të qëndrojmë kot dhe të shikojmë se si autoritetet serbe të bëjnë në Kosovë atë që bënë në Bosnje,”-tha atë kohë, sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

Komuniteti ndërkombëtar dënoi dhunën. OKB i ndaloi shitjet e armëve në Serbi dhe kërkoi një armëpushim në 1998 pasi NATO filloi të planifikonte një ndërhyrje. Pastaj ndodhi një kthesë : policia speciale serbe vrau 45 shqiptarë etnikë në të njohurën “Masakra e Raçak” në vitin1999.

NATO pastaj filloi një fushatë ajrore 77-ditore kundër Serbisë në të cilën u vranë qindra civilë. Deri në kohën kur serbët u larguan nga Kosova dhe UÇK-ja u çmilitarizua, mbi një milion njerëz u zhvendosën dhe filluan të ktheheshin në vend.

Fushata e Pavarësisë

Kosova u bë një territor i vetëqeverisur nën Kombet e Bashkuara, të cilit i ishte ngarkuar përcaktimi i statusit të ardhshëm të Kosovës.

Bisedimet filluan në vitin 2006 për të përcaktuar këtë status, pasi OKB drejtoi 17 raunde negociatash mes Kosovës dhe Serbisë, por plani për pavarësinë e Kosovës, i negociuar nga ish-presidenti finlandez Marti Ahtisaari, u refuzua nga Serbia.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Serbia ende nuk e njeh si shtet të pavarur, megjithëse më shumë se 100 vende e kanë njohur këtë shtet.

BE ka udhëhequr bisedimet ndërmjet dy vendeve që nga viti 2011, e cila rezultoi në disa marrëveshje teknike duke përfshirë marrëveshjen e Brukselit e cila synonte normalizimin e marrëdhënieve dhe integrimin e pakicës serbe në Kosovën e veriut.

Por në praktikë, marrëveshjet ishin të paqarta, dhe procesi i bisedimeve ndaloi pas disa pengesave.

Tensionet e vazhdueshme

Një pengesë tjetër ishte vrasja në janar 2018 e Oliver Ivanoviqit, një politikan etnik serb në Kosovën e veriut. Pasi u vra, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve u shtynë më tej. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç e quajti vrasjen “një akt terrorizmi”.

Më vonë, Vuçiç dhe homologu i tij kosovar Hashim Thaçi, ish-armiq të luftës, folën për një ndryshim potencial të kufijve në lidhje me katër komunat në veri të vendit me një popullsi shumicë serbe.

Në një intervistë për Euronews në vitin 2018, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, tha se kishte një vullnet nga të dyja palët për të bërë një marrëveshje rreth kufirit, por që nevojitej kohë.

“Ne nuk kemi nevojë për një marrëveshje të shpejtë, kemi nevojë për marrëveshjen e duhur dhe kjo ka nevojë për të dy palët që të vijnë të përgatitur dhe të bisedojnë me njerëzit e tyre dhe të përgatiten për t’u ulur në tryezë seriozisht”,-tha ai.

Serbia pastaj e bllokoi Kosovën që t’i bashkangjitej Interpolit dhe Kosova ngriti tarifat në 100% në vend, duke rritur kontrabandën në zonën veriore me shumicë serbe.

Kosova ngriti forcën e saj të sigurisë në një ushtri të vogël në dhjetor, duke rritur tensionet mes vendeve.

Serbia urdhëroi forcat e saj të sigurisë në gatishmëri në maj pas kryerjes së një operacioni kundër trafikimit dhe oficerëve të arrestuar duke përfshirë edhe serbët etnikë në veri të vendit. Është një rajon që qeveria në Prishtinë ende e ka të vështirë ta fus në kontrollin e saj.

Por kryeministri i Kosovës u përpoq ta lehtësonte krizën. “Unë konfirmoj se operacioni ka të bëjë me zbatimin e ligjit dhe asgjë tjetër. I bëj thirrje serbëve në veri që të qëndrojnë të qetë dhe të respektojnë ligjin,” -tha Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Por tensionet duket se do të jenë aty për në një kohë shumë të gjatë

Marrë nga Gazeta TemA

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni euronews kosove-serbi pakicat serbe territoret shqiptare euronews kosove-serbi pakicat serbe territoret shqiptare

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit